16 piktura nga fondi i Galerisë Guri Madhi në Korçë dhe objekte të Muzeut Historik janë ekspozuar në Shtëpinë e Flamurit në Korçë.

Simbolika e luftës së partizanëve por edhe portretet e disa prej tyre janë reflektuar në këtë ekspozitë të sjellë si pjesë e festimeve të 24 tetorit ditës së çlirimit të Korçës.

Disa nga veshjet dhe sendet origjinale të përdorura nga partizanët të cilat janë pjesë e fondit të muzeut historik të Korçës mes të cilave veshjet, armët, dhe çantat kanë risjellë në vëmendje vështirësitë dhe vuajtjet e partizanëve korçarë

E sjellë si një ekspozitë që prek kujtimet kolektive të qytetit të Korçës ekspozita ka sjellë një dëshmi të rëndësishme të ngjarjeve historike të kohës.

 

Top Channel