E martë, 16 Prill 2019
11:46
Kallëzimi ndaj Isa Sakes/ Basha: Sulm politik i Ramës

Pas kallëzimit penal të bërë nga IKMT për kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja për shpërdorim detyre ka reaguar kreu i PD, Lulzim Basha.

11:33
LSI: Harresa shtetërore ortakëri me banditët që grabitën aeroportin

Zëvëndëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka reaguar për grabitjen në aeroportin e Rinasit.

11:17
Veliaj në Forumin e Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor: Me fqinjët drejt BE-së

Tirana mblodhi sot organizatat e shoqërisë civile dhe aktorë të rëndësishëm të saj nga i gjithë Ballkani Perëndimor për të diskutuar mbi qasjen ndaj iniciativave kryesore të Strategjisë së BE-së për Ballkanin Perëndimor Ligji, Siguria dhe Migracioni, Zhvillimi Social-Ekonomik, Lidhshmëria, Agjenda Dixhitale dhe Marrëdhëniet e Fqinjësisë së Mirë.

11:14
Kupa e Shqipërisë, hidhet shorti i gjysmëfinaleve

Kukësi-Skënderbeu dhe Luftëtari-Tirana, këto janë çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë për edicionin e 67 të saj.

11:09
Zjarri në Notre Dame/ Çfarë rëndësie ka Katedralja për francezët

Ndoshta asnjë objekt tjetër nuk e përfaqëson Francën më mirë se Notre Dame. “Rivali” i saj kryesor, një simbol nacional është kulla Eiffel, por Notre Dame është diku tek një shekull më e vjetër, ajo është pjesë e Parisit që nga vitet 1200.

11:01
Quasimodo, simboli i dhimbjes së Notre-Dame

Një karikaturë po bëhet simbol i dhimbjes që po shprehet në të gjithë botën përmes rrjeteve sociale, për shkatërrimin e katedrales së Notre-Dame në Paris, e cila u përfshi nga flakët.

10:51
KOMENT/”Me shpirtin e pikëlluar për Notrë Damin tonë të dashur”

Kur maja e kullës u thye dhe ra nga lart, na u duk sikur u ngul fort në zemrat tona. Për të gjithë ne, në Paris e në të gjithë Francën, të krishterë apo jo, besimtarë apo jo, Notrë Dam ka qenë më shumë se thjesht madhështi e arkitekturës gotike.

10:46
Ricardo Quaresma rikthim te Porto?

Ricardo Quaresma mund të rikthehet në Portugali te skuadra e Portos, me të cilën është aktivizuar edhe më parë, në sezonet 2004-2008 dhe në 2014-2015.

10:46
“Game of Thrones”, miliarda shikues që në episodin e parë

Shikuesit e “Game of Thrones” të sezonit 8 kanë qëndruar zgjuar deri në orën 03:00 të mëngjesit për të parë episodin final të serisë së parë.

10:34
Panairi i makinave në Kinë/ Modelet e reja ekspozohen në Shanghai

Prodhuesit e automjeteve nga i gjithë globi u dyndën në panairin e makinave në Shangai këtë javë, në një kohë kur tregu më i madh i tyre në bote përballet me një rënie shqetësuese të shitjeve ndërsa Kina po ecën drejt një të ardhmeje ultra-konkurruese elektrike.

10:13
Kukan kritika Mogherinit/ Eurodeputeti: BE, mangësi gjatë dialogut Prishtinë-Beograd

“Marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit do të jetë një detyrë për pasardhësin e Federica Mogherinit sepse ky mandat i Komisionit Evropian nuk ka kohë për të”, deklaroi kryetari i Delegacionit në Komisionin Ndërparlamentar të Stabilizim Asocimit Serbi-BE, Eduard Kukan.

09:50
Zbulohet “njeriu i panjohur”. Gjenden eshtrat e një qenieje njerëzore të lashtë

Me avancimin e metodave kërkimore, gjithnjë e më shumë variacione të qenieve njerëzore po gjenden në gërmimet arkeologjike.

09:38
Elbasan/ Digjen dy makina pranë drejtorisë së policisë

Dy automjete u dogjën në mesnatë pranë drejtorisë së policisë në Elbasan.

09:27
Shkatërrimi i Notre Dame/ Miliarderi dhuron shifrën marramendëse për rindërtimin e saj

Burri miliarderi i Salma Hayek ka premtuar 100 milionë euro për të ndihmuar në rindërtimin e katedrales së Notre Dame pasi një zjarr katastrofik shkatërroi kulmin e saj.

09:24
BE, e drejta e autorit

Bashkimi Europian e vendos përfundimisht reformën e së drejtës së autorit, e cila ka ngjallur prej kohësh debate të mëdha në gjirin e bllokut.

09:10
Vrasja e studentes greke, shqiptari thyen heshtjen nga burgu

I riu shqiptar, Aleksandër Luca, i akuzuar për vrasjen e studentes greke Eleni Topaludhi në Rodos ka thyer heshtjen nga burgu.

08:47
Fotot pas tragjedisë/ Çfarë ka mbetur nga Notre Dame

Një zjarr katastrofik në katedralen e Notre Dame të Parisit ka lënë një komb që mban zi për shkatërrimin e “epiqendrës” kulturore dhe historike të tij këtë mëngjes, ndërsa policia franceze tani heton nëse zjarri është shkaktuar nga aksidenti.

08:25
Stonehenge/ Zbulohet origjina e ndërtuesve

Paraardhësit e njerëzve që ndërtuan Stonehenge udhëtuan në perëndim të gjithë Mesdheut përpara se të arrinin Britaninë, tregoi një studim.

08:08
Ushqimet më të mira për të ngrënë në mëngjes

Të hahet mëngjesi nuk është i nevojshëm për të gjithë, përkundër asaj që mund të keni dëgjuar.

07:24
Dortmundi gati të rikthejë sulmuesin belg

Borussia Dortmund mendon të përforcojë sulmin me një emër të njohur për tifozët, që ka veshur edhe më përpara fanellën verdhezi të skuadrës.

07:10
Shpëton struktura e katedrales Notre Dame, fillon mbledhja e fondeve për rindërtimin

Pas më shumë se 9 orësh betejë me flakët, zjarrfikësit arritën të vënë nën kontroll zjarrin që përfshiu një pjesë të madhe të katedrales Notre Dame de Paris.

06:39
Werner refuzon rinovimin me Leipzig, gati kalimi te Bayerni

Tashmë nuk ka më asnjë dyshim, Timo Werner do të largohet në fund të sezonit nga Leipzig për të bërë hapin e madh në karrierë.

05:56
Mijëra aktivistë bllokojnë rrugët e Londrës, kërkojnë masa për ndryshimet klimatike

Mijëra aktivistë të mjedisit paralizuan pjesë të Londrës qendrore të hënën, duke bllokuar Marble Arch, Oxford Circus dhe Waterloo Bridge, në një përpjekje për të detyruar qeverinë të bëjë më shumë për të trajtuar ndryshimet klimatike.

05:18
Rocky dhe Ivan Drago rikujtojnë ndeshjen mes tyre në “Rocky IV” (Video)

Më shumë se 30 vjet pas përballjes epike mes Rocky Balboa e Ivan Drago, në “Rocky IV” (1985), një video e përfshirë në përmbajtjet ekstra të “Creed II” (2018) tregon dy protagonistët të ulur në karrige duke komentuar ndeshjen.

04:43
Prezantohet në Egjipt, varri i rrallë 4000-vjeçar

Shkretëtirat e Egjiptit vazhdojnë të zbulojnë sekretet e civilizimit antik, të famshëm mbi të gjitha për piramidat e tij. Tani, Ministria e Antikiteteve ka prezantuar një varr të ruajtur mirë, me mbishkrime dhe relieve shumëngjyrëshe, që daton nga më shumë se 4 mijë vite më parë.

04:08
Napoli ofron 25 mln Euro për mesfushorin e Realit

Napoli po kërkon të bëjë merkato te Reali i Madridit dhe në krye të listës është mesfushori 21-vjeçar Federico Valverde.

03:34
Ylli i Popit, Madonna rikthehet me një album të ri

Ylli legjendar i popit, Madonna ka prezantuar projektin e saj më të ri, një album të titulluar Madame X. Ajo ka ndarë një video dhe një shijim të vogël të muzikës së saj, në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

02:59
Mbërrin në Shtëpinë e Bardhë raporti mbi hetimin e importit të uraniumit

Departamenti i Tregtisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dorëzuar në Shtëpinë e Bardhë rezultatet e një hetimi të sigurisë kombëtare mbi importet e uraniumit, tha një zëdhënës i departamentit të hënën.

02:21
“Sirena” amerikane për sulmuesin francez të Bayernit

Franck Ribery po kalon javët e fundit me fanellën e Bayernit të Mynihut, skuadër në të cilën luan që prej verës së vitit 2007, kur u transferua nga Marseille.

01:53
Thaçi në Bruksel: Liberalizimi i vizave, i vonuar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi takoi sot në Bruksel, presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe komisionerin e BE për zgjerimin, Johanes Hahn.

01:13
Shkencëtarët izraelitë printojnë zemrën në 3D

Shkencëtarët në universitetin e Tel Avivit, prezantuan një zemër të printuar në 3D me inde trupore dhe enë gjaku, të hënën, duke e quajtur këtë një arritje të madhe mjekësore, që çon në një stad tjetër mundësitë e transplanteve.

00:49
Sturridge drejt largimit nga Liverpool, e pret ish trajneri

Daniel Sturridge do t’i japë fund këtë verë aventurës së tij te Liverpooli, që ka zgjatur pothuajse 6 vjet. Sulmuesi 29-vjeçar, që shpesh ka patur probleme fizike, kërkon një eksperiencë të re, por me një trajner që ka punuar më parë, Steven Rodgers.

00:29
Shokon aktorja: Jam përdhunuar 3 herë, mbeta edhe shtatzënë

Aktorja Ashley Judd ka treguar për herë të parë në publik një ngjarje të hidhur të jetës së saj, që ka lënë padyshim gjurmë në memorie.

E hënë, 15 Prill 2019
23:55
“Masakra në Myanmar” e gazetarëve të burgosur, nderohet me çmimin Pulitzer

Reuters fitoi dy çmime Pulitzer të hënën, një për një raport hetimor që zbuloi masakrën e 10 burrave myslimanë Rohingya nga fshatarët budistë dhe forcat e sigurisë të Myanmarit, dhe një për fotografitë e emigrantëve në kufirin e SHBA, njoftoi administratori Pulitzer.

23:23
Macron shpall Emergjencën Kombëtare, zjarrfikësit të pashpresë: Ferri nuk mund të ndalet!

Zjarrfikësit francezë kanë paralajmëruar se zjarri që ka përfshirë katedralen Notre Dame në Paris pasditen e së hënës “nuk mund të ndalet”.

23:19
“Një natë në një ishull të pabanuar”, ja cilin zgjedh modelja amerikane (Foto)

Modelja e njohur amerikane Sierra Egan ka treguar pasionin e saj për sportin më popullor në botë, futbollin, gjatë një interviste për një revistë mode.

23:08
Merret vendimi/ Ja kur fillon sezoni i ri i Serisë A

Liga e Serisë A është mbledhur sot dhe ka vendosur datën e startimit të kampionatit për sezonin e ardhshëm, si dhe detaje të tjera në lidhje me kalendarin.

22:55
Real Madrid nuk ka motivim. Vetëm barazim ndaj Leganesit

Në një sezon ku nuk ka më asnjë objektiv, Real Madrid nuk ka arritur më shumë sesa një barazim 1-1 në transfertë ndaj Leganesit.

22:49
47-vjeçarja Brooke Burke nuk ka limite, i tregon të gjitha…

Ajo ka arritur majat në karrierën e saj falë fizikut të saj të pabesueshëm.

22:27
Paskal Milo në “Open”: Nëse opozita nuk hyn në zgjedhje, cungohet legjitimiteti

“Zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të zhvillohen ose do të shtyhen”, tha ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo në emisionin Open.

22:15
Bebe Rexha e pranon publikisht: Jam bipolare

Këngëtarja me famë botërore dhe origjinë shqiptare, Bebe Rexha pranoi në mediat sociale se ajo është ‘bipolare’, ndërkohë që falenderoi fansat e saj për mbështetjen.

22:09
Open/ Duma: Protestat janë të domosdoshme!

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, theksoi në emisionin Open me Eni Vasilin se “protestat janë të domosdoshme”.

21:48
Pezullimi si rektor, Koni “me sytë” nga Meta

Pasi u pezullua nga detyra e Rektorit të Universitetit të Tiranës ka reaguar Mynyr Koni. Ai thotë se një gjë të tillë e priste, ndërsa shton se para se të merrte këtë vendim, Shahini duhet minimalisht ta kishte pritur në një takim.

21:43
Përplasje Duma-Ngjela në “Open”

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka sulmuar avokatin Spartak Ngjela, i cili deklaroi se protestuesit “i njoh nga kafkat që janë të paguar”.

21:36
Open/ Sejamini: Gazi lotsjellës, reagim i gabuar i policisë; Ngjela: Po t’i afrohesh Parlamentit francez të nxjerrin autoblindin!

Neritan Sejamini deklaroi në emisionin Open me Eni Vasilin se “protestat e opozitës kanë qenë pa dhunë, por me incidente”.

21:30
Zjarri në katedralen e famshme/ Meta: Solidaritet me popullin francez

Pas zjarrit të rënë ditën e sotme në katedralen e famshme Notre Dame në Paris, flakët e të cilit dogjën edhe majën simbol të saj, ka reaguar presidenti Meta.

21:28
Notre-Dame në flakë, reagon Macron

Pjesa e sipërme e katedrales më të famshme në Bote, Notre Dame në Paris është shkatërruar nga zjarri i frikshëm që ra fillimisht në një skelë në përdorim për restaurimin e saj.

21:24
20 gjërat më të çuditshme/ Do të duhet t’i shihni dy herë

Fotografët që i kanë kapur këto detaje kanë aftësi të jashtëzakonshme të vëzhgimit, pasi ata vunë re diçka të çuditshme dhe ishin të shpejtë mjaftueshëm sa duhet për të nxjerrë kamerat për të kapur ngjarjen.

21:18
Zjarri përfshiu Notre Dame, ja këshilla e Trumpit

Flakët e zjarrit kanë pushtuar katedralen e famshme në Paris, Notre Dame.

20:56
Motrat kapen duke bërë sherr që në bark të nënës

Që motrat grinden, nuk është gjë e re. Por që të plasë sherri që në bark të nënës, kjo ishte diçka e padëgjuar për shumë shikues nga e gjithë bota.

20:51
Fiks Fare/ Skandal në urgjencën e Korçës, pacienti bie nga barrela, auto-ambulanca nuk ka oksigjen

Mjeku lë pacientin në shtëpi me dhimbje, i thotë pi ujë, pas disa orësh, qytetari ndërron jetë.

20:37
Zbulohet sa janë paguar aktorët e “Game of Thrones”

“Game of Thrones” është në hapat e fundit drejt finishit dhe ka ndryshuar shumë që nga debutimi në vitin 2011.

20:34
Historia në flakë. Rrëzohet kulla e Katedrales 850-vjeçare të Parisit (Foto)

Kryeqyteti francez Paris ka marrë një goditje në zemër të tij, kur nga një zjarr i papritur u shkatërrua çatia madhështore e katedrales Notre Dame.

20:32
Vrau gruan 29-vjeçare sepse nuk pranonte të kryente marrëdhënie me të, 51-vjeçari ekzekutohet në burg

Një burrë i akuzuar për mbytje dhe goditje të gruas së tij deri në vdekje kur ajo e refuzoi atë për të kryer seks, ka vdekur pas vuajtjeve të lëndimeve misterioze në burg në Tajlandë.

20:09
Propozimi i Bashës: Mision “Pribe” edhe në Shqipëri. Komisioni Europian të ndjekë modelin e Shkupit

Kur kanë kaluar dy muaj nga djegia e mandateve, Lulzim Basha ka dalë me një propozim të ri, i cili duket si një përpjekje për tejkalimin e krizës politike në Shqipëri, ashtu sikurse ndodhi në Maqedoni.

19:52
9 arsye pse të puthurit është e shëndetshme

Këto këshilla pse të puthurit mban çdo çift të fortë-fizikisht dhe mendërisht.

19:49
Mark Gjonaj: Shqipëria trazohet nga jashtë!

Në Tiranë është kremtuar 20-vjetori i themelimit të Batalionit Atlantik në të cilin u bashkuan me qindra shqiptaro-amerikanë, për të luftuar në çlirimin e Kosovës.

19:40
Notre-Dame “përpihet” nga flakët

Një zjarr i madh ka shpërthyer ditën e sotme në katedralen Notre-Dame në Paris. Imazhet tregojnë një tym të bardhë që vjen nga çatia e strukturës.

19:28
Çaste të paharrueshme që vërtetojnë se bota është e mahnitshme

Ky është një koleksion fotosh të rralla, por të vërteta, të fiksuara në celuloid nga njerëz të çfarëdoshëm, rastësisht apo qëllimisht.

19:12
Klajda Gjosha në muajin e gjashtë të shtatzënisë! Ja sa kilogramë ka shtuar gjithë këto muaj

Klajda Gjosha ishte e ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, ku ndau emocionet e pritjes së ëmbël për herë të dytë.

18:58
“Daily Mail” shkruan sërish për luanët e mjerë në Shqipëri: Janë bllokuar në rrethime të vogla (Foto)

Tre luanë të shpëtuar nga “kopshti zoologjik më i keq në Evropë” janë bllokuar në Shqipëri, duke u mbajtur në rrethime shumë të vogla.

18:54
Rashica njeriu i momentit në Gjermani

Milot Rashica vazhdon të spikasë në Bundesligën gjermane. Në këtë sezon, sulmuesi anësor i përfaqësueses së Kosovës është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Werder Bremen dhe po ndihmon bardhë-jeshilët të sigurojnë një vend në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm, me Werderin që mund ta arrijë Europën nga kampionati por edhe nga Kupa.

18:21
15 mistere të shkencës që nuk i ka zbuluar askush…

“Të dish, është të dish që ti nuk di asgjë”-ka thënë Sokrati. Falë shkencës ne dimë shumë, por ka akoma më shumë gjëra që ne nuk i dimë.

18:18
Shtetet më të pasura në botë (Foto)

Një nga elementët matës së pasurisë së një shteti është fuqia blerëse e qytetarëve të tij.

17:42
Nuk e dinte që ishte shtatzënë, 24-vjeçarja lind djalin/ I dashuri: Ku e ke marrë fëmijën?

Një kamariere që nuk e kishte idenë se ishte shtatzënë, lindi në shtëpi dhe duhej të priste kordonin e kërthizës me gërshërë vetë, ndërkohë që i dashuri i saj e “akuzoi” për gjetjen e fëmijës në rrugë.

17:34
A është ky autogoli më qesharak që keni parë ndonjëherë? (Video)

Një portier amerikan ka bërë një gabim shumë qesharak që përfundoi me autogol.

17:21
16 gjërat idiote për të cilat gratë shpenzojnë para

Një grua gjatë gjithë jetës së saj do të shpenzojë rreth 15,000 dollarë vetëm për make up-in, por kjo nuk është e vetmja gjë që gratë harxhojnë para.

16:53
Rrihet keq në mes të rrugës se ishte transgjinore (Video)

Një transgjinore është rrahur keq nga disa të rinj në Dallas të Teksasit (SHBA). Sulmi ndaj 23-vjeçares Muhlaysia Booker ndodhi në mes të rrugës.

16:43
Bujqësia organike; Fermerët e vegjël që furnizojnë Tiranën

Pranvera vjen me bollëkun stinor. Por pas këtij prodhimi qëndron një punë e lodhshme dhe e pashpërblyer. Një grup i Top Channel vizitoi serat e familjes Dervishi në fshatin Pezë Helmes, pjesë e Njësisë Administrative të Ndroqit.

16:43
Parajsa e zonjave – Episodi 2

Luka arrin të shpëtojë Marta Guarnierin nga sulmi i Valerios. Klelia, një grua misterioze prezantohet te “Parajsa e Zonjave”, gjë që zgjon interesin e Luçano Kataneos.

16:32
Shi dhe breshër në Berat, përmbyten rrugët e qytetit

Kanë mjaftuar vetem 30 minuta shi dhe breshër i pandërprerë që rrugët e qytetit të Beratit të notojnë për minuta të tëra në ujë.

16:32
Basha: KE-ja të monitorojë reformat në sundimin e ligjit në Shqipëri

Kreu i Partisë Demokratike, Luzlim Basha, i pranishëm në Ljubjanë të Sllovanisë, si i ftuar i Institutit Ndërkombëtar të Studimeve për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin, kërkoi që BE-ja të monitorojë sundimin e ligjit në Shqipëri, një nismë e cila është ndërmarrë tashmë për Bosnje-Hercegovinën.

16:31
Peshkatarët të kënaqur me naftën. Në Vlorë kërkojnë thellimin e hyrjes

Çmimi i naftës prej vitesh ka qenë barra më e rëndë për peshkatarët, jo vetëm për buxhetin familjar të një peshkatari por dhe si një kosto që bie më pas mbi konsumatorin.

16:21
Alessandra Ambrosio poston foto shumë seksi me bikini

Alessandra Ambrosio ka postuar në Instagram një foto shumë seksi me rastin e ditëlindjes së saj të 38.

16:13
Grabitja e Rinasit, Luan Rama në Top Talk: Mosveprim, shpërdorim detyre dhe shkelje e Kushtetutës

Edhe pa ka kaluar thuajse një javë nga grabitja e Rinasit, duket se ende asgjë nuk është zgjidhur. I ftuar në studion e “Top Talk”, ish-ministri i Brendshëm, Luan Rama, i cili teksa e vlerësoj ngjarjen si të rëndë vuri në dukje shpërdorimin e detyrës, si edhe shkeljen e Kushtetutës me aktivizimin e ushtrisë.

16:12
Rama në Top Talk: Opozita e gatshme për dialog, por ja çfarë kërkon…

Java nis me jehonën dhe reagimet e protestës së opozitës që u zhvillua mbrëmjen e së shtunës. Protesta u pasua nga akuza të ndërsjellta nga kampet respektive. Sot në Top Talk ka qenë nën/kryetari i LSI Luan Rama për të mësuar më shumë mbi strategjinë e opozitës në raport me synimin kryesor të saj sikurse thotë largimin e Edi Ramës dhe krijimin e kushteve për zgjedhje të drejta dhe të barabarta.

15:55
Krujë, ndalohet komando ekstremist. Antiterrori zbulon se stërviste me armë fëmijët, për “ISIS”

Një video, e cila duket sikur demonstron se si duhet te reagosh ndaj nje sulmi te armatosur, por e postuar në rrjetet sociale nga një person me pritje ekstremiste ne fakt është me tepër se kaq.

15:44
“Jashtë kufijëve”, Libri i një shqiptari frankofon, anarshist në vitet ‘70

Që nga koha e të shumëpërfolurit “revolucionit seksual” ka pasur një rrjeshtë të gjatë ndryshimesh, por ndikimet e tij ishin të thella. Kjo jo vetëm në mënyrën e jetesës pa kufij apo duke përqafuar njëlloj shthurrjeje në emër të lirisë, por edhe në kuptimin politike, filozfik dhe social. Në atë kohë Skënder Sherifi ishte vetëm një 21 vjeçar dhe gjithë këto ndjesi multikulturalizmi të jetuara në Paris, ai i sjell sot në një libër me titullim Borderline-Jashtë kufijve.

15:32
“Parajsa e zonjave” Telenovela më e re në Top Channel nis sot në orën 16:00

Disa vjet më parë, romani i Emil Zolasë “Ora e lumtur e Zonjave” u adoptua për televizion për herë të parë.

15:23
Ish-deputeti: Ja si protestuesit janë prangosur në spital

Në një postim në facebook, ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu e ka quajtur si shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut, prangosjen e protestuesve edhe në ambientet e qendrave spitalore.

15:15
Lleshaj, në interpelancë nga “opozita e re”: Të flasë për grabitjen në Rinas

Deputetët e opozitës së re kërkojnë interpelancën e parë me një anëtar të qeverisë. Ralf Gjoni, nga lista e LSI-së, dhe Myslim Murrizi, nga lista e PD-së, do t’i kërkojnë ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj shpjegime për grabitjen e ndodhur në Rinas.

14:52
“Start smart”, programet e trajnimit për të papunët

Sikurse mandatin e parë qeverisës, edhe këtë mandat të dytë, për kryeministrin Edi Rama, arsimi profesional mbetet një prioritet.

14:45
Mocion kundër Shqipërisë, Parlamenti i Holandës voton nesër “rikthimin e vizave”

Një grup prej 4 deputetësh të Parlamentit holandez kanë hartuar mocionin për anulimin e përkohshëm të udhëtimit të lëvizjes së lirë për shtetasit shqiptarë në zonën e “Schengen”-it.

14:31
Shkencëtarët, në alarm nga breshkat: Nuk u rikthyen në Nikaragua

Mungesa e breshkave të ujit, në atë që konsiderohej “fortesë e tyre” në Nikaragua, ka vënë në alarm autoritetet.

14:23
Asambleja e FSHF-së, Duka: Klubet, probleme financiare. Reformim licencimit

Federata Shqiptare e Futbollit mbajti Asamblenë e saj të Përgjithshme, mbajtur në kushte të zakonshme, ku u diskutuan dhe u morën një sërë vendimesh, mes të cilave ishte ai për disas ndryshime statutore. Pas mbylljes së Asamblesë, presidenti Duka pranoi problemet financiare të klubeve.

14:22
Pezullimi i Mynyr Konit, detyrat e Rektorit të UT i kalojnë Bernard Dostit

Një ditë më parë ministrja e Arsimit, Besa Shahini, vendosi pezullimin në detyrë të rektorit Mynyr Koni.

14:17
Finlanda iu shpëton “kthetrave” të populistëve, vështirësi për koalicionin

Me vështirësi të madhe, socialdemokratët arritën t’ia shkëpusin fitoren populistëve në zgjedhjet e përgjithshme të Finlandës, të dielën.

13:50
Tërheqja e Uashingtonit nga Ballkani, Hahn: Aspak problem!

Nuk ka qenë e vështirë të vërehet se roli i Shteteve të Bashkuara në Ballkan nuk është më si dikur. Por, e përditshmja prestigjioze “Washington Post” shkruan se, për Komisionerin europian të Zgjerimit, Johannes Hahn, kjo gjë nuk përbën një problem.

13:35
Strazimiri, ministrit Lleshaj: Kush të pengon të zbardhësh drogën?

Sasia e kokainës së kapur nga autoritetet malteze, që kishin për destinacion Shqipërinë dhe Greqinë, ka nxjerrë ish-deputetin e Partisë Demokratike, Gent Strazimiri në një reagim ndaj ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

13:34
Padia për Lleshaj, Bardhi: Prokuroria të mos bëhet vegël e qeverisë

“Beteja” mes Partisë Demokratike dhe Policisë së Shtetit është zhvendosur nga sheshi i protestës në dyert e Prokurorisë së Tiranës. Këtë të hënë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi paraqiti prova të reja pranë këtij organi që sipas tij dëshmojnë dhunën e policisë ndaj protestuesve të opozitës.

13:25
Maltë, kapen 91.2 kg kokainë. Dy konteinerë, destinacion Shqipërinë

Tri kontenierë që përmbanin kokainë me vlerë më shumë se 10 milionë euro janë konfiskuar nga Departamenti i Doganave në Freeport të Maltës.

13:04
“Froni i Shpatave”, nis sezoni i fundit. Autori: Finalja, surprizë!

Adhuruesit e “Game of Thrones” u mblodhën në Nju Jork për të ndjekur bashkë episodin e parë të sezonit të 8 dhe të fundit të serialit televiziv, fitues i çmimeve “Emmy”, i cili ka tërhequr fansa pa fund në mbarë globin.

12:51
Dëmet nga ekranet, studiuesit: Jo edhe aq problematik

Koha e kaluar me tepri përpara ekranit, sidomos për fëmijët dhe të rinjtë, është një shqetësim i madh i momentit.

12:49
Nga sot, “Parajsa e Zonjave”, seriali më i ri në Top Channel

Duke filluar nga 15 Prilli në Top Channel starton seriali më i ri, “Parajsa e Zonjave”. Mbështetur në romanin “Parajsa” të Emil Zola që frymëzoi shumë seriale të suksesshëm, realizimi i tij në italisht vë në vëmendje dhe ndjek Tereza Lorio, një vajzë e re, e cila largohet nga qyteti i saj i lindjes ne zonat e largëta të Siçilisë për të shkuar në Milano. Tereza gjen punë dhe shumë më tepër, në një dyqan të sapohapur: Parajsa e Zonjave.

12:48
IKMT kallëzon për shpërdorim detyre kryebashkiakun e Kavajës

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kallëzuar penalisht kryebashkiakun e Kavajës, Isa Sakja, me akuzën për shpërdorim detyre, por jo vetëm.

12:45
WakeUp/ Stela Rustemaj, juristja që pikturon me trup

E ka dashur pikturën që në fëmijëri, por asnjëherë nuk ka pasur dëshirë për të studiuar për të, pasi mjaftohej me skicat, pikturat në letër apo në muret e dhomës…derisa një ditë të zakonshme fare rastësisht vendosi të pikturojë në telajo.

12:35
Gjykata lë në “arrest shtëpie” ish-deputetin Ndoka

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka është paraqitur këtë të hënë në Gjykatën për Krimet e Rënda në Tiranë, ku në gjyqin në themel ka kërkuar revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpiak”, dhënë gjatë hetimeve për çështjen “Vol-Vo 4”.

12:33
WakeUp/ Boksieri Albi Sorra drejt titullit kampion bote

Ai e ka nisur boksin kur ishte 12 vjeç dhe tani ka hyrë në radhën e boksierëve profesionistë, që synojnë tituj të rëndësishëm.

12:32
Kryetarja e Gjykatës Lushnje, të martën në sitën e Vetingut

Kryetarja e Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, Esmeralda Çeka do t’i nënshtrohet Vetingut.

12:22
Shtëpinë ua rrënoi tërmeti, familja nga Bulqiza jeton në çadër

Një familje prej tri anëtarësh në fshtatin Sopot të Njësisë Administrative Zerqan, në Bashkinë e Bulqizës, jeton prej më shumë se një viti në çadër.