Një rus padit Apple, më shtyu drejt homoseksualitetit

04/10/2019 17:27

 Një shtetas rus ka denoncuar apple duke e akuzuar kompaninë se e ka bërë homoseksual.“Mos gjykoni para se ta provoni”, bashkë me këtë mesazh, paditësi, që ka vendosur të qëndrojë anonim, ka marrë 69 gaycoin, në vend të bitcoin-ëve që kishte porositur përmes një aplikacioni për menaxhimin e portofolit virtual në AppStore.

“Pas atij mesazhi provova marrëdhënie homoseksuale: tani nuk mund të kthehem më pas”, ka deklaruar paditësi që i kërkon kompanisë së Steve Jobs një dëmshpërblim për dëme morale prej 1 milionë rublash ose rreth 14 mijë eurosh.

“Kam një të dashur fiks dhe nuk di si t’ia shpjegoj këtë familjes sime. Jeta ime ka ndryshuar për keq”, tregon ai, “dhe nuk mund të kthehem më në normalitet. E vërteta është që Apple më ka manipuluar duke më shtyrë drejt homoseksualitetit”. Kërkesa është mbështetur nga një avokat i njohur që në 2016 ka sulmuar kolosin e fast foodeve McDonald’s. Asokohe ai mbronte një grua të lënduar në faqe nga një halë peshku e gjetur në paninen e rrjetit amerikan.

Top Channel