5 të arrestuar dhe sekuestrim droge e armësh- ky është rezultati i një operacioni policor në Mirditë.

Mësohet se shtetasit e lartpërmendur, në bashkëpunim me njëri-tjetrin po përgatisnin një sasi lënde narkotike në doza të vogla në një godinë të braktisur, në fshatin Bulshar .

Kështu ranë në pranga J. N .,28 vjeç, F. Rr., 27 vjeç, K. L., 29 vjeç, N. Rr., 28 vjeç dhe N. L., 59 vjeç, të gjithë banues në fshatin Bulshar, Mirditë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit K. L. , u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov, me 30 fishekë. Në vijim të kontrolleve, policia arrestoi në flagrancë edhe shtetasin N. L., 59 vjeç, banues në Bulshar, Mirditë.

Materialet iu referuan prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasit J. K. ; për vepren penale “Fshehja e krimit” për shtetasit  F. Rr., K.L  dhe N. Rr., si dhe për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak” në ngarkim të shtetasit N. L.

Top Channel