Pelikani Kaçurrel shkon në Shkodër, shfaqja e shpendit pas moratoriumit dhe ndalimit të gjuhetisë në liqen

25/10/2019 12:37

Nëse deri më tani e kishim parë vetëm në Lagunën e Karavastasë, Pelikani Kaçurrel, një specie e rrallë që deri pak vite më parë rrezikonte të zhdukej, tashmë ka nisur të “vallëzojë” edhe në liqenin e Shkodrës. Prej kohësh, ky shpend i veçantë ka gjetur habitat në liqenin më të madh të Ballkanit.

Top Channel udhëtoi në brëndësi të liqenit të Shkodrës për të përcjellë nga afër fluturimin spektakolar të ketij shpëndi

Drejtuesit dhe specialistët e Zonave të Mbrojtura në Shkodër thonë se moratoriumi i gjuetisë ka ndikuar pozitivisht, por serish duhet më shume vemendje sidomos ndaj liqenit.

Rikthimi dhe shfaqja e shpendëve të rralla në brigjet e liqenit të Shkodrës është një sinjal pozitiv por tashmë duhet që institucionet përgjegjëse dhe vetë qytetaret të kujdesen më shumë për të mbrojtur florën dhe faunën, por edhe të mbajnë pastër këtë pasuri të përbashkët ujore.

Klodian Zhivani

Top Channel