Një valë ndalimesh është ndërmarrë nga Policia e Shtetit për tjetërsimin dhe abuzimet me pronat në Gjirin e Lalzit.

Gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfuci raporton se në orët e para të mëngjesit të sotëm janë ndaluar nga Policia e Durrësit 20 punonjës dhe ish-punonjës të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe ZRPP-së në Durrës, si dhe ish-zyrtarë të komunës së Ishmit.

Për këtë ngjarje do të ketë edhe një konferencë nga Policia e Durrësit, ku pritet të jepen më shumë detaje.

  Gjiri i Lalzit/ Funksionet e 18 zyrtarëve të arrestuar; grupi i strukturuar tjetërsoi 68 000 m2 sipërfaqe toke

Top Channel