Iu kërkua të bënte sërish shkollën e Magjistraturës, Komisioneri Publik ankimon vendimin për Elvin Gokajn

25/10/2019 13:53

Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ndaj kryeprokurorit të Apelit në Shkodër, Elvin Gokaj për mangësi profesionale është ankimuar nga Komisioneri Publik.

KPK-ja vendosi që Gokaj duhet të kryente përsëri shkollën e Magjistraturës pasi nuk gëzonte arsimimin e mjaftueshëm për ta vazhduar detyrën.

Ju kujtojmë se Gokaj është pezulluar për një vit nga detyra, me qëllim që të plotësojë kushtet e nevojshme.

Top Channel