Agjenti i Son: Do më pëlqente të transferoja lojtarë në Napoli

04/10/2019 21:56

Tottenham nuk po kalon një formë të mirë këtë sezon, ku është eliminuar nga Kupa, në kampionat ka 11 pikë në 7 ndeshje të luajtura si dhe rezultatet jo të mira në Champions.

Pas Eriksen që nuk ka pranuar të rinovojë kontratën dhe largohet me shumë mundësi në fund të sezonit pa asnjë qindarkë, një tjetër lojtar është në largim e sipër.

Agjenti i Son është shprehur se do dëshironte të transferonte lojtar tek Napoli, duke kërcënuar haptazi drejtuesit e londinezëve.

“Kurrë nuk kam dërguar lojtar në Napoli, por do të dëshiroja për shkak të Maradonës, që është lojtari im i preferuar dhe ka luajtur për ta”, ka thënë Bliemesiter për Radio Marte.

“Kam biseduar me Napolin në të kaluarën, me përfaqësuesit ekzekutiv të tyre që nuk janë më në klub. Ka ndodhur gjatë kohës kur ata luajtën dy ndeshje me Salzburgun më parë”.

“Sa për Son në Napoli, pse jo? Ju nuk mund të thoni, kurrë, në futboll. Son e do Italinë, ushqimin dhe popullin italian”.

 

Top Channel