Duket sikur çdo javë do të jetë më e bukur se tjetra në “Shiko kush LUAN”. Kjo puntatë ka rezervuar argëtimin që i duhet publikut të shtunave mbrëma.

Me të ftuar specialë Mc Kresha, Lyrical Son, Dritan Shakohoxha, Neraida Bega, Flaka dhe Qëndresa Krelani do të shijoni një supershow.

Sfidë dhe rivalitet mes motrash, përgjigje të sinqerta e plot humor nga Kresha dhe Lyrical, lojra nga Shakohoxha dhe pjesmarrja e shqiptares Neraida Bega që ka prekur ëndrrën Hollywood-iane, do ta kthejnë skenën e “Shiko kush luan” në vendin e duhur të argëtimit.

Një tjetër surprizë që autorja dhe moderatorja Luana Vjollca kishte përgatitur për publikun ishin edhe “3 Musketierët”, Elton Deda, Aleksandër Gjoka dhe Redon Makashi.

Se çfarë do të ndodhë vërtetë duhet të ndiqni programin e kësaj të shtune. Po ju ndihmojmë vetëm me një detaj: Do të shihni “art” të të gjitha zhanreve përfshirë këtu performanca fantastike dhe shumë humor.

Top Channel