Policia e Shijakut ka vënë në pranga një 31-vjeçar, në kuadër të planit të rritjes së masave të sigurisë , pasi i janë gjetur armë në shtëpinë e tij.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se është arrestuar Ervin Çizmja, pasi gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri pistoletë TT model 54, kalibër 7.62 mm me krehër; një armë gjahu teke, 261 copë fishekë model 54 kalibri 7.62 mm, një silensiator arme zjarri me gjatësi të pergjithshme 23 cm, një gjerdan me fishekë arme gjahu me kalibër 12 mm me 28 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Top Channel