E hënë, 03 Dhjetor 2018
11:27
“Buxheti 2019” në Kuvend, debate Braçe-Ahmetaj para seancës

Kuvendi i Shqipërisë pritet të mbajë sot një seancë plenare, gjatë së cilës do të votohet buxheti për vitin 2019 dhe paketa e re fiskale.

11:24
Fuqia e dashurisë – Episodi 115

Bibia befasohet kur Rubinjoja merr drejtimin e favelës, pas plagosjes së Sabianit. Euriko zbulon se Silvana ishte në një kazino klandestine.

11:20
Trashëgimia e Pablo Escobarit refuzon “të vdesë”, edhe pas 25 vitesh

Edhe 25 vite pas ekzekutimit të tij nga policia kolumbiane, trashëgimia e Pablo Escobarit refuzon “të vdesë” në Medellin, qytetin prej nga ku ngriti dhe drejtoi perandorinë e tij të kokainës, me një përzierje mes brutalitetit dhe bujarisë së skajshme me dhuratat e tij.

11:15
Vritet në Siri komandanti i lartë i ISIS, mediat: Ishte nga Shqipëria

Pavarësisht se ISIS nuk gëzon më pushtetin e dy viteve më parë dhe ka humbur territore të rëndësishme në Siri, duket se në mesin e luftëtarëve islamikë ka ende shqiptarë të devotshëm.

11:08
Edhe në Shkozë protestohet kundër prishjes së objekteve për ndërtimin e Unazës së Madhe

Ka nisur sot në Shkozë aksioni i IKMT-së për prishjen e objekteve, në kuadër të ndërtimit të Unazës së Madhe. Mirëpo, banorët e Shkozës kanë dalë ditën e sotme në protestë për të kundërshtuar shembjen e tyre.

10:50
Këta janë më të kërkuarit nga policia e Kukësit. Mes tyre dhe Zylfie Haklaj (EMRAT+FOTOT)

Policia e Shtetit fton cilindo që ka djeni mbi vendndodhjen e personave më të kërkuar, të telefonojnë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin.

10:36
Presidenti nigerian: Jam gjallë, jam i vërteti dhe jo klonim!

Presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari mohon akuzat se ai ka vdekur dhe është zëvendësuar nga një sozi, duke thyer kështu heshtjen pas thashethemeve që qarkullonin në mediet sociale prej muajsh.

10:30
Katari tërhiqet pas 57 vitesh nga OPEC, do të fokusohet te gazi

Katari do të largohet muajin e ardhshëm nga organizata “OPEC”, me synimin që të fokusohet tashmë në prodhimin e gazit natyror. Lajmi është dhënë nga ministri i ri i Energjisë së këtij vendi, Saad al-Kaabi, në një njoftim të konsideruar surprizë të kësaj të hëne.

10:02
Armë e municione pa leje në shtëpi, pranga 30-vjeçarit

Një 30-vjeçar është arrestuar nga forcat e policisë së Komisariatit Nr. 6, pas dyshimeve për armëmbajtje pa leje.

09:55
Drejt përurimit ura e re pranë “Pallatit me shigjeta” (Foto)

Tiranës i është shtuar një tjetër urë, në vazhdën e investimeve të Bashkisë së Tiranës, e cila përveçse mbetet e impenjuar në mirëmbajtjen dhe gjelbërimin e kryeqytetit, mendon edhe për ndërtimin e një sërë veprave.

09:48
Ndryshimet klimatike, paralajmërimi: Bota në udhëkryq!

Katër figura të larta, që qëndrojnë pas përpjekjeve për kufizimin e ndryshimeve klimatike, kanë paralajmëruar se planeti është në një udhëkryq, ndërkohë që bisedimet u hapën një ditë më herët në Poloni.

09:31
“Paqja tregtare”, Trump: Kina do të reduktojë dhe heqë tarifat ndaj automjeteve

Kina ka rënë dakord të reduktojë tarifat ndaj automjeteve të importuara nga Shtetet e Bashkuara, njoftoi presidenti Donald Trump në “Twitter” gjatë orëve të vona të së dielës (ora lokale në Argjentinë), vetëm një ditë pasi arriti ujdinë me homologun e tij kinez, Xi Jinping për një paqe në vazhdën e luftës tregtare mes dy superfuqive më të mëdha ekonomike të botës.

09:10
Korçë, policia ndalon 6 emigrantë të paligjshëm

Policia Kufitare ka mundur të ndalojë 6 emigrantë që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar.

09:06
Rama: Grekët e duan Shqipërinë, shqiptarët e duan Greqinë…

Kryeministri shqiptar Edi Rama i ka karakterizuar “historike dhe tradicionale” marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë, në një intervistë të shkurtër për drejtorin e Përgjithshëm të agjencisë shtetërore greke “ANA-MPA”, Mihail Psilou, në kuadrin e konferencës “Fake News dhe raporti me të vërtetën”, që organizoi agjencia shqiptare e lajmeve ATSH në Tiranë.

08:56
Qeveria franceze, bisedime për krizën. Bilanci: 263 të lënduar, 412 të arrestuar

Kryeministri francez, Edouard Philippe zhvillon bisedime me krerët e partisë këtë të hënë, teksa Parisi duket në vështirësi për të dhënë një përgjigje ndaj dhunës së ushtruar prej protestuesve antiqeveritarë, që shkaktoi qindra të plagosur në mbarë vendin dhe shkatërrim masiv përreth kryeqytetit francez.

08:41
“Përralla e Hirushes”, Maradona nuk arrin të imitojë Ranierin

Ekipi i drejtuar nga Diego Maradona, Dorados de Sinaloa, dështoi të fitonte finalen e kategorisë së dytë meksikane, e rrjedhimisht edhe promovimin në elitën e futbollit, gjatë së dielës, duke përfunduar papritmas historinë e “Hirushes”, të fundit gjatë karrierës së legjendës së futbollit argjentinas si trajner.

08:27
Fuqia e internetit, çifti britanik rigjen unazën e humbur në “Times Square”

Për shumë vizitorë të apasionuar pas Nju Jorkut, “Times Square” është një detyrim për t’u parë. Por, për një shtetas britanik, pikërisht atje ndodhi ajo që nuk pritej gjatë propozimit të tij romantik për martesë, për shkak se unaza ra përmes skarës së hekurt.

07:10
Unaza e Re, ja si do të devijohet trafiku gjatë punimeve

Dita-ditës kantieri i ndërtimit për rikostruksionin e segmentit të unazës së re, nga Shkolla Teknologjike, tek sheshi Shqiponja, po merr formë. Bashkia është në përfundim të shkuljes së pemëve dhe heqjes së shtyllave të ndriçimit, dhe më pas këto hapësira do të shfrytëzohen nga firmat ndërtuese.

06:50
Ekspertët: Urbanizimi rrezikon krizën e strehimit

Bazuar në shifrat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, më shumë se gjysma e popullsisë së botës jeton në qytete. Rreth mesit të këtij shekulli, 68 për qind e globit do të urbanizohet, duke e rritur popullsinë e qyteteve me 2 miliardë e gjysëm banorë.

00:25
Homazhet për presidentin e 41-të të SHBA, nisin sot

Trupi i ish-presidentit të SHBA-së Xhorxh H.W. Bush do të vendoset për homazhe në ndërtesën e Kongresit duke filluar të hënën mbrëma ku amerikanët do të nderojnë jetën e presidentit të 41-të të vendit.

E diel, 02 Dhjetor 2018
23:11
Kali zëvendësohet nga demi, gara e çuditshme shumë vjeçare në Indonezi

Në botën perëndimore, njihen garat me kuaj, por në Sumatra të Indonezisë, këto kafshë fisnike janë zëvendësuar me dema. Konkurrimi me ta në një fushë të mbuluar nga balta është goxha serioz për banorët e këtij ishulli, të cilët e njohin sprovën e çuditshme si Pacu Jawi.

22:24
Valë protestash në Gjeorgji pas zgjedhjeve

Mijëra gjeorgjianë kanë protestuar pas rezultatit të zgjedhjeve ku Salome Zurabishvili, i mbështetur nga partia më e madhe në vend, doli fitues në zgjedhjet presidenciale.

21:51
Një motoçikletë elektrike, për vetëm… 100 mijë dollarë

Kompania ARC me qendër në Britani bëri të njohur në Milano modelin e parë të një motorçiklete që është përshkruar si e shpejtë, e avancuar dhe e kushtueshme. E quajtur Vector, motoçikleta kushton më shumë se 100 mijë dollarë, ndërsa kompania arsyeton çmimin e lartë.

21:39
Ndahet nga jeta aktori Luan Qerimi

Aktori Luan Qerimi, me mbi 70 role në teatër dhe kinematografi, u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare.

21:36
Maqedonia voton amendamentet për ndryshimin e emrit

Parlamenti i Maqedonisë votoi amendamentet për ndryshimin e emrit të vendit, por faza kryesore, miratimi me një shumicë të kualifikuar prej dy të tretave të votave i ndryshimeve kushtetuese pritet bëhet në fund të dhjetorit ose në fillim të janarit.

21:26
Gol në “frymën e fundit”, Liverpool merr një fitore dramatike në derbi

Pas derbit të Londrës, një tjetër derbi spektakolar propozoi kampionati anglez i futbollit sot, pasi në “Anfield Road”, Liverpooli u përball me skuadrën tjetër të qytetit, Evertonin.

21:08
Lajmet e rreme, Rama: Paketa anti-shpifje parashikon gjoba

Teksa prej kohësh ka paralajmëruar krijimin e një pakete anti-shpifje, ku synon të rregullojë edhe mediat online në Shqipëri, kryeministri Rama paralajmëroi edhe gjoba për lajmet e rreme, apo siç i quan ai

20:02
“Kopraci” rikthehet në Korçë, Koço Qendro ngjitet në skenë në moshën 92-vjeçare

Rikthehet pas 42 vitesh në skenën e Teatrit të Korçës, komedia “Kopraci”, me aktorin Koço Qendron. Nën rolin e Harpagonit, aktori tashmë 92-vjeçar ka ringjitur në skenë një prej roleve të tij më të suksesshme dhe të vlerësuara nga kritika.

19:47
AKEP shtyn për herë të dytë ankandin për shitjen e frekuencave 4G

Shtyhet për herë të dytë ankandi për dhënien e të drejtave të përdorimit të tre brezave të rinj të frekuencave që do fuqizojnë kapacitet e rrjeteve 4G. AKEP kishte parashikuar nxjerrjen në shitje të frekuencave 800 mhz në 3 dhjetor, ndërkohë që gara e radhës është shtyrë për në 7 shkurt të 2019-ës.

19:32
Brexit/ Nëse May dështon, Britania shkon në zgjedhje të parakohshme

Laburistët do të kërkojnë në mënyrë të pashmangshme një mocion mosbesimi nëse Theresa May e humbet votën në Dhomën e Komuneve për marrëveshjen e saj të Brexitit.

19:10
Strazimiri: “Mafia e së nesërmes” sot ka qeverinë dhe Padronin e saj që përcakton zgjedhjet dhe pastron paratë e drogës

Prokurori i Antimafias tha në një intervistë se mafia shqiptare po fuqizohet dhe do të jetë mafia e së ardhmes, ndërkohë që deputeti i PD-së, Gent Strazimiri tha se “Mafia e së nesërmes” sot ka qeverinë dhe Padronin e saj që përcakton zgjedhjet dhe pastron paratë e drogës.

19:02
Zjarr në një pallat tek “Teodor Keko”, policia evakuon banorët

Në rrugën “Teodor Keko” ka rënë zjarr në panelin elektrik të një pallati, i cili është fikur nga shërbimi i zjarrfikëses.

18:53
Francë, Macron mendon vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme

Presidenti francez Emmanuel Macron është duke marrë në konsideratë vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme pas një dite protestash të dhunshme anti-qeveritare në Paris.

18:29
Kastrioti befason Flamurtarin

Kastrioti shkakton surprizën e madhe të javës së 15 të kategorisë Superiore. Skuadra krutane mundi Flamurtarin në stadiumin ‘Redi Maloku’ të Fushë Krujës me rezultatin 1-0 duke marrë 3 pikë të çmuara nga ky takim.

18:11
Vlorë, deti nxjerr në breg sasi të mëdha plastike

Plazhi i Zvërnecit është nga më të bukurit dhe më të frekuentuarit në Vlorë, gjatë stinës së verës, por pamja e tij sot është e trishtueshme. Lumi Vjosa ka shkarkuar gjatë ditëve me shi, sasi të mëdha mbetjesh urbane dhe plastike në ujërat e detit.

18:11
Arsenal spektakël kundër Tottenham

Derbi i Londrës veriore në kampionatin më të fortë të futbollit në botë parashikonte spektakël dhe ata miliona tifozë që ndoqën Arsenal-Tottenham nga ekrani i vogël nuk u zhgënjyen. “Gunners” dhe “Spurs” dhuruan një ndeshje me emocione dhe gola që vërtetohet edhe nga sekuenca golave të shënuar, e që në fund vlerësoi ekipin pritës në stadiumin “Emiratese”, me shifrat 4-2.

17:55
Dita e 29-të e protestës, Basha: Arta Marku po mbron Ramën

Në ditën e 29-të të protestës së tyre, banorët e “Unazës së Re” janë mbështetur edhe këtë të diel nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, Ky i fundit tha se opozita, por edhe vetë ai personalisht do të vijojë të qëndrojë në krah të banorëve, që sipas tij kërkojnë me të drejtë anulimin e vendimit për prishjen e banesave nëse nuk kompensohen plotësisht.

17:41
“VIP Club”/Ç’preferon të veshë Ramë Lahaj?

Ramë Lahaj preferon të kujdeset vetë për stilin e tij.

17:28
“VIP Club”/ Ramë Lahaj: “Muzika ka nisur si një eksperiment”

Në moshën 22 vjeçare Ramë Lahaj ka filluar të këndojë realisht edhe pse e ka praktikuar në vegjëli në orën e muzikës.

17:02
Fillimi i punimeve, devijohet trafiku nga Unaza e re

Dita-ditës kantieri i ndërtimit për rikostruksionin e segmentit të unazës së re, nga Shkolla Teknologjike, tek sheshi Shqiponja, po merr formë. Bashkia është në përfundim të shkuljes së pemëve dhe heqjes së shtyllave të ndriçimit, dhe më pas këto hapësira do të shfrytëzohen nga firmat ndërtuese.

16:42
Ndërtimet pa leje te Unaza e re, banorët nisin largimin e mobilieve dhe orendive

Krahas punës për zhvendosjen e shtyllave të ndriçimit dhe gjithë bimësisë që gjendet në aksin e rrugor nga Pallati me Shigjeta deri te Dogana, ka vijuar puna edhe për lirimin dhe prishjen e objekteve të tjera pa leje nga vet banorët, duke i hapur rrugë kështu zbatimit të zgjerimit të Unazës së Madhe.

16:19
Adoleshentët jashtë burgut – Sonte në “Exclusive”

Shpesh prindërit janë të papërgatitur për t’iu përgjigjur sfidave që paraqet periudha e adoleshencës, gjatë mirërritjes së tyre, por edhe për të reaguar ndaj ndryshimeve që familja, komunitetet dhe mbarë shoqëria shqiptare, po përjeton në kohën e sotme.

15:51
Të rinjtë nuk e dinë rrugën drejt kuzhinës, shtohen shpenzimet për restorante

Shqiptarët zgjedhin çdo ditë e më shumë të ushqehen jashtë shtëpisë, duke shënuar sipas INSTAT, një rritje prej 11.8% në shpenzimet për “restorante dhe hotele”, krahasuar me vitin e kaluar.

15:35
Zgjedhjet në PD-të e rretheve, në Berat konfirmohet Gazmend Azizi

Partia Demokratike përmbylli këtë të diel zgjedhjet për drejtuesit e rinj në rrethe sipas udhëzimit të kryetarit të saj Lulzim Basha. Në selinë blu po zhvillohet gara për drejtuesin e ri të Njësisë 2, ku Edison Çela, i cili kërkon të votëbesohet, ka përballë një kandidate femër, Mirlinda Çollakun, por zgjedhjet për krerët e degëve nuk kanë prodhuar supriza, pasi në shumë prej tyre janë rikonfirmuar kryetarët aktualë.

15:19
Republikanët i kërkojnë Bashës t’i japë fund bojkotit parlamentar

Me ngushtimin e afatit kohor për djegien e mandateve, republikanët ishin të parët të cilët i kërkuan Lulzim Bashës të thyejë bojkotin.

15:08
Qendrat Shëndetësore pushojnë të dielave, radhë në urgjencën e Pediatrisë

Ulja e menjëhershme e temperaturave ka rritur numrin e virozave tek fëmijët dhe tek të rriturit. Këtë të diel urgjenca e pediatrisë ishte plot me prindër që sillnin fëmijët e tyre të prekur nga viroza të ndryshme që qarkullojnë.

14:48
Milani “përmbys” Parmën dhe ngjitet në vendin e katërt

Milani u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti në mesditën e sotme Parmën me rezultatin 2-1, në sfidën e vlefshme për javën e 14 të kampionatit italian.

14:20
Në pritje të Hahn, deputetët e Listës Serbe ngujohen në kuvendin e Kosovës

Deputetët e Listës Serbe u kthyen në kuvendin e Kosovës për të qëndruar aty, siç thonë, në pritje të Komisionerit Europian të Zgjerimit, Johanes Hahn, i cili viziton Prishtinën të hënën.

14:03
Shpejtësia tej normave, policia ndalon 24-vjeçaren me 154 km/h

Shpejtësia tej normave të lejuara, është një tjetër problematikë e qarkullimit rrugor në vend, që shton ndjeshëm rrezikun e aksidenteve jo vetëm të personave që kryejnë këto shkelje, por edhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

13:55
Panucci pas shortit: Mund të ishte edhe më keq, tani luftojmë për kualifikim

Menjëherë pas shortit të eliminatoreve të Euro 2020, trajneri Christian Panucci foli për mikrofonin e Supersport, ku tregoi edhe ati ndjenjat e para që e shoqëruan pas hedhjes së goglave.

13:34
Erozioni rrezikon të zhdukë zonën e Kune-Vainit në Shëngjin

Erozioni po rrezikon ta zhdukë nga harta zonën e Kune-Vainit në Shëngjin. Pishat e kufirit të fundit të brezit të rërës në Kune-Vain të Shëngjinit, po rrallohen dita-ditës, me përparimin e detit drejt tokës.

13:25
Mbjellja e pemëve vijon në lulishten “Qemal Stafa”

Fushata e mbjelljes së pemëve në kryeqytet është shtrirë në çdo hapësirë komunitare, ku shumë qytetarë e institucione janë ndërgjegjësuar pro nismës për krijimin e brezit të gjelbër.

13:15
Policia e Shtetit aksion për bllokimin e fishek-zjarreve, kontrollohen disa markete

Nisur nga ngjarja e fundit ku gjatë një proteste para Parlamentit, mbeti e plagosur nga një kapsollë një punonjëse policie, nga shqetësimet e shumta të qytetarëve që kanë denoncuar në numrin 112 dhe në aplikacionin “Komisariati Digjital”, si dhe duke parë rrezikshmërinë e lartë për jetën që kanë këto mjete shpërthyese, Policia e Shtetit prej disa ditësh vijon zbatimin e detyrave të përcaktuara në Planin e Masave për kontrollin e tregjeve dhe bizneseve që kryejnë aktivitet në tregtimin e lëndëve piroteknike dhe fishek-zjarreve.

12:41
Eliminatoret e Euro 2020/ Shqipëria “peshkon” Francën, Kosova “ndez” Ballkanin

Në Dublin të Irlandës, ka marrë udhë edhe Euro 2020, pasi është hedhur shorti i fazës së grupeve të eliminatoreve, ku 55 Përfaqësueset europiane njohën kundërshtarët e tyre.

12:23
Wilder v Fury, barazim mahnitës në luftën e titullit botëror për peshat e rënda

Sfida për titullin botëror WBC për peshat e rënda mes Tyson Fury dhe Deontay Wilder i realizoi pritshmëritë. Në “Staples Center”, dy boksierët u bënë protagonistë të një ndeshjeje entuaziazmuese, që u dha mundësinë atyre të ruajnë pathyeshmërinë.

12:06
Arrestohet për llogari të drejtësisë italiane, një 29-vjeçar në kryeqytet

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 3, në bashkëpunim me Interpol Tirana, arritën të vënë në pranga një shtetas shqiptar në Tiranë.

11:47
Gjermania në emergjencë për infermierë, gati sponsorizimi i arsimimit të tyre në vendet e origjinës

Për të zbutur situatën emergjente të infermierisë në Gjermani, ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn synon të financojë shkollimin e tyre jashtë vendit. Ballkani nuk është shumë entuziast për këtë iniciativë, thotë DW.

11:28
“Lissus” shpëton 84 emigrantë, gjatë dy operacioneve në detin Egje

Anija e Forcave të Armatosura Shqiptare, “Lissus”, kreu dy operacione të njëpasnjëshme shpëtimi në detin Egje, fillimisht mbrëmë rreth orës 21:35 dhe më pas sot rreth orës 10:00.

11:19
“Corriere della Sera” jehonë ndryshimeve në kryeqytetin shqiptar: “Revolucion në Tiranë”

Mediat e huaja vijojnë t’i bëjnë jehonë ndryshimeve që kanë ndodhur 3 vitet e fundit në Tiranë, por edhe ta promovojnë atë si një destinacion turistik, që po merr vëmendje të zgjeruar në Europë.

11:03
Zbuloi këmbët më shumë se duhet, aktorja egjiptiane rrezikon burgun

Aktorja egjiptiane Rania Youssef u padit për skena të pahijshme gjatë parakalimit në tapetin e kuq në një festival filmi në Kajro. Veshja provokuese dhe transparente i zbulonte këmbët më shumë se ç’duhet gjatë ceremonisë së mbylljes.

10:47
Policia izraelite përgatit padinë për korrupsion, ndaj kryeministrit Netanyahu

Policia izraelite njoftoi mëngjesin e sotëm se gjatë hetimit të saj ka gjetur dëshmi të mjaftueshme për të ngritur akuzat për ryshfet dhe mashtrim ndaj kryeministrit Benjamin Netanjahu.

10:29
Aksident në Durrës, makina përfundon në kanal

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e ish kënetës, në qytetin bregdetar të Durrësit.

09:58
Kina dhe SHBA-ja, marrëveshje për pezullim 90-ditor të tarifave tregtare

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping, kanë rënë dakord të mos aplikojnë tarifat e reja tregtare për 90 ditë, kohë gjatë të cilës do të mbahen bisedime.

09:41
Finalja e Libertadores, Rive Plate refuzon të luajë në Madrid

Vijojnë telashet e CONMEBOL, në lidhje me zhvillimin e finales së dytë të Kupës së Libertadores, që dështoi të luhej në stadiumin “Monumental” të Buenos Airesit javën e kaluar, për shkak të incidenteve ku tifozëria e River Plate sulmoi autobusin e Boca Juniorsit, duke plagosur disa lojtarë.

09:24
Presidenti Meta apel të fortë në Ditën Botërore për Zhdukjen e Skllavërisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përcjellë një mesazh të fortë sot në Ditën Botërore për Zhdukjen e Skllavërisë.

09:09
Bota e futbollit me sytë nga Dublini, hidhet shorti për eliminatoret e Euro 2020

Sot në mesditë, në orën 12:00, në Dublin të Irlandës do të nisë rrugëtimi për në Euro 2020, pasi do të hidhet shorti për fazën eliminatore të këtij kompeticioni.

08:55
Rama thotë “Mirëmëngjes!” nga Postriba

Kryeministri Edi Rama u ka uruar një mëngjes të mirë shqiptarëve, nëpërmjet një videoje ku tregohet se ka nisur puna për ndërtimin e shtëpisë së re për Vullnet Shabajn, në Postribë të Shkodrës.

08:28
Starton edicioni i 17 i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Marok

Edicioni i 17 i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Marrakesh ka filluar mbrëmjen e së premtes, me pjesëmarrjen e një grupi të madh yjesh të kinemasë vendase dhe ndërkombëtare.

08:08
Shpejtësia dhe alkooli në timon, ndalime nga policia

Polica e Tiranës ka vijuar aksionet për ndalimin e personave që drejtojnë automjetet në gjendje të dehur ose më shpejtësi.

E shtunë, 01 Dhjetor 2018
23:07
“Shiko kush luan”/ Don Phenom mund të martohet me katër gra?

Veç argëtimit që dhuron çdo të shtunë, programi “Shiko kush luan” ka nxjerrë edhe të “martuar” nga studio.

23:02
“Shiko Kush luan”/ Dren Abazi: Këngëtarja që s’do bashkëpunoja kurrë është…

Edhe këtë të shtunë “Shiko kush luan” nga Luana Vjollca solli plot të qeshura dhe surpriza.

22:44
“Shiko kush Luan” ndez skenën me Don Phenom dhe performancën e tij!

I ftuari i mbrëmjes së sotme në skuadrën Blu, Don Phenom solli një tjetër moment kulminant gjatë performancës së tij në “Shiko kush Luan”.

22:19
Me kë u martuan në “Mos mbaj me hatër” Dreni, Ervini, Doni, Lei, Delinda dhe Zamira Kita?

Argëtimi nuk ka të munguar në “Shiko kush Luan” dhe një ndër lojërat e radhës në “Mos mbaj me hatër” “martoi” të ftuarit me personazhet e shfaqura në ekranin.

21:55
E vërtetë apo sfidë për Ervin Kurtin dhe Lei Krajën?

Ervin Kurti në skuadrën blu të Adi Pojanës dhe Lei Kraja në skuadrën e Florjan Binaj duket se kanë zgjedhur edhe t’i përgjigjen pyetjeve por edhe të përballojnë sfidën live në “Shiko kush Luan”.

21:46
Lei Kraja në “Shiko kush luan”: Roberti mund të ishte i dashuri im

Si çdo të shtunë tanimë në “Shiko kush luan” nga Luana Vjollca, zbulojmë plot surpriza e të papritura. E tillë ishte dhe loja “E vërtete apo sfidë” ku përballë njëri-tjetrit u vendosën Ervin Kurti dhe Lei Kraja.

21:44
Çfarë thanë Dren Abazi dhe Don Phenom në “Vetëm 5 sekonda”?

Vetëm 5 sekonda ishte loja e radhës e cila sot mbërtheu Dren Abazin dhe Don Phenom.

21:16
United shpëton një pikë

Në Angli, Manchester United regjistron një tjetër barazim pas atij me Crystal Palace.

21:01
“Shiko kush Luan” një arenë ndryshe sonte në ekranin e Top Channel!

Edhe këtë të shtunë një spektakël i vërtetë plot humor dhe argëtim mbërriti në dyert e familjeve shqiptare.

20:56
Kush ishte Goerge H.W Bush?

Para se të bëhej president, George H.W Bush kishte shërbyer si pilot i Marinës amerikane, duke marrë pjesë në misionet e bombardimeve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

20:49
Gjurmë Shqiptare: Kur nderohet një vrasës i shqiptarëve…

Ka marrë pjesë në masakrat e shqiptarëve në 1914, ka punuar për silogjet “Vorio Epirote”, udhëhoqi sulmet në Sarandë, Kurvelesh, Delvinë e me radhë në gjithë jugun.

20:16
Kërcënohet me jetë Matteo Salvini: Ke 3 shqiptarë pas qafe

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini ka publikuar në rrjetet sociale një letër kërcënuese që ka ardhur në adresë të tij.

20:11
Juventusi vijon me hap kampioni

Juventusi luan një tjetër kampionat dhe vijon të vrapojë drejti titullit të 9 kampion radhazi në Serinë A, teksa regjistroi sot fitoren e 13, në 14 takime sezonale.

20:08
Fituesja e penduar e lotarisë tregon se si i shkon “tenderi” për të dashur serioz

Personi më i ri që ka fituar lotari në Britani është një vajzë e quajtur Xhejn Park. Ajo fitoi rreth 1.25 milion dollarë kur ishte 17 vjeçe, tani që është rritur është penduar e thotë që ishte shumë e re në moshë për t’u përballur me një pasuri të tillë.

19:39
Daja vlerëson Kastriotin e vendit të fundit

Flamurtari do të luajë ndeshjen e radhës ndaj Kastriotit. Skuadra krutane është në vendin e fundit të klasifikimit dhe në letër përballja me të duket e lehtë për skuadrën vlonjate.

19:06
Teuta me 10 lojtarë mposht Skënderbeun në Korçë

Blendi Shkëmbi ka mposhtur Orges Shehin në përballjen e dytë mes të dyve si trajnerë, ndërsa këtë herë Teuta ka marrë pikët maksimale përballë Skënderbeut, në sfidën e luajtur në qytetin e Korçës.

19:03
Protesta te Unaza e Re, policia shoqëron 5 persona

Policia ka shoqëruar 5 persona të cilët ishin të pranishëm në protestën kundër prishjes së banesave në Unazën e Re.

18:57
Vodhën zyrën ku paguhen gjobat, policia arreston dy hajdutët

Policia ka goditur një grup që kryente vjedhje në Durrës. Në pranga kanë rënë dy persona, të cilëve i janë dokumentuar 3 vjedhje. Në pranga u vunë Xhani Ymeri 30 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale” Vjedhja” dhe Ekilian Bibi 27 vjeç, banues në Durrës.

18:53
Kishte fshehur kokainë në tullumbace, arrestohet shqiptari në Itali

Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar, të cilit iu gjetën 1 kg kokainë 90% e pastër si dhe 4740 euro. Arrestimi i shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u kap në periferi të Romës.

18:44
Filxhani më i madh i kafes në botë ndodhet në…

Hondurasi ka prodhuar filxhanin më të madh të kafesë në botë. Ky filxhan mund të mbajë rreth 18 000 litra kafe.

18:30
Me fustan transparent në festivalin e filmit, aktorja egjiptiane në gjyq (Foto)

Një aktore egjiptiane do të dalë përpara gjyqit për “imoralitet” dhe “promovim vesi” pasi veshi një fustan të tejdukshëm në një festival filmi në Kajro.

18:23
HIV/AIDS në Evropë, rritet numri i rasteve në lindje

Në përvjetorin e 30 të ditës botërore të AIDS, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë për Evropën, kanë zbuluar shifrat më të fundit të rasteve të HIV/AIDS në Evropë.

17:59
Dortmundi nuk di të humbasë

Marco Reus në minutën e 40’ dhe Paco Alcacer në të parën shtesë, shënuan dy golat që i dhanë fitoren 2-0 Borussias së Dortmundit në ndeshjen e vlefshme për javën e 13 të Bundesligës, për ballë Freiburgut.

17:41
Protesta në Francë, sërish përleshje në Champs Elysee

Policia dhe protestuesit janë përleshur në qendër të Parisit gjatë fundjavës së tretë të protestave të atyre që njihen tani si jelekët e verdhë e që kundërshtojnë rritjen e çmimit të karburantit.

17:31
Brexit, tërhiqet një tjetër ministër në Britaninë e Madhe

Ministri i Arsimit dhe Shkencës në Britaninë e Madhe, Sam Gyinah, ka dhënë dorëheqjen nga kabineti i kryeministres Theresa May, për shkak të kundërshtimit ndaj marrëveshjes së Brexit.

17:19
Unaza e Re, banorët bllokojnë rrugën edhe të shtunën

Edhe këtë të shtunë, banorët që preken nga projekti për Unazën e Re kanë dalë sërish në protestë.

17:06
Etemi shënon në fund, Kukësi del me 3 pikë nga Gjirokastra

Kukësi fitoi ndaj Luftëtarit në Gjirokastër me rezultatin minimal 0-1, falë një goli të shënuar nga Valon Etemi, 3 minuta nga fundi i takimit.

16:52
Puna te Unaza e Madhe nuk ndalet, Veliaj: Historia do të kujtojë ata njerëz që…

Punimet për projektin e Unazës së Madhe po vijojnë. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Bashkia e Tiranës po punojnë për prishjen e ndërtimeve pa leje që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe, në segmentin nga mbikalimi te Pallati me Shigjeta deri te Dogana.

16:34
Autoritetet ndalojnë hyrjen e 100 rusëve në Ukrainë

Shërbimi kufitar në Ukrainë tha se 100 rusë janë ndaluar të hyjnë në vend më 1 dhjetor. Lajmi vjen një ditë pasi presidenti ukrainas Petro Poroshenko lajmëroi se meshkujt rusë të moshës 16-60 vjeçare do të ndalohen të hyjnë në Ukrainë gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme që do të zgjas 30 ditë.

16:04
Udhëzimi i ri për maturantët: Vetëm një lëndë me zgjedhje

Për të pasur kohën e mjaftueshme që të përgatiten për provimet deri në muajin qershor, nxënësit që duan të vazhdojnë studimet e larta kanë marrë programet orientuese që në fillim të vitit shkollor.

15:46
29-vjeçari me HIV/AIDS që do të bëhet baba

Sot është 29 vjeç dhe vetëm para 4 vitesh, kur dhe kishte një lidhje dashurie, mësoi se ishte i infektuar me HIV/AIDS.