Policia britanike ka kontrolluar shtëpinë e Xhoana Maher, 38 vjeçe, dhe e burrit të saj, tomas Maher, në Uarrington.

Çifti pati thënë në një intervistë për mediat angleze se ata kishin shitur kokën e maunes një vit më parë, por policia e vazhdoi kontrollin gjithsesi. Trajleri ku u gjetën të vdekurit është në pronësi të një kompanie në Dublin që i jep automjetet me qira.

Policia ua kontrolloi shtëpinë të dyve dhe i ka arrestuar si të dyshuar për vrasje nga pakujdesia të 39 emigrantëve.

Shoferi që u arrestua tri ditë më parë vazhdon të mbahet nga policia, e cila ende nuk e ka vendosur nëse duhet ta lirojë apo ta mbajë si të akuzuar për vrasje.

Trajleri ku u gjetën viktimat bëri të njëjtin udhëtim në Britani një javë para ngjarjes së rëndë.

Videoja e mëposhtme tregon se si emigrantët futen nëpër kamionët që hyjnë në Angli.

Top Channel