Video/ Marc Marquez, aksident fatkeq para se të shpallet kampion, ja pamjet

05/10/2019 02:19

Mund të jetë fundjava që do ti japë titullin e 8 kampion bote në karrierën impresionuese, por ka nisur shumë keq përgatitja për çmimin e Madh të Tajlandës, për Mark Markez.

Piloti favorit për tu ringjitur në fronin e MotoGP, vuajti një aksident flutues në sesionin e parë të provave të lira.

Mark Markez humbi kontrollin e motorit në kthesën e shtatë duke u përplasur dhunshëm me asfaltin, vetëm pak minuta pasi kampioni spanjoll ishte riktnyer në pistë me goma të buta.

Motori Honda u dëmtua shumë ndërsa piloti iberik mbeti përtokë mes dhimbjeve, para se të cohej me vështirësi për tu transportuar në spital.

Rezonanca manjetike fatmirësisht nuk tregoi asgjë të rëndë për Mark Markez, që mori lejen për tu rikthyer sërish në asfaltin tajlandez, aty ku të dielën pret festën për titullin kampion.

Top Channel