E martë, 24 Dhjetor 2019
11:55
Arrestohet 21 vjeçari në Baks, Policia i gjeti drogë

Dje në mbrëmje Policia në fshatin Baks, në Skenderaj, ka arrestuar një person të dyshuar për substancë narkotike.

11:54
Vetura bie në humnerë, lëndohen lehtë katër persona

Policia raporton se mbrëmë në fshatin Vranishtë të Dragashit një person derisa ishte duke vozitur veturën e tij duke mos iu përshtatur shpejtësisë humb kontrollin dhe bie në humnerë rreth 15 metra poshtë.

11:53
Gruaja kërcënohet me jetë, arrestohet burri nga Mitrovica

Policia ka arrestuar një të dyshuar në fshatin Broboniq, të Mitrovicës, pasi që i njëjti ka kanosur me jetë bashkëshorten e tij.

11:52
Vendimi merret sot! Shpërblimet për pensionistët dhe amnistia për gratë, flet Rama

Gjatë deklaratës për media të kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, fill pas mbarimit të mbledhjes së kryesisë së PS-së, kryeministri u shpreh se takimi i qeverisë do të vendosë sa i takon shpërblimeve për pensionistët/et dhe amnistinë e grave të burgosura.

11:46
“Peaky Blinders”/ Nis në Top Channel seriali më i famshëm për bandat e Birmingham-it

Duke filluar nga 5 janari i vitit 2020, në ekranin e Top Channel starton seriali i famshëm “Peaky Blinders”.

11:41
“S’jemi këtu që të presim dikë të zgjohet nga gjumi”/Ftesë PD-së, Rama: Gati të ulemi në tryezë

I pyetur lidhur me një ftesë të mundshme për opozitën jashtë parlamentit dhe nëse 2020-a do e zgjidhë ose jo krizën politike, kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama u përgjigj se PD e ka marrë vendimin vetë për t’u larguar nga Parlamenti dhe me këtë ka dëmtuar rëndë veten e saj; por nga ana tjetër i mëshoi sërish thirrjes për dialog.

11:26
Në grevë për festa! Franca e paralizuar gjatë Krishtlindjeve

Grevistët e Francës janë aq të zemëruar me planet e presidentit Macron, saqë kanë vendosur ta përdorin masivisht festën e Krishtlindjeve për të zbatuar kërkesat e tyre.

11:14
RENEA dhe FAST në aksion edhe natën e Vitit të Ri, do arrestojnë persona në kërkim

FNSH, RENEA dhe FAST do të zhvillojnë operacione për arrestimin e personave në kërkim, gjatë natës së ndërrimit të viteve, por edhe në ditët para dhe pas 31 dhjetorit.

11:07
Komunikim me Ilir Metën? Përgjigjet Rama

Në deklaratën e tij për mediat, të mbajtur pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, kreu i partisë Edi Rama deklaroi se mungon komunikimi me presidentin e vendit, Ilir Metën.

10:58
Rama për Voltana Ademin: Shkodra ka një kryetare që s’është kryetare

Mbarimi i mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste u shoqërua me një dalje për mediat nga ana e kryeministrit të vendit, Edi Ramës.

10:49
Përfundon mbledhja e kryesisë së PS-së, Rama: Ka ardhur koha të zgjedhim kryetarët e degëve

Pas mbarimit të mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, në të cilën u vendos se kongresi do të mbahet më datë 29 shkurt, Edi Rama u shpreh gjatë një deklarate për mediat se ka ardhur koha që të mbyllet procesi për zgjedhjen e kryetarëve të degëve.

10:46
Amir Rrahmani tek Napoli, këto janë më të rejat nga Italia

Amir Rrahmani është gjithnjë e më pranë transferimit te Napoli, derisa mbrojtësi prishtinas pritet të kalojë te napolitanët në qershorin e vitit 2020.

10:46
Ballkani: Vranësirë e dendur, aspak kthjelltësi

Në vitin 2019 u shemb një politikë 20-vjeçare e Evropës ndaj Ballkanit. 2020 duhej të ishte viti i pastrimit të rrënojave. Që në pranverë do të merret vesh sa kufoma ndodhen nën gërmadha.

10:40
Sulmohet mjeku në vendin e punës

Policia e Mitrovicës raporton se mbrëmë rreth orës 22 e 40 nga emergjenca që gjendet në rrugën ‘’Dëshmorët e kombit’’, në Vushtrri është raportuar një rast kanosje- sulm.

10:26
Po lufton për të jetuar! Vogëlushja 1-vjeçare që u shpall dy herë e vdekur

Një lojë pranë pishinës me 2 vëllezërit e saj ka rezultuar thuajse fatale për 1-vjeçaren.

10:26
Aleksandër Gjoka para Gjykatës, çfarë mase sigurie kërkon Prokuroria

Gkykata e Tiranës pritet të shqyrtojë kërkesën e prokurores Elsa Kareci, e cila kërkon masën e ‘detyrimit me paraqitje’ për këngëtarin Aleksandër Gjoka.

10:19
Autobusi del nga rruga dhe bie në humnerë, 24 persona humbin jetën

Një aksident tragjik në Indonezi u mori jetën 24 personave ndërsa 13 të tjerë janë raportuar të plagosur.

10:14
Operacion i forcave detare në Detin e Arabisë, kapen 131 kilogramë drogë

Një operacion i forcave detare britanike në ujërat e Lindjes së Mesme, ka bërë të mundur që të konfiskojnë 11 thasë me metanfetaminë të pastër. Vlera e drogës llogaritet rreth 3 milionë e 800 mijë euro.

09:59
“2 pikëshi i jurisë shqiptare”/ Festivali i RTSH-së, reagon Rita Petro: Nuk u bë llogari, votimi ishte i pastër

Festivali i 58-të i këngës në RTSH do të shoqërohej me polemika të shumta sa i takon përzgjedhjes së këngës fituese; froni diskutohej mes konkurrentes Arilena Ara dhe Elvana Gjatës.

09:54
​Për të parën herë pas 200 vitesh Notre Dame pa meshën e Krishtlindjes

Këtë vit nuk do të zhvillohet mesha e Krishtlindjes në katedralen Notre Dame, për herë të parë në më shumë se 200 vjet, njoftoi Dioqeza e kryepeshkopit të Parisit.

09:51
Granit Xhaka shumë afër rikthimit në Bundensligë

Granit Xhaka është shumë afër një rikthimi në kampionatin gjerman të futbollit.

09:50
Video/ Dëbora e parë zbardh Llogoranë

Dëbora e parë ka zbardhur qafën e Llogorasë në Vlorë.

09:37
Historia e kremtimit të Krishtlindjes

Kur njerëzit varin nëpër shtëpi yje të ndriҁuar dhe figura ëngjëjsh nëpër dritare dhe Santa Claus-ët (siҁ i thonë në botën anglofone) apo Nikolaus-ët (siҁ i thonë në botën gjermanofone) ngjiten nëpër ballkone, kur në korridore me dyqane vezullojnë bredha të zbukuruar dhe aroma e shijshme e kurabijeve të Krishtlindjeve ndihet kudo në atmosferë, atëherë për ҁdo njeri është e qartë: po afrohet sërish festa e Krishtlindjeve.

09:36
Policia në operacion për t’i arrestuar, të akuzuarit tentojnë t’i korruptojnë me 2000 lekë

Policia e Lezhës, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se me një mjet po transportoheshin mallra të prodhuara në mënyrë të paligjshme, kanë organizuar punën dhe në Fushë- Milot, Kurbin, kanë bërë ndalimin e mjetit tip “Opel” me drejtues shtetasin B. A., 32 vjeç dhe pasagjer shtetasin B. S., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët i kanë ofruar 2 kartëmonedha të prerjes 1 000 lekë, me qëllim shmangien e kontrollit të mjetit.

09:29
Rama në mbledhje me Kryesinë, çfarë po diskutohet

Ka vetëm pak minuta që në drejtimin e kryeministrit Edi Rama është mbledhur Kryesia e Partisë Socialiste.

08:50
Shifra, ja sa parashikon bashkia e Tiranës të mbledhë në 2020 nga parkingu i makinave

Të gjesh një vend parkimi në Tiranë është kthyer në një mision të pamundur. Edhe në rast se ke fat të hasësh në një hapësirë bosh, ajo të kushton shtrenjtë, 100 lekë për një orë. Një i punësuar duhet të paguajë 800 lekë, nëse e lë automjetin në rrugën pranë punës. Nëse ai e lë çdo ditë për 22 ditë pune të muajit, për gjithë vitin i duhet të shpenzojë rreth 210 mijë lekë, ose 1,700 euro, vetëm për të siguruar një vend parkimi.

08:18
Diell dhe ulje temperaturash, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

08:12
Flet Elvana Gjata: Arilena, nuk është faji yt

Elvana Gjata ka thyer heshtjen pas polemikave që krijoi vendimi i jurisë për të shpallur të dytën në Festivalin e 58 të Këngës. Kanë qenë pikët e anëtares së jurisë, Mikaela Minga, që përmbysën rezultatin në favor të Arilena Arës dhe për këtë arsye, Elvana thotë se nuk bën me faj kolegen e saj.

07:29
Video/ Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë mesazh për Krishtlindjet

Pak më shumë se 24-orë na ndajnë nga Krishtlindjet. Peshkopi i Kishës Autoqefale, Janullatos ka publikuar një mesazh urimi.

06:52
Google dhe Apple heqin aplikacionin ‘spiun’

Google dhe Apple kanë hequr një aplikacion mesazhesh nga Emiratet e Bashkuara, të quajtur ToTok, në mesin e pretendimeve se ai përdorej për të spiunuar.

06:29
Vuani nga diabeti? Provoni kurën me kanellë

Kanella është një erëz e shkëlqyer për shëndetin e njeriut dhe veçanërisht për diabetikët. Ajo ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës (sa më e madhe të jetë ndjeshmëria ndaj insulinës, aq më pak sasi insulinë kërkon trupi), pengon luhatjet e glukozës në gjak. Kanella bëhet kështu një erëz e domosdoshme për njerëzit e prekur nga diabeti i tipit 2.

06:06
Uji i arrave/ Si ta përdorni për shëndetin e organizmit

Arrat janë shumë të pasura me acidet yndyrore omega-3 të cilat mbrojnë shëndetin e zemrës dhe trurit. Ato ulin rrezikun e sëmundjeve të trurit, sklerozës dhe Alzheimerit. Arrat janë të vetmet që përmbajnë sasi domethënëse të omega-3 me bazë bimore, dhe acidit alfa linolenik, për të cilat trupi ka kaq shumë nevojë.

05:33
10 ndeshjet e dekadës/ Brazil-Gjermani 7-1, e mira në 10 vitet e fundit

Me numërimin mbrapsht që ka nisur për të pritur 2020, ekspertët e statistikave dhe futbollit kanë renditur 10 ndeshjet më të mira të dekadës. Në fokusin e tifozëve janë rikthyer disa nga përballjet emocionuese që kujtohen edhe sot, pavarësisht se kanë kaluar disa vjet.

04:32
Presidenca kroate e BE: Nga 1 janari angazhim për afrimin e Ballkanit në BE

Kroacia në 1 janar 2020 merr presidencën e radhës së BE-së duke pasuar Finlandën. Gjashtë muaj kryesim për secilin vend anëtar që ofron shansin të prezantohet si organizator i mirë dhe të prezantojë apo të japë drejtimin për temat e ndërlikuara të bllokut.

03:37
Dështon “Cats”, filmi nuk arrin pritshmëritë

Versioni për kinema i Cats, ka dështuar të përmbushë pritshmëritë të paktën për sa i takon arkëtimeve duke mbledhur vetëm 6.5 milionë dollarë në Amerikën e Veriut.

03:10
Rritja 4.2 përqind, Banka e Kosovës parashikon rritjen për vitin 2020

Rritja ekonomike e Kosovës për 2019 është 4.2 për qind dhe në të njëjtin nivel, Banka Qendrore e Kosovës e parashikon rritjen edhe për vitin e ardhshëm.

02:22
Haradinaj bën bilancin, ushtrinë dhe rendin në veri i quan suksese të vitit 2019

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka numëruar sukseset, sfidat dhe brengat që e kanë shoqëruar Kosovën gjatë 2019. Në pritjen e fundvitit të organizuar nga zyra e kryeministrit, Haradinaj tha se dorëheqja e tij testoi Kosovën për të dëshmuar se demokracia në vend është stabile dhe se në kohë krizash, vendimmarrja i kthehet sovranit.

01:35
Putin si makinist/ Presidenti rus drejton trenin nga Krimeja në Moskë

Presidenti rus Vladimir Putin, të hënën, u ngjit në kabinën e makinistit të trenit për hapjen zyrtare të urës hekurudhore që lidh Krimenë e aneksuar me Rusinë e jugut.

01:02
Fiorentina zgjedh Iachinin, një specialist për mbijetesën

Fiorentina ka zgjedhur Giuseppe Iachinin si pasues të Vincenzo Montellas. Mungon ende firma mbi kontratë por akordi është arritur. Bëhet fjalë për një marrëveshje që do të zgjasë 18-muaj.

00:19
Kumbulla në merkato/ Shqiptari kërkohet nga Manchester United

Marash Kumbulla është kthyer në një prej futbollistëve më të kërkuar në merkaton europiane, aq sa gjigantë të tillë si Inter po kërkojnë të sigurojnë akordin verbal me lojtarin, para se të rritet ndjeshëm vlera e tij. Por së fundmi për lojtarin e kombëtares kuqezi po interesohet edhe Mancester Junaitid.

E hënë, 23 Dhjetor 2019
23:48
Buzhala në Open: Vuçiç kriminel lufte, i ka duart e lyera me gjakun e shqiptarëve

Gazetari Berat Buzhala bëri një lidhje direkte në Open në Top Channel ku foli për Mini-Shengenin ballkanik dhe mungesën e Kosovës në tavolinën e kësaj nisme.

22:40
Zv-kryeministri i Maqedonisë së Veriut në Open: Mini-Shengeni një nismë akoma në zhvillim

Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani u shpreh pak skeptik në Open në Top Channel për Mini-Shengenin.

22:28
Shpërthen analisti i njohur për Mini-Shengenin: Rama përqeshi viktmat e luftës së Kosovës

Ka nisur me debate të forta puntata e sotme mes të ftuarve në Open në Top Channel, teksa po diskutohet për mini-shengenin ballkaik.

22:09
Bushati në Open: Mini-Shengen një propagandë e 2 autokratëve si Rama dhe Vuçiç

I ashpër për Mini-Shengenin u shpreh edhe analisti Andi Bushati në Open në Top Channel. Bushati e konsideroi të gjithë këtë proces një propagandë të bërë nga Rama dhe Vuçiç.

21:53
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë mesazh për Krishtlindjet

Pak më shumë se 24-orë na ndajnë nga Krishtlindjet. Peshkopi i Kishës Autoqefale, Janullatos ka publikuar një mesazh urimi.

21:50
Franca kryen sulmin e parë me dron të armatosur në Mali

Ministria e Mbrojtjes e Francës njoftoi sot se Franca të shtunën në Mali ka kryer sulmin e parë me dron dhe me atë rast janë vrarë shtatë ekstremistë islamikë në pjesën qendrore të vendit.

21:46
“Albchrome” nën hetim pas akuzave se shkarkoi kreun e sindikatës

Kompania “Albchrome”, pjesë e grupit Balfin – konglomerati më i madh industrial dhe tregtar në Shqipëri, është vënë në hetim administrativ nga Inspektorati Shtetëror i Punës, e akuzuar se ka larguar nga puna krerët e një sindikate të re, të sapo regjistruar nga minatorët e minierës së kromit në Bulqizë.

21:38
Shkup, apeli rikthen “Titanik 2” në shkallë të parë

Gjykata e Apelit në Shkup shfuqizoi të hënën vendimin e gjykatës Penale për dënimin me burg të ish-Shefit të Shërbimit Sekret maqedonas Sasho Mijallkov, të kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi dhe të disa ish-anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) lidhur me akuzat për manipulime në procesin zgjedhor.

21:21
Haradinaj bën bilancin – Kosova në 2019, suksese dhe sfida

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka numëruar sukseset, sfidat dhe brengat që e kanë shoqëruar Kosovën gjatë 2019.

21:17
Putin makinist/ Drejton trenin nga Krimeja në Moskë

Presidenti rus, Vladimir Putin, të hënën, u ngjit në kabinën e makinistit të trenit për hapjen zyrtare të urës hekurudhore që lidh Krimenë e aneksuar me Rusinë e jugut.

21:11
Po shkëlqen me të rinjtë, Chelsea i rinovon kontratën Armando Brojas

Sulmuesi i përfaqësueses Shpresa të Shqipërisë Armando Broja ka rinovuar zyrtarisht kontratën e tij me Chelsea-n, edhe për 3 vitet e ardhshme.

20:57
Google dhe Apple heqin aplikacionin “spiun”

Google dhe Apple kanë hequr një aplikacion mesazhesh nga emiratet e bashkuara, të quajtur ToTok, në mesin e pretendimeve se ai përdorej për të spiunuar.

20:54
Fiks Fare/ Vdekja e 25-vjeçares shtatzënë, shefja e repartit: Më detyruan të dëshmoj se ishte urgjencë…

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës veprimet e mjekëve të Elbasanit, gabimi i të cilëve shkaktoi vdekjen e 25-vjeçares shtatzënë Rexhina Debrova.

20:48
Mesazhi i Mustafës për Kurtin: VV ta lexojë qartë rezultatin, diferenca me LDK është me 1 deputet

Kanë mbetur më pak se 72-orë nga konstituivi i Parlamentit të ri të Kosovës dhe nuk ka asnjë takim mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës dhe jo me një marrëveshje për bashkëqeverisjen.

20:48
Zvicra rreth 1.5 milion euro për tërmetin

Pas tërmetit të 26 nëntorit, një reagim i shpejtë nga Zvicra në thirrjen për mbështetje të Shqipërisë ka sjellë lehtësim për mbi 5.200 njerëz të prekur.

20:22
Arrestohet Aleksandër Gjoka

Policia e Tiranës ka bërë me dije nëpërmjet një njoftimi se është arrestuar një person me inicialet A. Gj, 60-ë vjeç, pasi ka qenë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

20:15
“Derrkucja” më e famshme në botë tani mund të pijë alkool

Ajo është “derrkucja” më e famshme në botë, dhe sapo ka festuar ditëlindjen e 18-të duke pirë alkool me shoqërinë.

20:08
Aksidentet ajrore/ Shefi i “Boeing” jep dorëheqjen

Boeing ka njoftuar se drejtori i tij ekzekutiv, Dennis Muilenburg, ka dhënë dorëheqjen. Lëvizja vjen më pak se një javë pasi prodhuesi i avionëve tha se do të ndalonte përkohësisht prodhimin e modelit 737 max në janar.

20:04
Dështon “Cats” – Filmi nuk arrin pritshmëritë

Versioni për kinema i Cats, ka dështuar të përmbushë pritshmëritë të paktën për sa i takon arkëtimeve duke mbledhur vetëm 6.5 milionë dollarë në Amerikën e Veriut.

19:56
Asani flet për transferimin: Skënder Gega është trajneri më i dashur për mua

Veç temave të shumta tek Partizani ky fundviti i gjeti mes një largimi jo pak të rëndësishëm siç është Jasir Asani.

19:53
Durrës/ Miratohet buxheti për vitin 2020: 10% për të prekurit e tërmetit

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar buxhetin e vitit 2020, ku 312 milion lekë do të jenë në funksion të pasojave të tërmetit të 26 nëntorit. Për vitin 2020 bashkia e Durrësit ka një buxhet prej 2.99 miliardë lekësh të rinj, nga të cilat 312 milion do të shkojnë për  rindërtimin. Në funksion të këtij procesi të rëndësishëm priten dhe fonde nga qeveria pasi dëmet janë të mëdha e të papërballueshme vetëm nga buxheti i bashkisë Durrës.

19:52
Përleshje në Paris/ Punonjësit e hekurudhave përplasen me policinë

Punonjësit e hekurudhave franceze, në grevë, janë përleshur me policinë në Paris pasi demonstruan kundër ndryshimeve në skemën e pensioneve, pavarësisht apeleve të Emmanuel Macron për një armëpushim për Krishtlindje.

19:49
Shtohen aksidentet e rënda/ Shkak shpejtësia, alkooli dhe përdorimi i telefonit

Mbrëmja e së dielës u mori jetën dy personave në rrugën Elbasan Cërrik, pranë fshatit Shirgjan.

19:45
Basha: Shteti nuk ekziston/ Kreu i PD takon banorët në Hamallaj dhe Manzë

Pothuaj një muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, Lulzim Basha u rikthye në zonën e Hamallaj, Manzes dhe Radës ku denoncoi mungesën e shtetit.

19:42
Gjyqi ndaj Shullazit/ Të gjithë në një mendje, i kërkojnë ndihmë KLGJ

Prokuroria, Gjykata dhe madje dhe vetë të akuzuarit ndodh që mund të jenë në një mendje.

19:33
Shemben të gjitha konviktet/ Në Universitetin e Bujqësorit prishet ndërtesa e fundit

Konvikti nr.6 në Kamëz është godina e fundit që po prishet me mjete të tonazhit të rëndë.

19:30
16 orë për të shpëtuar Dienën/ Rrëfimi i mjekes: E mbajta me oksigjen nën rrënojat e pallatit

Është vetëm 26-vjeç dhe punon si mjeke në qendrën kombëtare të urgjencave kombëtare të urgjencave që prej 9 muajsh.

19:25
Rama për 2020-ën: Prioritet shërbimet online dhe Shengeni Rajonal

Kryeministri Edi Rama ka folur pas mbledhjes së qeverisë së fund viti dhe para gazetarëve zbuloji pak nga ajo çfarë është diskutuar në këtë mbledhje.

19:17
Legalizimet/ Rama: Së shpejti kalon në parlament ligji i ri

Kryeministri Edi Rama ka folur pas mbledhjes së qeverisë së fund viti dhe para gazetarëve zbuloji pak nga ajo çfarë është diskutuar në këtë mbledhje.

19:15
Rama: Kemi nisur procedurën për Aeroportin e Vlorës

Kryeministri Edi Rama ka folur pas mbledhjes së qeverisë së fund viti dhe para gazetarëve zbuloji pak nga ajo çfarë është diskutuar në këtë mbledhje.

19:05
Kosovë/ Rritja ekonomike, 4.2 përqind në 2018

Rritja ekonomike e Kosovës për 2019 është 4.2 për qind dhe në të njëjtin nivel, Banka Qendrore e Kosovës e parashikon rritjen edhe për vitin e ardhshëm.

18:53
Rama: Në janar kalojmë aktin kundër krimit të organizuar dhe KÇK-së

Kryeministri Edi Rama ka folur pas mbledhjes së qeverisë së fund viti dhe para gazetarëve zbuloji pak nga ajo çfarë është diskutuar në këtë mbledhje.

18:49
Seks me të dënuarin, nga gardiane bëhet e burgosur

Një gardiane burgu nga Britania, Aisha Gan, e cila pati lidhje me një të dënuar të rrezikshëm, Kuram Razak, ka përfunduar vetë në qeli dhe do të rrijë për të paktën një vit.

18:49
Evropa do të jetë “gri”, harrojini Krishtlindjet e Bardha

Evropianët që kërkojnë krishtlindje të bardha do të zhgënjehen ndërsa ajri i ngrohtë si jo normalisht dhe i lagësht, do të shoqërojnë sezonin festiv.

18:45
Nuk ka mundësi! Cardi B “shokon” pa make-up! (FOTO)

Cardi B është një nga reperet më seksi në botë, dhe duket se grimi luan një rol të rëndësishëm në “look-un” e saj.

18:36
Vajza e prindërve fetarë i thotë “jo” monogamisë

Një vajzë 25 vjeçare, e rritur nga prindër katolikë dhe shumë fetarë, thotë që ata s’do ta njihnin si vajzën e tyre pasi të mësojnë që ajo bën jetë poligamie.

18:35
Komentatori qan dhe shperthen në emision për humbjen e Milanit: Turp (Video)

Tiziano Crudeli njihet si një nga komentatorët tifoz i flaktë i Milanit. Shumë herë e kemi parë duke qarë si fëmijë në emision vite më parë për sukseset e kësaj skuadre, por këtë herë historia ndryshon.

18:31
Mbledhja e qeverisë, Rama: Brenda gjashtë muajsh të prekurit e tërmetit në shtëpi

Kryeministri Edi Rama ka folur pas mbledhjes së qeverisë së fund viti dhe para gazetarëve zbuloji pak nga ajo çfarë është diskutuar në këtë mbledhje.

18:27
20 femrat më të bukura në botë (FOTO)

Këto ditë, të dukesh bukur nuk është vetëm çështje gjenesh dhe punësimi i një stilisti të mirë. Doni dëshmi? Hidhni një sy këtyre 20 femrave inspiruese që i gjeni më poshtë.

18:15
Flamurtari i pashpresë, Teuta fiton në Vlorë

Flamurtari duket se është në një rrugë pa kthim drejt rënies në Kategorinë e Parë. Ekipi vlonjat u mposht 1-3 nga Teuta në ndeshjen e fundit të javës së 17-të të Kategorisë Superiore, e shtyrë për 24 orë për shkak të terrenit të rënduar të stadiumit të Vlorës nga reshjet e dendura të shiut. Mbyllet pa asnjë fitore në kampionat pjesa e parë e sezonit nga kuqezinjtë, të cilët vetëm një ndërhyrje e fuqishme në merkato dhe një mrekullia mund t’i mbajnë në elitë.

18:09
30 fotot më të çuditshme në botë nga dasmat

Faqja Fearless Photographers, që grumbullon punën e fotografëve të dasmave në mbarë borën ka zbuluar së fundi seleksionin e fotove të saj të përzgjedhura.

18:06
Shiten të gjitha biletat në kohë rekorde për përballjen në mes të McGregorit dhe Cerrones

Është konfirmuar tashmë se Conor McGregor do të përballet me Donald Cerronen në kuadër të UFC 246.

18:04
Afganistan, vritet ushtaraku amerikan

Ushtria amerikane njoftoi se një pjesëtar i saj u vra të hënën në luftime në Afganistan. Forca amerikane në Afganistan nuk dha detaje të mëtejshme.

18:02
AKP i jep “dritë jeshile” propozimit për aprovim të buxhetit për 4 ndërmarrje shoqërore në likuidim

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të radhës me ç’rast u njoftua lidhur me zhvillimet e fundit mbi aktivitetet e AKP-së për periudhën e muajit nëntor të këtij viti.

17:59
10 hotelet më të bukur në botë

Renditja e hoteleve më të mira në botë zakonisht mbështetet tek çmimi, numri i dhomave, vizitorët e famshëm të tyre,etj. Por më poshtë, do të njiheni me një renditje të 10 hoteleve me pamjen më impresionuese në botë.

17:47
SHBA siguron 175 milionë dollarë ndihmë ushtarake për shtetet e Baltikut

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë ndihmë ushtarake me vlerë 175 milionë dollarë në vendet baltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë për vitin 2020, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes së Estonisë.

17:38
Urimi i fundvitit, Kossnet: SHBA do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kossnet, ka thënë se 2020 do të jetë vit, kur për kosovarët do të vazhdojë përkrahja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

17:27
Astronomët në ‘lagjen tonë të afërt’ gjejnë një planet të ngjashëm me Tokën

Rezulton se ‘lagja jonë’ hapësinore është e pasur me planetë. Në mënyrë të veçantë, astronomët kohët e fundit kanë gjetur një ekzoplanet të ri që është pak më i madh se Toka dhe ndodhet vetëm 66.5 vite dritë larg.

17:25
Gattuso: Ende nuk jemi shëruar

Trajneri i Napolit, Genaro Gattuso, tha se ekipi i tij “ende nuk është shëruar”.

17:25
Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, dy të lënduar

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 15:00, në rrugën nacionale Mitrovice -Prishtine segmenti rrugor fshati Deberllukë.

17:16
Yjet e Hollivudit në mbrëmje mature

Para se të bëheshin të famshëm e të njiheshin nga çdo njeri në të gjithë botën, shumica e VIP-ave të sotëm të ekranit kanë qenë si gjithë të tjerët, dhe kjo duket nga fotot e maturës, ku shfaqen ende me veshje të thjeshta e modeste.

17:16
Fundvit/ Sekuestrohen në Tiranë dhe Vlorë 200 kapsolla dhe 95 fishekzjarrë

Gjatë ditës së sotme janë kontrolluar gjithsej 447 subjekte (dyqane të ndryshme, markete apo supermarkete), si dhe tregje të shumicës, ku janë konstatuar mallra fishekzjarrë apo lëndë piroteknike.

17:10
Momente gëzimi për fëmijët në nevojë, surprizohen të vegjlit

Fëmijët në nevojë dhe ata të punonjësve që merren me mirëmbajtjen e Parkut të Madh të Liqenit dhe këndeve të lodrave në kryeqytet kaluan sot disa momente të gëzuara dhe me plot surpriza.

17:02
Kylie dhe Drake çift?!

Kylie Jenner dhe Drake mund të jenë çift! Thashethemet nisën që pas ndarjes së miliarderes 22 vjeçare me Travis Scott, megjithatë burime nga “US Weekly” thonë se reperi prej kohësh ka një pëlqim ndaj saj, dhe e anasjellta.

16:58
Zbulohet një planet i ngjashëm me Tokën!

Rezulton se “lagja jonë hapësinore” është e pasur me planetë. Në mënyrë të veçantë, astronautët kohët e fundit kanë gjetur një ekzoplanet të ri që është pak më i madh se Toka dhe ndodhet vetëm 66.5 vite dritë larg.

16:54
10 markat më të fuqishme të vitit 2019

Imazhi i markës së një kompanie është faktor i madh për suksesin e produkteve, pasi shpesh ndikojnë edhe vendimin e konsumatorëve për t’i blerë.

16:40
Temperatura përvëluese në Australi, kanguri futet në pishinën e një familjeje për t’u freskuar

Moti ekstrem në Australi, me temperatura mbi 42 gradë e detyroi një kangur të hidhej në pishinën e një familje për t’u freskuar sadopak.

16:10
Deri në fund të shekullit, botës i duhet 80% më shumë ushqim

Sasia e ushqimit të nevojshëm për të ushqyer popullatën e botës deri në fund të shekullit mund të rritet me gati 80%, sugjeron një studim i realizuar së fundi.

16:07
Iu bashkua ISIS-it, padi ndaj të pandehurës F.D

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër të pandehurës F.D për veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grup terrorist.

16:06
VV uron LDK-në: Shumë punë e përpjekje janë bërë për liri

Lëvizja Vetëvendosje ka uruar Lidhjen Demokratike të Kosovës, në 30 vjetorin e themelimit, duke thënë se LDK lindi si lëvizje politike, shoqërore e intelektuale, me në krye Ibrahim Rugovën.