Rreth 21 kilogramë kanabis janë arrestuar në Krujë falë bashkëpunimit me qytetarët, duke arrestuar në flagrancë një shtetas, shpallur një në kërkim si dhe proceduar një tjetër penalisht në gjendje të lirë.

Pas kontrollit të befasishëm në banesat e tyre, ku më parë policia kishte marrë informacione se në banesat e shtetasve mund të kishte lëndë narkotike u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit F.K., të cilit iu gjetën 7.3  kilogramë kanabis.

Po kështu, u bë shpallja në kërkim e shtetasit K.B, pasi në banesë ju gjet rreth 12.4 kilogramë, si dhe u procedua penalisht  për shkak të moshës shtetasi  I.B, pasi në banesë ju gjet  rreth 1.3 kilogramë kanabis.

Policia po vijon punën për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel