Kuvendi do të ketë listën me tre emrat për Prokuror të Përgjithshëm brenda muajit nëntor.

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi deklaroi sot se tre kandidatët, Arta Marku, Olsjan Çela dhe Farjona Memçaj, do të njoftohen të hënën, 28 tetor, për t’u paraqitur në KLP.

Brenda 10 ditësh do të zhvillohen intervistat dhe të gjitha procedurat e tjera dhe më pas, për dy ose tre ditë, lista me emrat e pikëzuar do i dërgohet Parlamentit.

Deputetët pritet të kenë listën në duar rreth javës së dytë të muajit nëntor.

  SPAK në nëntor? Ibrahimi sqaron: Institucioni do ngrihet nga kryetari dhe nga Parlamenti

Top Channel