Mund të jetë fundjava që do t’i japë titullin e 8 kampion bote në karrierën impresionuese, por ka nisur shumë keq përgatitja për çmimin e Madh të Tajlandës, për Mark Markez. Piloti favorit për t’u ringjitur në fronin e MotoGP, vuajti një aksident fluturues në sesionin e parë të provave të lira.

Mark Markez humbi kontrollin e motorit në kthesën e shtatë duke u përplasur dhunshëm me asfaltin, vetëm pak minuta pasi kampioni spanjoll ishte rikthyer në pistë me goma të buta. Motori Honda u dëmtua shumë ndërsa piloti iberik mbeti përtokë mes dhimbjeve, para se të çohej me vështirësi për t’u transportuar në spital.

Rezonanca manjetike fatmirësisht nuk tregoi asgjë të rëndë për Mark Markez, që mori lejen për t’u rikthyer sërish në asfaltin tajlandez, aty ku të dielën pret festën për titullin kampion.

Markez u shpreh se për rreth 5 sekonda nuk mund të merrte frymë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel