“Dera mbyllur e BE-së, nuk duhet të mbështetemi vetëm tek perëndimi”/ Serbia me sytë nga Rusia dhe Kina

25/10/2019 00:23

Vendimi i BE për t’ia të mbajtur të mbyllura dyert e tij dy vendeve të Ballkanit e ka bërë rajonin të kuptojë se nuk mund të mbështetet vetëm tek fqinjët e saj perëndimorë, ka paralajmëruar presidenti i Serbisë.

Aleksandar Vuçiç tha për Financial Times se refuzimi i BE-së për të hapur bisedime të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, mbështet praktikisht politikën e tij për krijimin e lidhjeve më të ngushta me Kinën dhe Rusinë.

Beogradi përgatit të nënshkruajë të premten një marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik, një union doganor me qendër në Moskë, e ka bërë gjithashtu thirrje për integrim të mëtejshëm rajonal.

“Ne duhet të kujdesemi për veten. Kjo është e vetmja mënyrë, e vetmja qasje. Çdo gjë tjetër do të ishte papërgjegjshmëri”, thotw kreu i shtetit serb në intervistë.

Komentet e tij ka të ngjarë të forcojnë frikën se BE mund të humbasë ndikimin në Ballkan pasi udhëheqësit e bllokut nuk arritën të bien dakord në një samit javën e kaluar për të çelur bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Ky hap, i cili u nxit nga kundërshtimi nga presidenti francez Emmanuel Macron, u kritikua nga të dy vendet dhe nga SHBA. Duke folur në Beograd, Vuçiç theksoi se vendimi i BE-së – i marrë pavarësisht përpjekjeve për reforma të bëra nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me kërkesë të Brukselit, ia kishte bërë të qartë rajonit se “nuk varet gjithçka nga ne”, dhe në vend të kësaj, Ballkani, sipas tij, duhet të farkëtojë më shumë bashkëpunimin rajonal.

Top Channel