Real Madrid vazhdon të udhëheq i vetëm La Ligan dhe është shkëputur në +5 pikë nga Barcelona e cila ka një ndeshje për të luajtur.

Madrilenët fituan me rezultatin 4-2 kundër Grandës, ekip i cili ka qenë një surprizë e vërtetë këtë sezon ku mban vendin e dytë dhe për më tepër ka mposhtur edhe Barcelonën.

Serinë e golave e hapi Benzema për të vazhduar më pas me golin e Hazard dhe Modriç.

Miqtë do të shënonin dy herë për të dërguar rezultatin në 3-2, por James vulosi rezultatin përfundimtar në minutat e fundit të takimit.

Granda vazhdon të mbetet në vend të dytë, me pikë të barabarta me Atletico Madrid 14.

La Ligën mund ta ndiqni në platformën Digitalb.

Top Channel