21:16
Ndërtoi objektin 10-katësh me para’ krimi, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër
Arrestohet në Shkodër, pas disa muajsh hetime, shtetasi Bardhok Planaj, 44 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër. Arrestimi i tij u bë pasi me datë 03.12.2018 nga Prokuroria e Shkodrës është lëshuar Urdhri i Ekzekutimit ndaj këtij shtetasi sepse Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Ndërtim pa leje”.