Gjermania drejt zgjedhjes së presidentes së parë grua, konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner Donald Trump ashpërsoi retorikën pas humbjes së thellë të republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, duke hedhur akuza për manipulim të votës dhe duke fajësuar mbështetësit e demokratëve për rënien e bursës amerikane.
“Zgjedhjet tona janë aq të manipuluara, sa nuk mund ta imagjinoni. Votimi në Los Anxhelos, ishte një ngjarje vërtet të turpshme. Demokratët kanë mashtruar dhe kanë vjedhur zgjedhjet në Alaskë”, u shpreh ai.
Sulmet e presidentit nuk u ndalën te procesi zgjedhor. Në një seri mesazhesh në rrjetin e tij Truth Social, Trump ia atribuoi fitores së demokratëve edhe tronditjen e tregjeve financiare.
“Wall Street regjistroi një nga ditët më të këqija në historinë e tij pas rezultateve të zgjedhjeve. Është vërtet e trishtë të shohësh gjithë këtë. Ata që votuan për demokratët, fajin duhet t`ia vënë vetëm vetes”.
Presidenti u shpreh më tej se puna e administratës së tij për t’i çuar tregjet financiare në nivele rekord ishte dëmtuar nga rezultati zgjedhor, por u përpoq të qetësonte investitorët, duke premtuar se Shtetet e Bashkuara do të rikthehen së shpejti “më të mëdha dhe më të forta se kurrë”.
Deklaratat vijnë pas fitores së demokratëve, të cilët siguruan kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, duke u marrë republikanëve edhe mandate në bastione tradicionale konservatore. Akuzat e tij, Trump nuk i shoqëroi me prova konkrete.
Ndërkohë, Sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio tregoi se do t`i qëndrojë besnik kreut të shtetit, pavarësisht kësaj disfate.
“Do të punoj me Donald Trumpin deri në fund të mandatit të tij. Ky ka qenë gjithmonë plani im”, deklaroi Rubio, në një intervistë për New York Times.
Top Channel