Gjithmonë na ka konfuzuar lidhja e vajzave me futbollin, por duket se nuk është dhe aq e keqe.

Këtë të shtunë moderatorja sportive e Digitalb Lei Kraja dhe Kilda Hysenbegasi kanë zhvilluar një sfidë futbolli në Pop Culture.

Gjatë sfidës ato kanë folur edhe për konkurrencën, e cila ndihet ndjeshëm në ekran dhe veçanërisht në fushën e sportit. Ajo që tërhoqi vëmendjen ka qenë pikërisht mendimi u Leit për konkurrencën. E pyetur se kë ndjen si konkurrente moderatorja ka treguar:

“Konkurrenca më pëlqen sepse të stimulon, të motivon. Kur nuk ke konkurrencë nuk ke një motivim. Unë të gjithë i kam konkurrentë. Sa më shumë konkurrencë ka më shumë sukses!”

Në një kohë kur të gjithë luftojnë konkurrencën duket se Lei ka vendosur të shohë anën pozitive të saj…

Top Channel