Besojmë ju vijnë lehtësisht në mendje daljet e para të artistes Adele. Një këngëtare e kolme që fitoi zemrën e turmës falë zërit të jashtëzakonshëm.

Koha rrodhi dhe Adele duket se ka në plan ta lërë të shkuarën pas. 31-vjeçarja është gati për një fillim të ri, përfshirë këtu edhe ndryshime në fizikun e saj.

Në 33-vjetorin e Drake- ut, ylli i muzikës u shfaq me një fustan të zi duke surprizuar fansat dhe të pranishmit.  Adele shpërndau edhe një fotografi nga mbrëmja festive shoqëruar nga përshkrimi:

“Dikur qaja tani djersij.”

FOTO GALERI
1/6

Top Channel