“Trupat e viktimave merren me kamion” Rama poston videon e rëndë nga spitali i …

02/04/2020 17:24

Kryeministri i vendit Edi Rama me anë të një postimi në Facebook ka publikuar një video të rëndë të Reuters ku shihen se si në Nju Jork trupat e shumtë të vdekur nga Covid-19 ngarkohen me kamion.

Në video sqarohet se viktimat po rriten me shpejtësi dhe spitalet nuk kanë vende se ku ti mbajnë trupat kështu është parë e nevojshme përdorimi i kamionëve frigoriferik.

Deri më tani në Nju Jork janë më shumë se 1000 viktima të shkaktuara nga koronavriusi.

“Ndërsa rritet numri i viktimave në qytetin e Nju Jorkut për shkak të CoVid-19, disa spitale kanë masa të dëshpëruara, për të përballuar dallgën e egër. Trupat e viktimave të Covid-19 janë parë duke u ngarkuar në një kamion me frigorifer. Duke përdorur një vinç jashtë qendrës spitalore të Bruklinit këtë fundjavë, ndërsa nr i të vdekurve në qytet është më shumë se 1000. Arsyeja e përdorimit të komionëve ishte nga pamundësia e spitaleve për të mbajtur numrin e kufomave. “ thuhet në video.

Top Channel