E enjte, 03 Tetor 2019
00:54
Barcelona përmbys Interin, ja notat e lojtarëve

Inter bën gjithçka mirë në pjesën e parë në “Camp Nou”, i ndihmuar edhe nga një gol i shpejtë i Lautaro Martinez, por në fund është Barcelona ajo që feston fitoren dhe 3 pikët, falë një përmbysjeje mjaft të vuajtur, me protagonist uruguaianin Luis Suarez.

00:18
“Më merr malli për…”, Rudina Xhunga kujton 14 vitet e eksperiencës në Top Media

Rudina Xhunga e ftuar në emisionin Soiree me Jonida Shehun ka folur dhe për zhvillimet më të fundit në karrierën e saj. Duke folur se si po ecën portali i saj Dritare.net, ajo ka përmendur që ende njerëzit sot e identifikojnë si Rudina e Top Channel.

E mërkurë, 02 Tetor 2019
23:58
Inter përmbyset nga Suarez, Liverpool fiton me vuajtje

Inter bën gjithçka mirë në pjesën e parë në “Camp Nou”, i ndihmuar edhe nga një gol i shpejtë i Lautaro Martinez, por në fund është Barcelona ajo që feston fitoren dhe 3 pikët, falë një përmbysjeje mjaft të vuajtur, me protagonist uruguaianin Luis Suarez.

23:46
Kënduan dhe kërcyen nën ritmin e muzikës shqiptare, Merita Halili rrëfen momentin kur ka takuar Dua Lipën

Merita Halili dhe bashkëshorti i saj Raif Hyseni ishin të ftuarit e parë të emisionit Soiree në Top Channel me Jonida Shehun këtë të mërkurë. Ata rrëfyen emocionet e koncertit që artistja mbajti në Tiranë më 27 shtator, të cilët kishin mbetur shumë të kënaqur.

22:47
Merkel: Gati dhe për Brexit pa plan. Johnson: Bojkot BE-së nuk pranohet marrëveshja

“Gjermania do ende një Brexit me marrëveshje, por është përgatitur edhe për një skenar pa marrëveshje”, tha sot Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pas një takimi me kryeministrin holandez, Mark Rutte.

22:47
Mbrapsht te ish-i? Fill pas ndarjes, Kylie shumë pranë Tyga-s (FOTO)

Së fundmi, bota mësoi lajmin më të bujshëm të momentit; Kylie Jenner dhe Travis Scott kanë vendosur të bëjnë një pauzë në lidhjen e tyre.

22:23
Racizmi në fokus, Bernardo Silva nën hetim për… një foto

Racizmi në futbollin anglez është një çështje shumë e ndjeshme dhe rikthehet si temë aktuale në thuajse çdo sezon me veprime kontroverse të tifozëve dhe futbollistëve.

22:13
Plani i ri i Johnson për Brexit-in, propozon kontrolle doganore në territorin e Irlandës

Me nje ton ultimativ, “pranojeni ose lëreni”, kryeministri britanik Boris Johnson ka hedhur në fushën e Bashkimit Evropian propozimin e tij per t’i dhënë fund impasit për Brexit-in.

22:05
I dyzuar për kombëtaren, Anglia “luan” me talentin Abraham

Pas lindjes së tij në Kembëruell të Londrës, iu vendosën plot 5 emra por prindërit nigerianë nuk do ta kishin menduar asnjëherë se djali i tyre do të bëhej kaq i famshëm sa do të kishte nevojë për dicka më të thkeshtë.

21:54
Bombat tymuese në ndeshje, ishin vendosur në tribunën përballë tifozëve të Partizanit

Kanë kaluar disa ditë nga derbi por, kryefjala nuk është diskutimi sportiv teknik, por ai piroteknik dhe i tymueseve të gjetura në pjesën pas portës.

21:53
Ja pse u ndanë Kylie Jenner dhe Travis Scott

Çdo ndarje e ka një histori, edhe pse mund të jetë e përkohshme si ato në Hollywood.

21:46
Zjarr në kodrat e Orikumit, në rrezik 3 banesa (VIDEO)

Një zjarr ka përfshirë kodrat e Orikumit duke rrezikuar tre banesa në afërsi të zonës ku ka rënë zjarri.

20:40
Skandali në Fiks Fare/Abuzime seksuale në shtëpinë e fëmijës, reagojnë më në fund institucionet

Për dy netë rrjesht, Fiks Fare solli në vëmendje të publikut historinë e dhimbshme të një 12 vjeçareje e cila, gjithë jetën e saj e kishte kaluar në institucione të kujdesit rezidencial.

20:30
Fiks Fare/ AKU me laboratorë të paakredituar, zgjidhja laboratori Noval

Fiks Fare në vazhdën e investigimeve mbi sigurinë ushqimore, konstaton se në vendin tonë bëhen shumë pak analiza.

20:17
Tragjedi në SHBA/ Rrëzohet avioni, 5 të vdekur dhe 9 të plagosur

Një ngjarje e rëndë është shënuar në SHBA, ku si pasojë e rrëzimit të një avioni të “Luftës së Dytë” botërore, kanë ndërruar jetë pesë persona dhe janë plagosur nëntë të tjerë.

20:15
Stadiumi i ri/ Duka, përurimi me festë dhe dy ndeshje

Stadiumi i ri kombëtar do të jetë gati për të pritur takimet përballë Francës dhe Andorrës në kuadër të eleminatoreve të “Euro 2020”.

20:12
Vajza futet te kafazi i luanit (Video)

Komentuesit nëpër rrjete shoqërore kanë qortuar një vajzë e cila ka hyrë brenda kafazit të luanit te kopshti zoologjik i Bronksit, Nju Jork, gjatë kësaj fundjave.

19:59
Kupa e Shqipërisë/ Nuk ka surpriza të mëdha, 16 skuadra në këtë fazë

Kupa e Shqipërisë kompletoi ndeshjet e kthimit në turneun e dytë për nga rëndësia në futbollin tonë, duke zbuluar dhe 16 ekipet e mbijetuara deri në këtë fazë.

19:54
Siguria e ushqimeve, në ndihmë të AKU-së edhe laboratorët privatë

Laboratoret e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit nuk janë në gjendje të kryejnë çdo analizë për ushqimet.

19:50
Rudina Jasini/Avokatja shqiptare e të drejtës ndërkombëtare penale në çështjen Haradinaj në Hagë

Në episodin e radhës, e ftuar në emisionin “Diaspora” është Rudina Jasini, doktore shkencash në fushën e jurisprudencës dhe avokate e së drejtës ndërkombëtare penale, e cila dhënë një kontribut në drejtësinë penale ndërkombëtare.

19:49
Vota e emigrantëve u harrua/ Rama e premtoi, por nuk e ka më prioritet të Reformës Zgjedhore

PS ndër vite ka qenë promotore e idesë se të gjithë emigrantët shqiptarë në botë duhet të votojnë.

19:48
Aktorja pret flokët si çun: Më shikojnë çuditshëm, më pyesin a je sëmurë…

Aktorja Griselda Katirai e ftuar në emisionin ‘Ftesë në Pesë’ me Bieta Sulon ka folur në lidhje me vendimin e saj për të prerë flokët në zero.

19:46
Gruaja e Eriksen po e tradhton me shokun e skuadrës, reagon danezi

Një lajm shokues ka qarkulluar ditët e fundit në Angli, ku sipas medieve në ishull, Christian Eriksen është zënë me Jan Vertoghen pasi ka dyshime që ky i fundit është në një lidhje me bashkëshorten e mesfushorit.

19:39
Kërkohet nga policia, Alban Rexha dedikim vajzës: Babi të do shumë, nuk jam terrorist

Tifozi i Tiranës, Alban Rexha, i cili është një ndër tetë të dënuarit nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit, për përfshirje në incidentet gjatë derbit Tirana-Partizani i ka dedikuar disa rreshta së bijës, Elifit, përmes një postimi në Facebook.

19:32
Tarifa për BE-në, SHBA merr dritën jeshile

SHBA ka marrë dritën jeshile për të vendosur tarifa mbi 7.5 milionë dollarë mallra të importuara nga Bashkimi Evropian.

19:30
Dibër/ Daja plagos nipin me thikë

Pas krimit në familje të ndodhur ditën e djeshme në Klos ku një person vrau të vëllanë nipin dhe më pas edhe veten, një tjetër rast i krimit në familje është shënuar në Dibër, por këtë herë fatmirësisht nuk ka pasur viktima.

19:28
Një vezë për mëngjes kundër ishemisë – Vlerat për organizmin

Veza përmban proteinë dhe tretet shumë shpejt.

19:27
Para apo pas dreke – Kur duhet t’i hani frutat

Frutat përshpejtojnë metabolizmin, por kjo ndodh vetëm nëse jeni aktivë.

19:26
Dule në Top Talk: Deputetët e listës, s’kanë legjitimitet për të përfaqësuar opozitën. Vendimi i Bashës ndaj tyre, i drejtë

Kreu i partisë së PBDNj-së, Vangjel Dule shprehu në emisionin “Top Talk”, gjykimin e tij përsa i përket mosnjohjen nga ana e opozitës të asaj pjese përfaqësuese brenda parlamentit, pra opozitës parlamentare, duke thënë se nuk mund ta bëjë kjo lloj opozite përfaqësimin e opozitës për Reformën Zgjedhore.

19:25
Kumbullat e thata – Vetitë e forta për rigjenerimin e kockave

Kumbullat e thata përmbajnë një profil të pasur vlerash që përmirësojnë shëndetin e kockave.

19:21
Stresi e konsideroi arrestimin të sajuar, por ja pse në burg nuk kishte kaluar dhe aq keq…

I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Stresi foli për tetë muajt që qëndroi në burg, pas arrestimit në tetor të vitit të kaluar.

19:12
Tragjedi në Tiranë/ Hidhet nga kati i pestë, ndërron jetë gruaja

Një ngjarje e rëndë është shënuar para pak orësh në Tiranë, ku sipas njoftimit të policisë një grua 42-vjeçare është vetëhedhur nga kati i pestë i banesës së saj dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

19:09
Dhunë në familje, prangosen në Fier 2 të shpallurit në kërkim

Dy të shpallur në kërkim kanë rënë në pranga nga policia e Fierit pasi ushtruan dhunë ndaj familjarëve të tyre.

19:09
Harry kundër shtypit: Meghan vuan si mamaja ime

Meghan dhe Harry i janë kundërvënë shtypit britanik. Dukesha e Sussex në fakt, ka paditur tabloidin Mail on Sunday, dhe princi e ka mbështetur.

19:01
FOTO/ Barcelona-Inter, një ndeshje e nxehtë jashtë fushe. Ja partneret seksi të futbollistëve

Sonte në orën 21:00 do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme midis Barcelonës dhe Interit ku vendasit janë dukshëm më favorit për të fituar takimin.

18:57
Tifozët në kor i kërkojnë gazetares të zhvishet, dhe ajo përgjigjet

Gazetarja e famshme e sportit në Itali, Dileta Leotta, u detyrua t’u përgjigjej disa tifozëve që po i bënin thirrje me karakter vulgar.

18:54
Nëse ftoni Kylie në dasmë, askush nuk do e ketë mendjen te ju!

Nëse ftoni një Kardashian apo Jenner në dasmën tuaj, dijeni se do t’ju vjedhin të gjithë vëmendjen!

18:50
Panik në Bruksel, tenton t’i vendosë zjarrin vetes me benzinë – VIDEO

Një person tentoi t’i vinte zjarrin vetes të mërkurën para ndërtesës Komisionit Evropian në Bruksel.

18:49
Panairi në Francë, turistët kthejnë sytë nga kamperat

Emergjenca e klimës po shtyn pushuesit e gjeneratës së re të kthejnë sytë gjithnjë e më shumë nga shtëpitë e vogla me motor apo kamperat, për ta parë më mirë natyrën.

18:48
Fotot/ Ekzekutimi i shqiptarit, policia Londrës: Na ndihmoni të kapim vrasësit

Policia metropolitane e Londrës ka kërkuar ndihmën e medias shqiptare në identifikimin e katër personave për ti pyetur në lidhje me vrasjen e shqiptarit Grineo Daka.

18:43
Pasojat e Brexit-it, çrregullimi i rrallë psikik

Brexit-i prej vitesh po shkakton debate të shumta, madje këto vitet e fundit edhe probleme shëndetësore.

18:31
Stresi ende duke luftuar për Kejsin, por ja ç’thonë familjarët…

I ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Stresi reagoi për herë të parë në një intervistë televizive lidhur me lajmet për ndarjen nga Kejsi, lidhje që në fakt ka tërhequr vëmendjen e mediave për javë të tëra.

18:21
Louis Vuitton mbyll javën pariziene të modës

Louis Vuitton prezantoi koleksionin e tij SS20 në Paris, duke mbyllur sezonin e javës së modës atje.

18:08
Vangjel Dule në Top Talk: 2 kushtet që Greqia nuk i toleron Shqipërisë për negociatat me BE-në

Kreu i partisë së PBDNj-së, Vangjel Dule, i ftuar në emisionin “Top Talk” foli ndër të tjera mbi kushtet e vendosura për Shqipërinë nga pala greke, përsa i përket negociatave mbi anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

18:07
Inter me “dhimbje koke”, Messi në dyshim/ Hysaj jashtë listës

Java e dytë e Champions League nisi mbrëmë me tetë ndeshjet e para dhe patëm disa surpriza, ku më e madhja ishte barazimi i Real Madrid në ‘Santiago Bernabeu’ me Club Brugge 2-2.

18:02
Stresi sqaron të vërtetën e ndarjes me Kejsin: Jemi në menopauzë!

Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur për të gjithë si Stresi, ishte i ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të folur për herë të parë pas daljes nga burgu jo vetëm për projektet e reja, por edhe për lajmet e bujshme të ndarjes nga partnerja e tij, Kejsi.

17:59
FOTO/ Ndërron jetë këngëtari i njohur si ‘Franc Sinatra’ i lindjes

Këngëtari çek, Karel Gott, i cili shiti miliona këngë dhe u njoh si “Sinatra i Lindjes” ka vdekur në moshën 80 vjeçare.

17:54
Zgjedhjet në Amerikë/ Bernie Sanders shtrohet në spital, anulon fushatën elektorale

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbajnë më 3 nëntor të vitit 2020 zgjedhjet presidenciale dhe do të jenë të 59-tat në histori të tyre.

17:52
Vende që duhet t’i vizitoni patjetër para se të vdisni! (FOTO)

Qeniet njerëzore kanë jetuar që në krijim pranë natyrës, dhe kanë një dashuri të veçantë për të.

17:40
Me qindra punëtorë emigrantë po vdesin në Katar, nga i nxehti

Një hetim i the Guardian tregon se shumë prej njerëzve që i drejtohen vendit të pasur me shpresën e një pune, përballen me atë që e përditshmja britanike e quan “stresi i nxehtësisë“.

17:32
470 euro për dy pjata, vërshojnë ankesat kundër restorantit italian

Një restorant në Romë ka marrë shumë ankesa pasi dy turistë japonezë thanë se u ishte dhënë një faturë 430 euroshe për dy pjata makarona, peshk dhe ujë.

17:29
Hetimi për shkarkim, Trump: Eshtë një grusht shteti

Donald Trump e cilësoi një “grusht shteti” hetimin e nisur për shkarkimin e tij. ” Çdo ditë e më shumë po dal në përfundimin se ajo që po ndodh nuk është një hetim për shkarkim.

17:14
Kryetari i Bashkisë së Tiranës takim me delegacionin e CSU-së në Landin e Bavarisë

Kreuzer: “Tirana, një qytet me zhvillim dhe të ardhme të mirë”; Veliaj: “Mirënjohje CSU-së për vendimin për çeljen e negociatave”.

17:13
Nga Top Talk: Vangjel Dule i tregon Edi Ramës rrugën e shpëtimit. Ja cila është ajo

I ftuar ditën e sotme në emisionin Top Talk ishte kreu i partisë së PBDNj-së, Vangjel Dule, i cili foli rreth situatës politike në vend.

17:07
Ishulli i lumturisë/ Vaunuatu mbetet vendi më i lumtur në botë

Vanuatu vazhdon të konsiderohet si një prej vendeve më të lumtura të botës, duke pushtuar klasifikimet pavarësisht kalimit të kohës.

16:58
Koalicioni serb “Liria” kërkon përfshirje te delegacioni i Kosovës në dialog me Serbinë

Një koalicion serb që po merr pjesë në zgjedhjet e 6 tetorit ka vendosur të veprojë ndryshe nga pjesa tjetër e serbëve.

16:53
Tenton t’i japë ryshfet policit, arrestohet drejtuesi i automjetit – VIDEO

Arrestohet në flagrancë, shtetasi me iniciale A.A., 47 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin pa vendosur rripin e sigurisë, i cili me qëllim shmangien e ndëshkimit i ofroi agjentit verifikues një shumë lekësh.

16:48
Nuk do e njihni Demin në këtë foto!

Demi Rose jemi mësuar t’a shohim gjithmonë brune, pavarësisht se ndonjëherë ajo mund të ketë bërë ndryshime të vogla në “look-un” e saj.

16:48
Në fushatë premton korrupsion, regjisori kroat ndryshon emrin dhe kandidon

Rreth një duzinë politikanësh njoftuan se do të garojnë në zgjedhjet presidenciale në Kroaci, dhe pjesëmarrja e këngëtarit Miroslav Skoro nuk është surpriza e vetme. Javën e kaluar, një farë Milan Bandiç njoftoi gjithashtu kandidaturën e tij. Vetëm se nuk bëhet fjalë për Milan Bandiç, kryebashkiakun e Zagrebit prej më shumë se dy dekadash, thotë Birn – një njeri që shihet gjerësisht si një nga politikanët më të korruptuar në Kroaci dhe i njohur mirë për gjyqe të shumta në raste të lidhura me korrupsionin.

16:32
Studimet për demencën: Presioni i ulët i gjakut e shton më tepër rrezikun

Rënia e funksioneve te trurit është një fenomen që njehsohet shumë me plakjen. Njerëzit e konsiderojnë pjesë të pashmangshme të imit në moshë, e që con drejt demencës, por nuk është patjetër kështu.

16:26
Vlorë/ Shkrumbohet një sipërfaqe me ullinj, era favorizon flakët

Rreth 5 mijë rrënjë ullinj janë djegur pasdite në fshatin Risili të Vlorës.

16:25
Industria e duhanit po vdes, në Francë mbyllen fabrikat dhe fermat

Dritat u shuan në fabrikën e fundit të duhanit në Francë, që po përgatitet të mbyllë dyert. Gerard Chanquoi, prej 34 vjetësh punonjës i France Tabac vështron me keqardhje. Ndonëse atë vetë e priste pensioni, e ardhmja duket e zymtë edhe për të tjerët. Rënia e ndjeshme e prodhimit të brendshëm dhe çmimet e “shtrydhura“ te konkurrentëve të huaj duhen fajësuar, sipas drejtuesit të France Tabac, Eric Tabanou, për faktin që po I shtyjnë prodhues të mëdha të duhanit si Patrick Maury drejt kërkimit të tregjeve më premtuese, duke nisur nga industria e cigareve elektronike.

16:24
10 opsione dhe cilësime të Galaxy Note 10 që përdoruesit duhet t’i dinë

Galaxy Note 10 dhe Galaxy Note 10 + janë projektuar me risi të fuqishme, të krijuara për të ndihmuar përdoruesit të çojnë përvojën e tyre celulare në nivelin tjetër.

16:20
Vrasje në Mirditë, trupi i 34-vjeçarit gjendet në mes të arës

Një vrasje ka ndodhur në fshatin Zall Xhuxhë në Fan të Mirditës.

16:15
Galaxy Note 10, fuqia e nivelit tjetër

Telefoni më i përfolur i verës që lamë pas, Galaxy Note 10, nuk është thjesht një smartphone. Është një telekomandë lojërash, një studio filmike, një kompjuter me një laps inteligjent – e gjitha në një pajisje.

16:09
Ministri finlandez në Tiranë: Shtetet e BE të mos pengojnë zgjerimin për shkak të problemeve të tyre

Ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë dhe në konferencën e përbashkët me ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, dha mbështetje për hapjen e negociatave.

15:36
90 milionë dollarë për modernizimin e transportit rrugor në Ballkanin Perëndimor

Një projekt me rëndësi rajonale synon të rrisë bashkëpunimin tregtar e afrojë parametrat e transportit rrugor të mallrave në Ballkan. Shawn W. Tan, drejtues i ekipit për zbatimin e projektit flet për DW.

15:28
Shtohen vizitat mjekësore. Fushatat për kancerin e gjirit kanë dhënë efekt

Muaji tetor sapo ka hyrë dhe ky muaj ka simbol fjongon rozë e cila rikujton çdo vit, çdo grua, se duhet të bëjë një vizitë të gjirit.

15:24
Hiqet taksa për rindërtimin, Rama: Ndihmë për të dëmtuarit nga tërmeti

Kryeministri Rama deklaroi se qeveria ka vendosur që të përjashtojë nga taksa rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti.

15:21
Korçë/ Terminal i ri, autobusët e linjave urbane të gjitha në një vend

Terminali i ri i autobusëve në Korçë do të jetë gati në fillim të vitit tjetër.

15:19
Tentojnë të vjedhin minimarketin në Fier, në pranga 3 gra nga Tirana

Janë vënë nën pranga tre shtetase nga Tirana, pasi tentuan të vidhnin në një mini-market në qytetin e Fierit.

15:16
“Radiot fetare në gjuhën shqipe”, konferenca që synon të theksojë kontributin e redaksive fetare

Përfaqësues nga radiot fetare, ekspertë dhe studiues të medias, deputetë dhe drejtues të institucioneve publike, klerikë të religjioneve, u mblidhen të mërkurën paradite në Tiranë në konferencën “Radiot fetare në gjuhën shqipe”.

15:03
Foto Obama-Rama, PD ka 9 pyetje për Prokurorinë e Përgjithshme

Në kërkesën e PD që prokuroria të nisë hetimet për foton e kryeministrit Edi Rama me ish-presidentin e SHBA, Barack Obama, në vitin 2012, ku demokratët pretendojnë për financim të paligjshëm në shumën e 80 mijë dollarëve, janë renditur edhe 9 pyetje.

15:01
Digjitalizimi s’ka kthim pas, kreu i AMA: Thirrje televizioneve të fikin antenat analoge

Edhe pse afati ligjor për mbylljen e transmetimeve analoge televizive për qarkun e Tiranës dhe Durrësit ka përfunduar disa subjekte nuk i kanë fikur antenat.

14:49
Polica e sigurimit/ Rama: Është e domosdoshme

Kryeministri Edi Rama i pyetur nga gazetari i Top Channel, Muhamd Veliu se nëse me futjen e policës së sigurimit ndërtuesit mund të rrisin çmimet e apartamenteve tha:

14:48
Lirohet nga detyra drejtori i AKU-së Agron Hetoja, ja kush e zëvendëson

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendim për lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së, z.Agron Hetoja, me propozim të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

14:45
Babalja do ekstradohet, Belgjika nuk i pranon kërkesën për azil

Pas rreth 1 vit nga largimi nga Shqipëria, pritet që Albert Veliu, ose i njohur si Babalja, të ekstradohet nga Belgjika. Mësohet se kërkesa për azil e Veliut nuk është pranuar nga autoritete belge dhe së shpejti do të nisin procedurat e ekstradimit.

14:43
Marchisio tërhiqet nga futbolli, për shkak dëmtimesh

Pas 1 viti e gjysmë, Claudio Markchisio kthehet në Juventus Stadium, por këtë radhë do të zbresë në fushën e lojës për të dhënë një lajm të rëndësishëm që ka të bëjë me të ardhmen e tij.

14:37
Kupa Libertadores, River mund Boca Jr

River plate fitoi derbin e zjarrtë me Boca Jr në Kupën Libertatodes dhe i afrohet ndjeshëm finalet së kompeticionit.

14:33
Kërkesa e Bashës, ironizon Rama: Karroca me kalë i thotë trenit “hap krahun”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kërkesës së kryeopozitarit Lulzim Basha për të miratuar planin e opozitës për reformën zgjedhore, ose të hapë krahun.

14:26
Tërmetet/ Rama: 6 milionë dollarë për të prekurit

kryeministri Edi Rama tha se deri më tani nga fondi rezervë i shtetit janë akorduar 6 milionë dollarë për pasojat e pas tërmetit.

14:26
170 mijë eurot e sekuestruara janë të Julit të Pashkos, ngjarjet kriminale ku është dyshuar

Julian Sulës, i njohur si Juli i Pashkos, i janë sekuestruar sot 70 000 euro cash dhe një automjet me vlerë 100 000 euro, pasi dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal. Ai njihet si person me precedent penal dhe me rrezikshmëri të lartë. Mësohet se Sula ka vetëm 3 muaj që është liruar nga burgu, pasi ishte arrestuar për kundërshtim të forcave të policisë.

14:20
Fotot me të bukura të udhëtimeve për 2019-ën

Udhëtimet janë çelësi i lumturisë.

14:20
Botërori i Atletikës/ SHBA dominon në ditën e pestë

SHBA ishin dominuese në ditën e pestë të Botërorit të Atletikës që po zhvillohet në Doha të Katarit teksa fituan më shumë medalje të arta.

14:19
Dyshohej si i korruptuar, i gjejnë tonelata me flori në shtëpi

Kishin pasur dyshime se një nga zyrtarët më lartë të qeverisë kishte qenë i përfshirë në korrupsion, por një kontroll në shtëpi zbuloi se personi në fjalë flinte mbi flori.

14:08
Tërmeti/ Rama: Ja masat që ka marrë qeveria, çfarë përfitojnë të prekurit

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat ka bërë bilancin e situatës dhe masat e marr për situatën pas tërmetit.

14:06
Zgjedhjet në fundjavë/ Daçiç presion: Kush nuk voton Listën Serbe është kundër Serbisë

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç u ka bërë presion serbëve që jetojnë në Republikën e Kosovës për të votuar më 6 tetor për Listën Serbe, parti politike e mbështetur direkt nga Beogradi.

14:05
Në Shtëpinë Tonë/ Gjelbërimi dhe arkitekti

Sot “Në shtëpinë tonë”, në hapësirën e arkitektit do flasim për gjelbërimin dhe lulet në tarraca, në oborre dhe në ambientet e brendshme të shtëpive.

14:01
Brugge befason Realin, Bayern Mynih shkatërron Tottenham

Liga e kampioneve dhuroi një rezultat surprizë në javën e dytë të saj dhe protagonist u bë Reali i Madridit.

13:58
70 mijë euro cash dhe një automjet 100 mijë eurosh, lushnjarit i sekuestrohen pasuritë

Policia e Fierit ka sekuestruar 70 000 euro dhe një automjet me vlerë 100 000 euro që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

13:56
Basha, kusht Ramës për reformën: Prano planin tonë ose hap krahun

Dyert e selisë blu nuk do të hapen për Edi Ramën, i cili shprehu gatishmërinë për ti shkuar në zyrë Lulzim Bashës për reformën zgjedhore.

13:51
Regjistrimet në universitetin e Elbasanit, shumë të interesuar për infermierinë

Vijojnë regjistrimet në të gjitha universitetet e vendit per vitin akademik 2019-2020. Por çfarë zgjedhin studentet shqiptare? Cilat janë degët e preferuara dhe pse?

13:44
Kalo në Digjital/ Në Durrës qytetarët po pajisen me dekoder Digitalb

Durrësi është prej ditës së djeshme pjesë e transmetimeve digjitale.

13:38
Veliaj: T’i kthejmë sytë nga zanatçinjtë.Shqipërinë, Tiranën, e familjen tonë e shpëton vetëm arsimi cilësor

“Është koha t’i kthejmë sytë nga zanatçinjtë dhe të besojmë tek profesionistët”, – me këto fjalë kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i uroi të gjithë studentët e diplomuar në Universitetin Metropolitan, duke vënë theksin në nevojën që ka Shqipëria për njerëz profesionistë, që bëjnë punë me cilësi. Në ceremoninë e diplomimit të organizuar dje, Veliaj shtoi se “shumica prej jush keni mbaruar inxhinieri, ekonomi ose arkitekturë, dhe jeni nga të vetmet shkolla që mëson zanate, në një vend ku nevoja për njerëz që dinë të bëjnë punë cilësore është e madhe”.

13:29
Vlorë/ Digjet një makinë në orët e para të mëngjesit, detajet

Në orët e para të mëngjesit një automjet është djegur në lagjen “Pavarësia” në Vlorë që ishte në pronësi të shtetasit K.D.

13:26
Përplasje për reformën/ Opozita e re kundër propozimit të Ramës

Reforma zgjedhore ka shkaktuar një përplasje të re mes opozitës së re parlamentare dhe propozimit më të fundit të kryeministrit Edi Rama për të avancuar me ndryshimet në kodin elektoral.

13:16
Champions League/ Në fushë zbresin Barça, Inter dhe Liverpool

Java e dytë e Ligës së Kampioneve vijon sot në mbrëmje me ndeshjet e grupeve E,F, G dhe H. Padyshim sfida që ka vëmendjen më të madhe është ajo që do të luhet në ‘Camp Nou’ mes Barcelonës dhe Interit.

13:11
Kapen vjedhësit e shtëpive, bënin foto me pasurinë e grabitur

Anëtarët e një bande grabitësish shtëpisë bënin foto në rrjete shoqërore me paratë që kishin fituar pas grabitjes së më shumë se 400 banesave nëpër Britani.

13:10
Foto me Obamën, PD kërkon nga Prokuroria të nisë hetimet për Ramën

Partia Demokratike i ka kërkuar prokurorisë të nisë hetimet për kryeministrin Edi Rama, për të cilin thotë se ka paguar 80 mijë dollar për një foto me ish-presidentin e SHBA-së, Barack Obama, në vitin 2012.

13:06
Greva paralizon Greqinë, sindikatat kundërshtojnë reformat e Mitsotakis

Greqia është paralizuar prej orës 6 të mëngjesit të së mërkurës nga greva e përgjithshme 24 orëshe që ka thirrur Konfederata e Përgjithshme e Punëtorëve të Greqisë (GSEE) me pjesëmarrjen edhe të Konfederatës së Administratës së Përgjithshme të Greqisë (ADEDY) kundër reformave të qeverisë konservatore të Kyriakos Mitsotakis.