Talebanët heqin burkën?/ Një ndër krerët e talebanëve: Mund të mos jetë e detyrueshme

04/10/2019 12:33

Bota islamike mund të përballet shumë shpejt me një kthesë historike, nëse do ti besojmë fjalëve të njërit prej krerëve më të rëndësishëm talebanë, Qadir Hekmat.

Gjatë një interviste të gjatë të dhënë për gazetën “La Repubblica” në një vend sekret të kryeqytetit afgan, Kabul, hekmat deklaroi se “burqa mund të mos jetë më e detyrueshme për gratë”.

Perçja që i mbulon femrat kokë e këmbë, duke lejuar të ekspozohen vetëm sytë, është konsideruar e padiskueshme në mentalitetin e militantëve të regjimit të përmbysur.

Megjithatë, duket se gjërat po ndryshojnë: për Hekmat, e rëndësishme mbetet që meshkujt dhe femrat të frekuentojnë shkolla të ndara.

Sa për veshjen, ai shpjegoi se “Kurani thotë vetëm që gratë nuk duhet të vishen në mënyrë jomodeste”.

Që do të thotë se për talebanët dhe për shkrimet e shenjta, burqa nuk është e detyrueshme.

Në atë pjesë të vendit të kontrolluar prej tyre, ajo , sipas kreut taleban, mund të zëvendësohet me hijabin, i cili është mjaft më i lehtë për tu mbajtur, dhe lë jashtë fytyrën e femrës.

Top Channel