“Ka ndodhur ajo që s’ka ndodhur që nga ‘97”/ Sulo përplaset me Dudushin në Top Story për protestën: S’po i kërkojmë llogari. Curri: Kohëzgjatja nuk sjell…

11/06/2026 21:31

Protesta e qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e 12-të të saj, e cila vazhdon me të njëjtin ritëm, mbledhja në sheshin “Skënderbej”, marshimi drejt Kryeministrisë dhe më pas marshimi në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Në “Top Story”, një debat u ndez mes Arjon Sulos, Alban Dudushit dhe Arjan Currit, sa i përket kohëzgjatjes dhe eficiencës së kësaj proteste.

Pjesë nga debati-

Sulo: Të kalosh te garancitë për BE-në…

Dudushi: Unë s’ua kërkoj protestuesve këtë.

Sulo: Ka 12 ditë. Sot është dita e 12-të. Ka ndodhur ajo që s’ka ndodhur që nga ’97. Hiqe atë se ishte me armë. Kjo ka tejkaluar protestën e studentëve.

Curri: Kohëzgjatja nuk sjell eficiencë.

Sulo: Ne kishim vdekur politikisht. Ti u kërkon atyre garancinë për BE-në. Kush janë ata që t’u kërkosh garanci për BE-në?

Curri: Ata janë qytetarë të BE-së.

Sulo: Ti nuk po i kërkon llogari Edi Ramës. Ti thuaju protestuesve bravo që po marrin kurajën se mund t’i heqin edhe nga puna.

Curri: Ne nuk themi pse dalin.

Dudushi: Ne nuk po themi a është në kulm protesta apo jo. Unë po them se si do zgjasë protesta.

Curri: I njohim protestat. I njohim mekanizmat e tyre.

Dudushi: Në fund produkti do të jetë politik.

Sulo: Kjo është ta shuash protestën.

Top Channel