E diel, 31 Maj 2026
11:45
Ethe deri në sekondën e fundit! Kombinimet e çmendura që vendosin titullin sonte: Kush shpallet kampion i Shqipërisë?

Kampionati më i paparashikueshëm i viteve të fundit po shkon drejt një finaleje të denjë për filmat thriller. Sonte, duke filluar nga ora 19:00, luhet java e tretë dhe e fundit e fazës “Final Four” të Abissnet Superiore 2025/26.

11:35
Sulm në rafineritë ruse, ushtria ukrainase: Goditëm me sukses objektivët

Ushtria ukrainase ka njoftuar se ka goditur rafineritë e naftës në Saratov të Rusisë gjatë natës, duke shkaktuar një zjarr të madh në zonë.

11:27
Vizita e ministrit Hoxha në Kosovë, takohet me presidenten në detyrë Albulena Haxhiu dhe kryeministrin Albin Kurti

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha po zhvillon gjatë ditës së sotme disa takime me krerët më të lartë të shtetit në Kosovë.

11:22
Negociatat SHBA-Iran në krizë/ Vonesa e Khameneit në miratimin e marrëveshjes irriton Trump

Negociatat mes SHBA-së dhe Iranit për një memorandum mirëkuptimi janë futur në një fazë të ndërlikuar, ndërsa mungesa e miratimit përfundimtar nga Teherani po shkakton vonesa dhe tensione të reja diplomatike.

11:21
Curtis Jones dhe Alisson, ardhja e Iraolës te Liverpool mund të ndryshojë planet e Interit dhe Juventusit

Curtis Jones drejt Milanoss dhe Alisson qëndron te Liverpool; ky ishte skenari i merkatos deri vetëm përpara pak orësh, kur ende nuk dihej gjë për ndryshimet në pankinën e The Reds, ku në vend të Slot që mund të kalojë te Milani, pritet të vijë Iraola.Një lëvizje kjo që ndryshon planet e Interit dhe Juventusit.

11:18
Basti i madh i Franco Fodës: Kosova “all-in” në transfertën e vështirë ndaj Çekisë – Formacionet zyrtare

Përfaqësuesja e Kosovës do të zbresë sonte në fushë për një ndeshje miqësore mjaft interesante në udhëtim ndaj Çekisë.

11:15
Shiste kokainë në kryeqytet, arrestohet 51-vjeçari/ Furnizonte edhe personat e tjerë që bënin shpërndarjen

Një 51-vjeçar është arrestuar pasi shiste kokainë në kryeqytet, por gjithashtu furnizonte edhe shpërndarësit e tjerë.

10:58
Emri i tij nuk ishte në listat e kandidatëve për Këshillin Kombëtar, Spaho: Me këtë ekip drejtues që ka PD, më kollaj shkon në hënë se vjen në pushtet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka reaguar publikisht duke sqaruar arsyet pse emri i tij nuk ishte përfshirë në listat e kandidatëve për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.

10:39
Nisin ndëshkimet e sezonit veror! Pushuesit po laheshin në det, Jet Ski-a i afrohet shumë pranë, gjobitet drejtuesi i mjetit lundrues

Një rast shkeljeje është konstatuar në jug të vendit duke rrezikuar jetën e pushuesve, tashmë që sezoni veror ka nisur.

10:37
Boks/ Jurgen Uldedaj ngre flamurin kuqezi në Londër, mbron titullin kampion IBO ndak Austine Nnamdit

Jurgen Uldedaj ngre flamurin kuqezi në Londër. Boksieri shqiptar mbrojti titullin e kampionit botëror në kategorinë IBO Cruiserweight teksa mposhti nigerianin Austine Nnamdi pas vendimit të gjyqtarëve në një duel të zhvilluar në Londër.

10:36
Partneriteti BE-SHBA dhe roli i pazëvendësueshëm i NATO-s në sigurinë Euro-Atlantike

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, organizoi në Tiranë Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë me temë “Partneriteti BE–SHBA dhe Roli i Pazëvendësueshëm i NATO-s”, me mbështetjen e Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi.

10:25
Zyrtare dhe e dhimbshme për tifozët, mbyllet epoka Leao te Milani: Dhashë më të mirën, dua një sfidë të re

Një tërmet i vërtetë ka goditur ambientin kuqezini në prag të merkatos së verës.

10:21
Zi në sportin shqiptar, shuhet në San Marino legjenda e volejbollit Kreshnik Tartari

Volejbolli dhe mbarë sporti shqiptar kanë humbur sot një nga figurat më emblematike të historisë së tyre.

10:16
“1100 aplikime për programet e inovacionit”/ Kompania e re publike “Albanian Digital Solutions”, Rama: Kemi nevojë të shfrytëzojmë kapacitetet e reja të teknologjisë

Në podkastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama foli edhe për hapat e rinj në transformimin digjital të administratës publike.

10:04
Aksident në rreth-rrotullimin e Kolonjës, makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, plagoset një grua

Një aksident ka ndodhur në rreth-rrotullimin e Kolonjës mëngjesin  e sotëm.

09:56
Miratimi i Udhërrëfyesit Kombëtar për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030, Rama: Përcakton objektiva konkrete për zhvillimin e vendit

Kryeministri Edi Rama foli gjithashtu në Shënimet e Javës për miratimin e Udhërrëfyesit Kombëtar për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030.

09:53
Milan, basti me Slot e revanshi i Allegrit, edhe Rabiot e Modric drejt largimit

Ide të pakta dhe shumë konfuze; nëse mendohet që në audicionet për trajnerin e ri shfaqet edhe emri i Arne Slot i shkarkuar nga Liverpool pas një vendi të 5 në Premier League me 53 gola të pësuar, nuk është e vështirë të kuptohet se e gjithë kjo e çon Milanin në qendër të një stuhie.

09:07
Ministri Hoxha vizitë zyrtare në Kosovë, takime me drejtues të lartë, zbulohet agjenda  

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka mbërritur në Prishtinë ku do të zhvillojë gjatë ditës së sotme disa takime me krerët më të lartë të shtetit.

08:47
BE shtrëngon rregullat për emigrantët, Pakti i ri për Azilin dhe Migracionin nis zbatimin më 12 qershor

Pakti i ri Evropian për Migracionin dhe Azilin do të hyjë gradualisht në fuqi më 12 qershor, duke sjellë ndryshime të rëndësishme në mënyrën se si Bashkimi Evropian do të menaxhojë mbërritjet e migrantëve dhe refugjatëve.

08:39
Sulm ajror amerikan ndaj një motoskafi të dyshuar për trafik droge në Paqësor, vriten tre persona

Forcat amerikane kryen një tjetër sulm ajror ndaj një motoskafi të dyshuar për trafik droge në Paqësorin lindor, duke vrarë tre persona në bord.

08:24
Kryeministri Rama ndan pamje nga Tirana: Kryeqyteti zgjohet mes qindra turistëve

Kryeministri Edi Rama ka uruar qytetarët përmes një postimi në rrjetet sociale këtë të diel.

08:19
Video/ Kaos në Paris pas triumfit të PSG-së! Policë të plagosur, makina në flakë dhe qindra arrestime pas finales së Champions League

Festimet për triumfin e Paris Saint-Germain në finalen e UEFA Champions League kundër Arsenalit janë shndërruar në kaos në rrugët e Francës, me përplasje të shumta mes tifozëve dhe policisë që kanë çuar në mbi 400 arrestime.

08:13
Irani godet një bazë ajrore në Kuvajt, raportohet për pesë ushtarë amerikanë të plagosur

Një sulm me raketë balistike iraniane në një strukturë ushtarake amerikane në Kuvajt ka plagosur disa ushtarë amerikanë.

08:05
Mot i qëndrueshëm dhe kohë me diell, parashikimi për këtë të diel

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

08:02
Chelsea “masakron” Arsenal-in menjëherë pas finales: Eja vizitoni shtëpinë e trofeve tek ne!

Dëshpërimi i Arsenalit pas humbjes me penallti në finalen e madhe të Champions League ndaj PSG-së ishte i jashtëzakonshëm, por rivalët e tyre të Stamford Bridge u kujdesën që nata të bëhej akoma më e errët për djemtë e Mikel Artetas.

E shtunë, 30 Maj 2026
23:37
De Bruyne sulmon Conten: S’kam luajtur kurrë në rolin tim, më bëhet qejfi që u largua

Belgu shpërthen në fund të sezonit të tij të parë me “të kaltrit”: “Trajneri ka një ide futbolli krejt ndryshe nga e imja, tepër defensive. Për të qëndruar, dua garanci për stilin e lojës”.

23:27
266 ndeshjet e një paradoksi tragjik, pse Arsenali është klubi më i pafat në historinë e Champions League?

Futbolli nuk njeh drejtësi, njeh vetëm rezultate. Për tifozët e Arsenalit, kjo shprehje nuk është thjesht klishe, por një realitet i dhimbshëm që u përsërit pothuajse identik në dy dekada.

22:56
Triumfi në Champions League, sa është përfitimi financiar i PSG?

Sezoni 2025/26 i Ligës së Kampioneve përfundoi, një turne që pas modifikimit të formatit nga ana e UEFA rriti në mënyrë të konsiderueshme dhe shpërblimet financiare.

22:45
PSG triumfoi në Champions për të dytin vit radhazi, Macron përgëzon kryeqytetasit: Franca është krenare, një yll i ri shkëlqen mbi Paris

Presidenti francez, Emmanuel Macron e përgëzoi Paris Saint-Germain për titullin e dytë radhazi të Ligës së Kampionëve pas triumfit të ekipit francez ndaj Arsenalit në Budapest.

22:41
Arteta i zhgënjyer pas finales: E ardhmja ime? Kam nevojë të pushoj…

Mikel Arteta u përpoq të fshihte zhgënjimin e tij për humbjen e Arsenalit në finalen e Ligës së Kampioneve, një finale që Topçinjtë e pritën prej 20 vitesh. Trajneri spanjoll pas përfundimit të ndeshjes bëri një analizë të asaj që u pa në fushën e lojë në këtë finale ndaj Paris Saint Germain.

22:33
Iranian apo rus? Ky është droni i ri i përdorur nga Kremlini, që alarmoi Evropën pas shpërthimit të tij në Rumani

Kur një armë kushton sa një makinë e përdorur dhe fluturon dy mijë kilometra, gjeografia pushon së qeni mburojë, dhe kjo i ndryshon plotësisht llogaritjet e çdo vendi të NATO-s .

22:22
Luis Enrique pas triumfit në Budapest: Na kushtoi të fitonim ndaj Arsenalit

Paris Saint Germaini triumfoi në finalen e Ligës së Kampioneve për të dytin vit radhazi pasi mundi në finale Arsenalin pas gjuajtjes së penalltive.

22:17
Kryeministri libanez dënon veprimet ushtarake të Izraelit: Sulme të paprecedenta, të rinisim sa më shpejt negociatat

Kryeministri libanez Nawaf Salam dënoi sot “përshkallëzimin e rrezikshëm dhe të pashembullt” nga Izraeli, ushtria e të cilit po përparon në jug dhe po nis sulme masive, dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

22:02
Foto/ Chelsea tallet me Arsenalin pas humbjes në finalen e Champions League: Ejani dhe vizitojeni…

Chelsea duket se nuk e ka humbur rastin për të thumbuar rivalët e qytetit pas finales së UEFA Champions League.

21:44
Rekord që nuk e ka arritur as Guardiola, Luis Enrique futet në histori me triumfin e dytë radhazi në Champions

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, ka shkruar emrin e tij në historinë e futbollit europian pas triumfit në finalen e UEFA Champions League ndaj Arsenalit.

21:39
VIDEO/ Raketat e Hezbollahut bien afër bregdetit izraelit, plazhistët në qytetin e Nahariyas largohen të tmerruar nga shpërthimet

Sulmet e fundit të Hezbollahut drejt Izraelit kanë krijuar panik në qytetin e Nahariyas, pasi disa raketa të organizatës së mbështetur nga Irani kanë rënë në det duke panikosur qytetarët që ndodheshin në plazh.

21:37
As Kvara dhe as Dembele, ja kush u shpall ‘Lojtari i Ndeshjes’ në finalen e Champions League

Mesfushori i PSG-së, Vitinha, është shpallur lojtari më i mirë i finales së UEFA Champions League, pas paraqitjes së shkëlqyer në triumfin e skuadrës franceze ndaj Arsenalit.

21:31
Ligji i parë për IA në Shqipëri, vendosen rregulla përdorimin e teknologjive inteligjente, gjoba deri në 150 milionë lekë për bizneset shkelëse të ligjit

Shqipëria po hedh një tjetër hap drejt transformimit digjital. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka hartuar projektligjin e parë ‘Për Inteligjencën Artificiale’ që synon të vendosë rregulla të qarta për përdorimin e teknologjive të inteligjencës artificiale në vend.

21:26
Kampion për të dytin vit radhazi me PSG, sulmuesi francez: Shumë të lumtur, përgëzojmë Arsenalin

Sulmuesi i PSG-së, Désiré Doué, ka shprehur lumturinë e tij pas triumfit të skuadrës franceze në finalen e UEFA Champions League, ku parizienët mposhtën Arsenalin me penallti dhe ruajtën titullin e kampionit të Europës.

21:14
Protestat masive për imigracionin/ SHBA tërhiqet nga rregullat e vendosura më herët për ‘Green Card’: Nuk do të zbatohen për të gjithë, por…

Qeveria amerikane ka tërhequr pjesërisht një vendim të shpallur më 22 maj, i cili parashikonte që aplikantët për statusin e rezidentit të përhershëm (kartën jeshile) të largoheshin nga SHBA-ja për të përfunduar procesin e aplikimit nga vendi i tyre i origjinës.

21:10
“Zgjidhni një kryetar të ri”, mesazhi i deputetit të Kancelarit Merz në Kuvendin e PD: Kam ide kush mund të jetë, por do ta mbaj gojën mbyllur

Deputeti i Bundestagut gjerman nga CDU/CSU, Peter Beyer, i është drejtuar me një mesazh Kongresit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, duke theksuar pritshmëri të larta nga kjo forcë politike dhe rëndësinë e përqendrimit në procesin e integrimit europian të vendit.

21:05
Nis numërimi i votave, kush do jenë 200 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike

Ka nisur numërimi i votave për 200 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

21:04
“Çfarë nuk kanë thënë për familjen time e fëmijët e mi”, Rama: S’do më dëgjoni kurrë t’u përgjigjem, me të tjerët ne na ndan…

Nga Lezha, ku mori pjesë në 35-vjetorin e PS-së, kryeministri Rama tha se kjo forcë politike në qeverisje na meriton që i ka ngritur kokën lart çdo shqiptari.

21:00
VIDEO/ PSG vazhdon mbretërimin, francezët mundin Arsenalin me penallti dhe ruajnë titullin e kampionit të Europës

PSG është kampion i Europës pas triumfit me penallti në Budapest kundër Arsenalit.

20:41
Alarm në Brazil/ Autoritetet shëndetësore izolojnë një rast të dyshuar me Ebola, i infektuari kishte vizituar së fundmi Kongon ku dyshohet se…

Autoritetet shëndetësore në São Paulo po hetojnë një rast të dyshuar të virusit Ebola, i raportuar sot në kryeqytetin e shtetit brazilian.

20:34
Panik në Romë/ 30 kuaj të forcave të armatosura italiane dali jashtë kontrollit, plagosin 5 persona në kryqytet

Paniku përfshiu gjatë natës rrugët e Romës, kur rreth 30 kuaj që i përkisnin forcave të armatosura italiane dolën jashtë kontrollit dhe nisën të vraponin në një nga rrugët kryesore të kryeqytetit.

20:27
Stuhia e fuqishme e rërës godet Indinë/ Erërat arrijnë shpejtësinë 70 kilometra në orë, kaos në qarkullimin rrugor

Një stuhi e fuqishme rëre goditi Indinë pasditen e sotme, duke krijuar skena spektakolare, por edhe të rrezikshme.

20:13
Dramë në Champions! PSG dhe Arsenal në shtesë, historia thotë se 90% e finaleve përfundojnë kështu…

Finalja e madhe e Champions League mes PSG-së dhe Arsenalit ka thyer pritshmëritë duke u mbyllur në barazim 1-1 brenda 90 minutave të rregullta. Tashmë, gjithçka do të vendoset në 30 minutat e kohës shtesë (ose nga pika e bardhë e penalltive), duke shënuar kështu herën e 14-të në histori që finalja më e rëndësishme për klube në Europë shkon përtej kohës së rregullt

20:11
Raportoi gabim për një qytetar gjatë protestës në Zvërnec, Hita pezullon drejtorin e Policisë së Vlorës

Është pezulluar nga detyra ditën e sotme drejtori i Policisë së Vlorës, pasi raportoi gabim për një qytetar gjatë protestës në Zvërnec.

19:58
Plagosje me thikë në Lushnje, 17-vjeçari qëllon dy herë një 42-vjeçar pas një debati

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Golem të Lushnjës, ku një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflikti për motive banale.

19:50
“Investim 4 miliardë euro”/ Debati për projektin në Zvërnec, reagon kompania që ka marrë përsipër projektin: Prona është private, gjithçka po bëhet sipas ligjit

Ditën e sotme, ashtu siç ishte njoftuar, qytetarë dhe shoqëria civile mbajtën një protestë kundër projektit që pritet të zhvillohet në bregdetin e Zvërnecit. Gjatë zhvillimeve të saj nuk munguan përplasjet mes protestuesve dhe policisë.

19:47
Carlo Ancelotti dhe përgjigjja epike për Neymar: Nëse gjyshi im do të kishte rrota…

Tek Brazili nuk do të ketë asnjë zëvendësim, Neymar, pavarësisht dëmtimit të shkallës së dytë, do të qëndrojë mes 26 futbollistëve të grumbulluar në Botërorin e kësaj vere.

19:34
Artistët e përzgjedhur refuzuan të merrnin pjesë/ Trump shqyrton anulimin e koncerteve për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së, pritet të mbajë një tubim me fjalime

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se po shqyrton anulimin e një serie koncertesh të planifikuara për të shënuar 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, pasi disa nga artistët e përzgjedhur njoftuan se nuk dëshironin të merrnin pjesë.

19:23
U konfliktuan për një borxh prej 100 mijë lekësh të vjetra/ Plagoset me thikë në bark i riu në Korçë, identifikohet autori

Një i ri është plagosur me thikë nga një person tjetër gjatë një konflikti në Korçë.

19:13
Pas tërheqjes së 5 mijë trupave ushtarake nga Gjermania/ SHBA do të përsërisë skenarin edhe në bazat e tjera në Evropë, NATO pritet të…

Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të përshpejtojnë tërheqjen e forcave të tyre ushtarake nga bazat në Evropë dhe pritet t’ua paraqesin propozimet aleatëve të NATO-s muajin e ardhshëm, raportoi gazeta gjermane Welt am Sonntag, duke cituar një burim të paidentifikuar nga Pentagoni.

19:06
Aksidenti i rëndë në rrugën Elbasan–Peqin/ 38-vjeçarja në koma, ndodhej në makinë së bashku me fëmijën

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur pasditen e së dielës aksin Elbasan–Peqin, ku një grua 38-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë pas një përplasjeje të fortë mes automjetit që drejtonte dhe një kamioni.

19:05
Champions League, Havertz si Ronaldo e Mandzukic, shënon në finale me 2 skuadra të ndryshme

Me golin e shënuar ndaj Paris Saint Germain, sulmuesi i Arsenalit, Kai Havertz është futbollisti i tretë që shënon në një finale të Ligës së Kampioneve me dy skuadra të ndryshme.

18:45
“Do ta fitojmë betejën për Shqipërinë”, deputeti Balliu në Kuvendin Kombëtar: Institucionet janë kapur, por protesta mbetet e lirë

Gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, Klevis Balliu theksoi se Shqipëria po përballet me një situatë të rëndë për demokracinë dhe shtetin e së drejtës, duke akuzuar qeverinë për kapjen e institucioneve dhe përqendrimin e pushtetit.

18:31
Arsenal vs PSG: Reperi Drake i fut dridhmat “Topçinjve” me bastin e tij të çmendur prej 1.5 milion dollarësh

Sonte, vëmendja e të gjithë botës është e përqendruar në “Puskás Aréna” të Budapestit, ku Arsenal dhe PSG do të përplasin brirët për trofeun më të lakmuar të Europës, Champions League.

18:25
“Zgjidhni një kryetar të ri, kam ide kush mund të jetë”, Berisha reagon pas deklaratës së deputetit të Merz në Kuvendin e PD: Kishte sugjerime dhe kritika, por…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi Kuvendin Kombëtar si një moment të rëndësishëm ripërtëritjeje për forcën politike që drejton, ndërsa u shpreh i inkurajuar nga diskutimet dhe mendimet e shprehura gjatë punimeve.

18:23
“Kemi nevojë për partnerë, jo për protektorate”, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ka marrë fund epoka e SHBA që financon mbrojtjen e vendeve të pasura

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka dërguar një mesazh të fortë ndaj aleatëve të SHBA-së, duke theksuar se Uashingtoni nuk do të vazhdojë të mbulojë në mënyrë të njëanshme kostot e sigurisë për vendet e pasura.

18:04
Botërori 2027/ Kombëtarja e vajzave mbyll kualifikueset, Grima: Dy ndeshje ku e kemi vetë fatin në dorë

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka nisur tashmë përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve të Botërorit të vitit 2027 ndaj Çekisë dhe Malit të Zi.

18:01
Berisha pranon shkeljen e statutit për publikimin e listës së kandidatëve të Këshillit pak orë para votimit: Ndodhi për shkak të degëve të PD

Pas mbylljes së punimeve të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, Berisha foli për gazetarët, ku pranoi një shkelje në statut për shkak se pak para nisjes së procesit të votimit u zbuluan listat e kandidatëve për Këshillin Kombëtar.

17:18
Kanadaja në Botërorin 2026/ Jonathan David udhëheq sulmin, vëmendja është te Davies

Jonathan David është pika e referimit të Kanadasë për repartin e sulmit në Botërorin që do të nisë pas pak më shumë se 10 ditëve. Sulmuesi i Juventusit është mes 26 futbollistëve të grumbulluar nga trajneri Jesse Marsch, skuadër ku padyshim nuk mungon as futbollisti i Bayernit të Mynihut, Alphonso Davies, i cili është duke u rikuperuar nga një dëmtim dhe mund të mos jetë i disponueshëm për ndeshjen hapëse të Kanadasë që është në Grupin B së bashku me Zvicrën, Bosnjen dhe Katarin.

17:10
Kuvendi Kombëtar i PD mbyll punimet pas 7 orësh, delegatët votojnë për 200 anëtarë të Këshillit Kombëtar. Ja ku do bëhet numërimi

Kuvendi i kombëtar i Partisë Demokratike ka mbyllur punimet pas një maratone që nisi rreth orës 10:00 dhe vazhdoi për afro 7 orë.

17:07
Misteri me emrin “Jordan Daci” si kandidat për Këshillin Kombëtar të PD. Juristi i njohur: Nuk jam unë. Ivi Kaso: Është një tjetër

Gjatë punimeve të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, një reagim i papritur erdhi nga ana e juristit Jordan Daci. Ky i fundit gjeti emrin e tij në fletën e votimit si kandidat, por përmes një deklarate publike u shpreh se nuk ishte në dijeni për këtë.

16:53
Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD/ Nga Deda e Kapexhiu te Bumçi e Imami, dhjetëra emra të njohur të demokratëve mbetën jashtë listës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vendosur të bëjë ndryshime të konsiderueshme në përbërjen e Këshillit Kombëtar, duke mos përfshirë në listën e re një numër emrash që ishin pjesë e strukturës së mëparshme.

16:40
Kapet në Angli pas 11 vitesh në kërkim shqiptari i përfshirë në trafik kanabisi drejt Kosovës në vitin 2015

Pas 11 vitesh në kërkim, Interpol Tirana, në bashkëpunim me partnerët britanikë, ka arrestuar në Angli një shtetas shqiptar të kërkuar për trafik droge në Kosovë.

16:09
Vuajtjet e popullsisë në Gaza, Hamasi po përfiton nga rritja e çmimeve

Kjo qendër e shquar nuk mund të riemërtohet pa vendim të Kongresit: me këtë arsyetim, një gjykatës në SHBA urdhëroi heqjen e emrit të Donald Trump nga Kennedy Center në Uashington.

16:06
Irani sfidon SHBA-në, sulm ndaj bazës në Kuvajt, plagosen pesë ushtarë amerikanë

Një sulm iranian me raketë balistike ndaj një baze ajrore të SHBA-së në Kuvajt ka shkaktuar plagosje të lehta te disa shtetas amerikanë dhe ka dëmtuar rëndë dy dronë amerikanë MQ-9 Reaper, shkruan Bloomberg.

16:04
Iku Orban, BE i zhbllokon fondet Hungarisë: 16 mld euro pas reformave të qeverisë së re

Bashkimi Europian vendosi të zhbllokojë 16.4 miliardë euro fonde për Hungarinë, pas një serie reformash të rrufeshme të ndërmarra nga qeveria e re e kryeministrit Peter Magyar në fushat e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe forcimit të institucioneve demokratike.

16:02
Droni në Rumani, NATO “rrëzon” Putinin: Ishte me origjinë ruse

NATO konfirmon se droni që u rrëzua në Rumani ishte “me origjinë ruse”. Lajmin e përcjell Reuters, që citon zëdhënës të aleancës, për të rrëzuar pretendimet e Vladimir Putin se mjeti fluturues mund të mos ishte fare rus.

15:49
Ekskluzive/ Bllofi i Blerton Isufit: Gënjeu Shqipërinë dhe Kosovën brenda ditës, dokumentet zyrtare që e kapin “mat” lojtarin e Moldes

Një skandal i paprecedentë i manipulimit mediatik dhe i “lojës me dy porta” ka shpërthyer rreth emrit të futbollistit të klubit norvegjez Molde, Blerton Isufi.

15:49
Ministrja Sala në Spitalin Memorial të Fierit: Së shpejti dy shërbime të reja, Kardiokirurgjia dhe Kabineti i Kimioterapisë Ditore

Në Spitalin Memorial Fier do të ngrihen dy shërbime të reja, të cilat shënojnë një fazë të rëndësishme zgjerimi të kapaciteteve të tij mjekësore, Kardiokirurgjia me ekip të përbashkët turk–shqiptar dhe Kabineti i Kimioterapisë Ditore, duke rritur ndjeshëm aksesin dhe cilësinë e trajtimeve të specializuara për pacientët.

15:47
“Ja pse u vonova gjatë votimit”, Berisha: Lista më dinjitoze e kandidatëve, PD do të ketë një organizim më të fuqishëm

Pasi hodhi vullnetin e tij në fletën e votimit për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, kryetari Berisha foli për gazetarët, ku vuri theksin te ripërtëritja që, sipas tij, do ta karakterizojë partinë.

15:33
Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, kryetari Berisha kryen procesin e votimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përfunduar votimin e tij për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të PD-së.

15:25
Lezha pa kosha mbetjesh/ Skema e re e pastrimit nis në qershor, gjoba për shkelësit e rregullave

Flota e re e makinave do të shërbejnë për menaxhimin e pastrimit në Lezhë, në kuadër të skemës së re që nis zbatimin në muajin qershor në të gjithë territorin e bashkisë.

15:19
Ligj i ri për mbetje, qeveria parashikon venddepozitime të posaçme në të gjithë Shqipërinë

Qeveria po përgatit një draft të ri për menaxhimin e mbetjeve inerte, në një kohë kur në shumë zona të vendit vijojnë të shfaqen problematika me hedhjen e pakontrolluar të dherave dhe mbetjeve nga ndërtimet.

14:59
Zhurma largon turistët, ndotja akustike në Gjirokastër detyron vizitorët të ndryshojnë hotel

Ky çift turistësh nga Holanda u detyrua të largohej nga hoteli në qendër të Gjirokastrës për shkak të muzikës me volum tepër të lartë dhe pamundësisë për të pushuar gjatë natës.

14:51
Vlora nis fort sezonin, turistët e huaj dominojnë në bregdetin e jugut, prenotimet rriten deri në 30%

Në fund të muajit maj, qyteti i Vlorës është mbushur me turistë, kryesisht të huaj, ndërsa operatorët turistikë flasin për një nisje të mbarë të sezonit turistik.

14:40
Nëna 25-vjeçare dhe partneri pakistanez dërgohen në burg për dhunën ndaj vajzës 3-vjeçare në Greqi

Një ngjarje që tronditi Greqinë ka përfunduar me paraburgimin e dy të rinjve: një 25-vjeçare rome dhe një 27-vjeçari pakistanez janë lënë në burg me vendim të përbashkët të gjyqtarit hetues dhe prokurorit, të akuzuar për tentativë vrasjeje dhe plagosje të rrezikshme ndaj një vajze 3-vjeçare.

14:13
Putin nis programin gjigant për “zgjatjen e jetës”, 26 miliardë dollarë për kërkime mbi plakjen dhe pavdekësinë

Presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur në fokus të politikave shtetërore kërkimin për zgjatjen e jetëgjatësisë njerëzore, përmes një programi të gjerë me vlerë rreth 26 miliardë dollarë që përfshin bioteknologji të avancuar, terapitë gjenetike dhe kërkimet mbi zëvendësimin e organeve.

14:13
“Ditën na akuzonin si shërbëtorë të Milosheviçit e naftën furnizonin makinerinë e tij”, Rama nga Lezha: PD, shpirti i shkatërrimit në politikën shqiptare

Në turin e tij të falenderimeve dhe festimit të 35 vjetorit të PS-së nëpër rrethe, kryeministri Rama u ndal në Lezhë.

14:08
Zyrtare/ Liverpool shkarkon Arne Slot, në pole position për të zëvendësuar holandezin është Iraola

Arne Slot nuk është më trajneri i Liverpoolit. Klubi i The Reds konfirmoi gjithçka përmes një komunikate të publikuar në rrjetet sociale

14:06
Kuvendi i PD miraton ndryshimet në statut, 15% e organeve vijnë nga Diaspora. Neni “Basha” dhe Primaret nuk preken

Partia Demokratike po mban sot punimet e Kuvendit Kombëtar.

13:57
“Po vritet pluralizmi artistik në Shqipëri”, regjisori Shanaj kritikon politikat për kinematografinë: Po mënjanohen autorët vendës

Regjisori Joni Shanaj ka reaguar me kritika mbi mënyrën se si është zhvilluar kinematografia shqiptare gjatë viteve të fundit, duke ngritur shqetësime, siç thotë ai, mbi kufizimin e pluralitetit artistik dhe imponimin e një modeli të njëtrajtshëm në këtë sektor.

13:45
“PD ka nevojë për riorganizim”, Berisha në Kuvendin Kombëtar: Të rinjtë janë gjëja më e çmuar, njohim defektet dhe problemet tona

Në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, kryetari Sali Berisha pranoi se partia ka nevojë për ripërtëritje dhe theksoi edhe vëmendjen që do të marrin të rinjtë dhe gratë e vajzat.

13:28
Pankina e Italisë, Ministri Abodi: Guardiola, trajneri i Të Kaltërve? Nuk është një ëndërr e pamundur

Në Itali ende nuk është kaluar plotësisht fakti që Italia dështoi për herë të tretë radhazi për t’u kualifikuar në fazën finale të një Botërori. Ministri i Sporteve, Andrea Abodi ka folur sërish për këtë temë të dhimbshme për futbollin në vendin e Apenineve në një intervistë për SkyTG 24.

13:01
“Deshën ta blinin, por kjo parti s’është për tregti”, Berisha në Kuvendin e PD: Në jetë dhe karrierë kam bërë gabime, por…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë fjalën e tij në Kuvendin, që po mbahet në Pallatin e Kongreseve.

12:50
Napoli-Massimiliano Allegri, shtyhet nënshkrimi i kontratës, trajneri pret paratë nga Milani

Massimiliano Allegri do të jetë trajneri i ri i Napolit, kjo tashmë është e sigurt, por për nënshkrimin e kontratës dhe njoftimin zyrtar duhet pritur edhe për disa ditë.

12:44
“Armë dhe ADN-ja te furça e dhëmbëve”/ Gjykata e Lartë: Dosja e Ervis Martinajt nuk është kompetencë e GJKKO, çështja kalon për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë

Gjykata e Lartë ka zgjidhur mosmarrëveshjen e kompetencës mes Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dhe Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë lidhur me një procedim penal ku i pandehur është Ervis Martinaj.

12:29
Botërori i MotoGP/ Pole position dhe rekord i pistës për Marco Bezzecchi në Mugello

Marco Bezzecchi fiton pole position dhe vendos një rekord të ri të pistës në ndalesën e radhës së MotoGP. Lideri aktual i kampionatit fitoi provat kualifikuese me kohën e jashtëzakonshme 1 minutë 43 sekonda dhe 921 të mijtar duke i hapur rrugë Aprilias që të pushtojë vijën e parë të garës.

12:22
Nga Stresi e Armaldo Kllogjeri te vajza e Nishanit dhe djemtë e Olldashit dhe Azem Hajdarit, zbulohet lista e kandidatëve të PD për në Këshillin Kombëtar

Partia Demokratike po zhvillon punimet e Kuvendit Kombëtar, ku delegatët do të votojnë fillimisht për përbërjen e Komisionit të Drejtimit të Punimeve dhe Sekretariatin Teknik.

12:12
Fluks në Morin drejt detit/ Mbi 26 mijë udhëtarë kalojnë kufirin, bregdeti mbetet destinacioni kryesor

Fundjava ka sjellë një tjetër rritje të lëvizjeve në Pikën Kufitare të Morinit, ku mijëra qytetarë po kalojnë drejt Shqipërisë për të shijuar pushimet verore në bregdet.

11:59
Kuvendi Kombëtar i PD, flet ish-kongresmeni republikan në SHBA, McEwen: Sikurse e tha edhe Sali Berisha, ne e rrëzuam tiraninë më përpara, do ta rrëzojmë përsëri

I pranishëm në Kuvendin e Partisë Demokratike ishte edhe ish-kongresmeni, përfaqësues i Partisë Republikane të SHBA-së, Bob McEwen, i cili mbajti fjalën e tij përballë të pranishmëve në Pallatin e Kongreseve.

11:49
Kryeministri i Kroacisë Plenković mesazh për PD: Suksese Kuvendit dhe mbështetje për orientimin pro-evropian

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković, ka përcjellë një mesazh urimi për Kuvendin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, duke i uruar sukses delegatëve dhe drejtuesve të saj.

11:46
Kategoria Superiore drejt fundit, cila skuadër do të ngrejë trofeun e kampionit?

Dita e dielë është dita kur Kategoria Superiore do të ulë siparin e saj dhe ku do të mësojmë se cila do të jetë skuadra që do të ngrejë trofeun e kampionit. Në orën 19:00 të 31 majit do të luhen dy ndeshjet e fundit të fazës së Final Four, ndeshje që do të japin edhe verdiktin përfundimtar.

11:38
Zbulohet arsyeja e largimit të Pep Guardiolës nga Manchester City, mesfushori: Nuk kishte më energji, ndihej keq kur linte lojtarët jashtë 11-shes

Pas një dekade të mbushur me trofe dhe suksese te Manchester City, largimi i Pep Guardiolës vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në futbollin europian.

11:35
PD nis Kuvendin e Ripërtëritjes me Inteligjencë Artificiale, “Skënderbeu” i drejtohet demokratëve: Nuk jam si ai i Elisës, unë kushtoj vetëm 100 euro

Partia Demokratike zhvillon sot punimet e Kuvendit Kombëtar, ku delegatët do të votojnë fillimisht për përbërjen e Komisionit të Drejtimit të Punimeve dhe Sekretariatin Teknik. Para pak çastesh në selinë Blu ka mbërritur kryetari Sali Berisha.

11:29
Botërori 2026/ Mohamed Salah udhëheq listën e të grumbulluarve të Egjiptit

Mohamed Salah udhëheq listën përfundimtare të futbollistëve të grumbulluar në përrfaqësuesen egjiptiane për Botërorin e kësaj vere që do të mbahet ne Kanada, Meksikë dhe SHBA. Trajneri Hossam Hassan publikoi këtë listë ku duket se nuk ka shumë surpriza të mëdha me përjashtim përfshirjen e sulmuesit 18 vjeçar, Hamza Abdel Karim.