Në Gjykatën Administrative të Apelit ka nisur seanca gjyqësore për ankimimin e kandidatit për Prokuror të Përgjithshëm, Lulzim Alushajn ndaj KLP-së, ky i fundit pretendon se Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shkelur ligjin pasi ka mbajtur dy standarde.

Sipas tij, më 17 qershor kur u mbyll gara për Prokurorin e Përgjithshëm, duhet te ishte skualifikuar edhe kandidati tjetër Olsian Çela, i cili s’kishte kaluar vettingun. Po kështu, Alushaj i kërkon trupës gjykuese të kryesuar nga Kastriot Selita qe ta quajë të paligjshme garën për Prokuror të Përgjithshëm, pasi sipas tij, KLP nuk ka respektuar ligjin për zhvillimin e garës.

Alushaj shprehet se diploma e tij është lëshuar më 15 qershor në vitin 2004 dhe pretendon se i plotëson 15 vitet punë si jurist i spikatur.

Prokurori ka ankimuar vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për skualifikim nga gara.

Përfaqësuesi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë në parashtrimin e tij thekson se zoti Çela ishte në proces rivlerësimi, dhe ligji për garen nuk e pengon një kandidatë prokuror që se ka kaluar vettingun, që të kandidiojë. Këshilli ishte i detyruar të priste përfundimin e rivlerësimit për kandidatin që erdhi nga radhët e prokurorisë.

 

Top Channel