Spahiu në Open: Klasa jonë politike punon kundër interesave të Amerikës

24/10/2019 22:36

Kreshnik Spahiu vazhdoi duke hedhur akuza të forta mbi 3 partitë politike në Open në Top Channel duke i quajtur banda politike.

Pse nuk dalin në deklaratë 3 bandat politike për të thënë që do bashkëpunojmë me Departamentin Amerikan të Shtetit. A janë të gatshëm lidetët kryesorë, Rama, Basha, Meta të pastrojnë partitë e tyre nga personat që janë non-grata në ShBA.

Do ishte i gatshëm që Rama të largonte deputetët e tij që janë non-grata në SHBA? Do ishte i gatshëm Lulzim Basha të largonte nga partia Sali Berishën në qoftë se është në këtë listë?Do jetë i gatshëm LSI-ja të largojë Petrit Vasilin?- tha Spahiu.

Amerika e di që shqiptarët janë populli më proamerikan dhe kemi një klasë politike që punon kundër interesave të Amerikës.

Top Channel