Liverpool nuk di të ndalet, viktima e radhës në Premier League ishte Leicester City dhe tashmë ata kanë 24 pikë pas tetë ndeshjesh.

Miqtë po kalonin në një super formë dhe pritej që të ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe ashtu rezultoi, pasi takimi u vendos nga një penallti e shënuar nga Milner në minutën e fundit.

‘Gjyshi’ Milner ishte edhe personi që asistoi golin e parë të shënuar nga Mane, ndërsa për miqtë ishte Maddison ai që do të barazonte shifrat në minutën e 80-të.

Leister mbete në vend të 3 me 14 pikë, ndërsa në vendin e dytë është Manchester City me 16 pikë, por që ka një ndeshje për të zhvilluar.

Premier League mund ta ndiqni në platformën Digitalb.

Top Channel