Një aksident ka ndodhur ditën e sotme tek “Kryqëzimi i Tales” në Lezhë, ku një kamionçinë është përplasur me një autoveturë dhe si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një këmbësore, si dhe janë plagosur 2 të tjerë.

Shtetasja D.Gj. 18 vjeçe, banuese në Rrubik e cila ishte këmbësore në vendin e aksidentit është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar, si dhe shtetasit B.M. 30 vjeç dhe F.Z. 50 vjeç, banues në Shkodër, pasagjerë në mjetin Audi, të cilët kanë marrë mjekim në Spitalin Rajonal Lezhë dhe më pas janë larguar.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Top Channel