Opozita ka ngritur grupin për reformën zgjedhore, Mediu në Bundestag për 9 kushtet

25/10/2019 10:50
Katja Leikert dhe Fatmir Mediu

Opozita ka ndërtuar një grup që po punon për reformën zgjedhore, kjo i është bërë me dije zyrtarëve të Bundestagut gjerman nga Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane.

Aleati i Lulzim Bashës ka theksuar në takimet me zyrtarët gjermanë se “për opozitën kushtet e Gjermanisë janë udhërrëfyesi për të ardhmen për dialogun dhe zgjidhjen e ngërçit politik, si dhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Po ashtu i bëra me dije se opozita ka filluar punën mbi këto kushte duke ndërtuar një grup që po punon për reformën zgjedhore, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Deputetët e Bundestagut gjerman garantuan mbështetje për Shqipërinë, si dhe këmbëngulin për përmbushjen me seriozitet nga Qeveria dhe politika, të kushteve të vendosura si interes i Shqipërisë dhe shqiptarëve”, shprehet Mediu.

Gjatë vizitës në Berlin, Mediu është takuar me reporterin per Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm, Christian Schmidt, me Katja Leikert, Zv.Kryetare e Grupit parlamentar CDU/CDU dhe me Peter Beyer LL.M, Koordinator për Marrëdhëniet Transatlantike.

Top Channel