Përfaqësuesja shqiptare U21 kalon në emergjencë lojtarësh dhe me shumë mundësi i ka humbur shanset për të qenë mes pretendentëve në Grupin 2 në eliminatoret e kampionatit europian, Poloni 2017.

Humbja e ndeshjes ndaj Sllovakisë në Tiranë ditën e premte kur arritën dy herë të kalonin në avantazh ka treguar limitet dhe problemet e kësaj skuadre, që ndoshta trajneri Alban Bushi u mundua të fsheh në nisjen e grumbullimit. Lojtarët e grumbulluar nga Kombëtarja A për ndeshje miqësore ndaj Norvegjisë Abazaj dhe Ramadani, mund to kishin qenë një vlerë e shtuar ndaj Sllovakisë me ekipin ‘Shpresa’, që luante një ndeshje zyrtare dhe me objektiv.

Mungesa e 8 lojtarëve në prag të këtij takimi mes mungesash apo të grumbulluarëve nga Panucci, ishin vetëm njëri nga problemet e skuadrës sonë. Minutat e pakta që kanë në klubet e tyre sollën gabime individuale, sidomos në mborjtje, duke ju shtuar rënies fizike në 20 minutat e fundit, e ndikuar edhe nga terreni i rënduar i “Selman Stërmasit”. E gjithë sakrifica e bërë për 70 minuta u zerrua në fundin e takimit kur kundërshtsrët jo vetëm barazuan, por edhe përmbysën erezultatin në 3-2.

Si të mos mjaftojë humbja dhe këto probleme, kombëtarja U21 do të niset drejt Sllovakisë për ndeshjen e kthimit ditën e martë, pa kapitenin Keidi Bare, i thërritur edhe ky nga Panucci menjëherë pas ndeshjes të së premtes për miqësoren ndaj Norvegjisë. Bare do të marr vendin e Sabien Lilajt, i dëmtuar nw seancat stërvitore.

Endri Çekiçi një nga lojtarët më të vlerësuar të ekipit ‘Shpresa’, u dëmtua në ndeshjen e fundit dhe shanset që ai të luajë në ndeshjen e kthimit janë shumë të pakta. Në listë tani janë shtuar Çinari, Sahiti, Nuri dhe Krymi. Ndeshja e rradhës eliminatore do të jetë sërish përballë Sllovakisë, këtë herë në transfertë ditën e martë në orën 17:20.

Top Channel