Emrat e tetë prokurorëve që kanë kaluar dy shkallët e vetting-ut do të kalojnë brenda muajit nëntor për në Strukturën e Posaçme AntiKorrupsion. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Sipas KLP-së, të gjitha hapat e propozuara nga Komisioni i Posaçëm për SPAK do të finalizohen brenda 30 ditëve.

Propozimi i cili  ka marrë mbështetjen e shumicës së anetarëve është se KLP-ja do të bëjë emërimin e tetë prokurorëve në  SPAK  dhe menjëherë do të hapet gara për shprehjen interesi për drejtuesin e SPAK, e cila zgjat 5 ditë.

Propozimi është miratuar sot në KLP me 11 vota.

Një tjetër pikë e rëndësishme në propozimin e miratuar është edhe koordinimi që KLP duhet të ketë me Këshillin e Lartë Gjyqësor për ngritjen e Gjykatës së Posaçme AntiKorrupsion.

“Ekzistenca e njërit organ pa tjetrin, qoftë edhe disa orëshe mund të sjellë probleme”, thuhet në propozim.

Aktualisht për Strukturën e Posaçme Hetimore, janë pikëzuar vetëm 8 kandidatë të cilët kanë kaluar vetting-un, nga 22 kandidatë që ishin në total. Sipas Kushtetutës, ngritja e SPAK kërkon jo më pak se dhjetë prokurorë për të nisur punën me dosjet e para.

  SPAK në nëntor? Ibrahimi sqaron: Institucioni do ngrihet nga kryetari dhe nga Parlamenti

Top Channel