Lulzim Basha mirëpriti gatishmërinë e OSBE për të lehtësuar dialogun politik me mazhorancën paralamentare , por refuzoi idenë e socialistëve që misioni të luante rolin e “shkuesit” mes palëve për reformën zgjedhore.

“Këto janë budallallëqe, merri këtu, çoi atje, budallallëqe. Janë heqje përgjegjësie. Si do të bëhet zoti Basha? Ashtu siç bëhet dialogu politik. Ashtu siç janë zgjidhur krizat politike edhe në Shqipëri dhe në vendet fqinje”, shprehet Basha.

Rolin e ndërmjetësuesit për të rivendosur urat e komunikimit Sekretari i Përgjithashshëm i OSBE, Thomas Graminger u’a propozoi pesonalisht drejtuesve te opozitës jashtëparlamentacve në takimin që pati me ta në selinë e PD.

“Mund të ofrojmë hapësirë për dialog. Këtë mund të bëjmë. Ajo që nuk mund të bëjmë është të marrim vendime politike për hapat që duhet ndërmarrë në fushën e reformës zgjedhore. Shpresojmë që rekomandimet e ODIHR po merren seriozisht dhe po zbatohen. Ajo çfarë nuk mund të bëjmë është të zgjedhim sistemin zgjedhor që ky vend do të zgjedhë”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger.

Por, ku duhet te ndodhe dialogu, nëse ai vjen.

“Dialogu do të zhvillohet jashtë dyerve të pseudoparlamentit deri sa të kemi një parlament që është produkt i votës së qytetarëve dhe jo i bandave kriminale. Për opozitën, rruga është e qartë, është e njëjta rrugë që përshkruhet edhe nga kushtet e Bundestagut – miratimi i reformës dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhje kushtetuese vendore”, ka thënë Basha.

Tentative e osbe për të zgjidhur krizën politike nuk është e vetmja. Në Tiranë në fund të tetorit pritet të vijnë dy reporter nga Këshilli i Europës.

Elda Menga

Top Channel