Marc Marquez është gjithnjë e më pranë fitores së titullit të 10 në karrierë në Botërorin e MotoGP. Piloti spanjoll i Ducatit u paraqit në Çmimin e Madh të Katarit me ‘matchpointin’ e tij të parë më dispozicion kur kanë mbetur edhe 3 gara nga fundi i sezonit.

Jorge Martin është ndjekësi i tij më i afërt, por problemet me kyçin e dorës së djathtë do t’ia vështirësojnë punën për të bërë përmbysjen pilotit të Aprilias

Pas fitores së Garës Sprint, Marc Marquez shkon në kuotën e 411 pikëve, 49 më shumë se Martin, ndëtrsa Bezzecchi i humbi të gjitha shanset për të fituar titullin

Marc Marquez shpallet kampion nëse…Për të fituar titullin botëror që këtë fundjavë në Losail dhe për të mbyllur përfundimisht llogaritë, 2 gara para fundit, Marquez do të duhet të fitojë garën e së dielës në Katar dhe të shpresojë që Martin të mos jetë në zonën e pikëve

Ndalesat e ardhshme. Nëse Marquez nuk e fiton titullin në Katar, Botërori do të spostohej në etapat e fundit në Evropës; pas një jave pushim, MotoGP do të shkojë në Portimao në Portugali në 20-22 nëntor dhe më pas do të jetë gara e fundit në pistën e Valencias në 27-29 nëntor.

Top Channel