Një njoftim zyrtar nga OSHEE vjen për të gjithë banorët në Tiranë, për kufizimet e energjisë, këtë të hënë që vjen, në datën 7 tetor.

Në njoftim shkruhet se do të vijojnë edhe javën e ardhshme punimet për rikonstruksionin e kabinave elektrike dhe si pasojë do të ketë kufizime të energjisë në disa zona të Tiranës.

Njoftim për abonentët Tiranë

Stakim i datës 7 Tetor

Në vijim të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datën 7 Tetor do të stakohet energjia në këto zona
Oraret
09:00-15:00
Pjesërisht rruga e Dibrës, rruga “Ibrahim Buzhiqi”
rruga “Mahmut Fortuzi” pranë Drejtorisë Rajonale të OSHEE Tiranë

11:00-14:00
Pjesërisht zona midis rrugës së Barikadave dhe rrugës “Siri Kodra”

10:00- 12:00
Pjesërisht rruga “Ludovik Shllaku”, pranë sheshit “Avni Rustemi”

Top Channel