“Mbyllet” Uluru, turma ngjitësish drejt malit

25/10/2019 16:15

Turma të mëdha njerëzish po i ngjiten malit Uluru të Australisë, në ditën e fundit para se ky aktivitet të ndalohet. Monoliti gjigant, që dikur është njohur për turistët si Shkëmbi Ayers, do të mbyllet përgjithmonë nga dita e shtunë.

Uluru konsiderohet vend i shenjtë për banorët indigjenë, Anangu, të cilët u kanë kërkuar një kohë të gjatë turistëve të mos ngjiten. Vetëm 16 për qind e vizitorëve janë ngjitur në këtë shkëmb në vitin 2017, kur edhe është njoftuar për ndalimin, mirëpo ky aktivitet është shpeshtuar javëve të fundit.

Të premten, ngjitësit janë përballur me vonesa për shkak të erërave të forta dhe të rrezikshme. Pas tre orësh zyrtarët thanë se ngjitja është e sigurt.

Nga viti 1950, dhjetëra persona kanë vdekur në Uluru për shkak të aksidenteve, dehidrimit dhe incidenteve tjera të lidhura me nxehtësinë.

Uluru është shkëmb 348 metra i lartë, mirëpo ngjitja shoqërohet me rrëshqitje.
Gjatë verës, temperatura në këtë zonë mund të arrijë deri në 47 gradë Celsius.
Të shtunën mbushen 34 vjet që kur pronësia e parkut iu kthye atyre që konsiderohen pronarët tradicionalë të tij.

Ardita Becolli

Top Channel