Ora është ende shtatë e mëngjesit në qytetin Xhakobabad të Pakistanit, dhe karrocieri i cili e transporton ujin me qerre e gomar kullon i gjithi djersë. Pikat e ujit që bien në tokë formojnë menjëherë një re pluhuri dhe avulli.

Xhakobabadi është qyteti më i nxehtë në Pakistan, e një nga më të nxehtët në Azi e ndoshta në të gjithë botën. Këtë verë nxehtësia arriti 51.1 gradë celsius.  Por temperaturat sa kanë ardhur dhe janë rritur në vitet e fundit, aq sa, po të vazhdojë kështu, qyteti mund të bëhet i pabanueshëm së shpejti e të mos i kenë mbetur dhe shumë vite jetë.

“Ndryshimi i klimë ndihet shumë në zonën tonë. Temperaturat po rriten vit pas viti. Vitin tjetër ndoshta do të jetë edhe më nxehtë”, thotë karrocieri, por që e pranon që prapëseprapë puna duhet të vazhdojë, edhe sikur toka të marrë flakë.

FOTO GALERI
1/23
Një fermer kontrollon grurin e mbuluar me një shtresë të hollë balte për ta mbrojtur nga vapa

Top Channel