09:51
Erion Veliaj dorëzon rekursin në Gjykatën e Lartë, kërkon heqjen e masës “arrest në burg”
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i është rikthyer sërish Gjykatës së Lartë, të cilës i kërkon ta lirojë. Nëpërmjet rekursit të depozituar në datën 6 maj, mbrojtja e Veliajt kërkon zëvendësimin të masës arrest në burg, dhe si mundësi sugjerohen masa më të buta, sikurse detyrimi me paraqitje ose garancia pasurore. Gjykata e Lartë ka hedhur shortin dhe si relatore është caktuar gjyqtarja Albana Boksi.