Aktorja amerikane Diahann Carroll, e cila fitoi çmimet Golden Globe dhe Tony si dhe ka qenë e nominuar për çmimin Oscar, ka ndërruar jetë në moshë 84-vjeçare.

Carroll, luajti në shfaqjen televizive të viteve 1960, Julia, shfaqja e parë në SH.B.A. që në qendër vë një grua me ngjyrë.

Ajo ishte gjithashtu gruaja e parë me ngjyrë që fitoi çmimin Tony për aktoren më të mirë në vitin 1962.

Ajo u nominua në çmimin Oscar për aktoren më të mirë në 1975 në rolin e saj si Claudine.

Në moshën 19 vjeç, ajo fitoi rolin e saj të parë në Hollivud, duke u shfaqur përballë Dorothy Dandridge në Carmen Jones.

Halle Berry dhe Angela Bassett janë ndër yjet që e kanë cituar atë si një frymëzim për karrierën e tyre.

Carroll ishte martuar katër herë, kishte një aferë joshëse me Sidney Poitier për nëntë vjet, dhe ishte fejuar me transmetuesin britanik David Frost – të cilin ajo e përshkroi si “një nga gjërat më të mira që më kanë ndodhur ndonjëherë”.

Diahann vuante prej kohësh nga kanceri, dhe humbi betejën me sëmundjen e rëndë pikërisht ditën e sotme.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel