Tavolina e shtruar me ushqim, lodra e fëmijës mbi divan dhe pllakat e lara në gjak, pamjet e rënda nga banesa e 32-vjeçares në Durrës
Sophia Philippiddou do të jetë ambasadorja e re e Greqisë në Shqipëri. Philippiddou ka paraqitur sot letrat kredenciale te presidenti Ilir Meta.
“Me Greqinë kemi shumë gjëra që na bashkojnë, ndaj nuk duhet të reshtin përpjekjet për të çuar përpara partneritetin strategjik dhe për të zhvilluar më tej marrëdhëniet dhe fqinjësinë e mirë”, theksoi presidenti Meta gjatë takimit.
Sophia Philippidou ka një eksperiencë të konsiderueshme brenda diplomacisë greke. Së fundmi, ajo ka mbajtur detyrën e zv/drejtores në Departamentin e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme në Ministrinë e Jashtme.
Philippidou ka qenë pjesë edhe e Departamentit për Organizatat Ndërkombëtare, ndërsa për shtatë vite ka shërbyer në Ambasadën greke në Uashington, deri në nivelin e zëvendës-shefes së misionit.
Top Channel