Tenton të kalojë cigare kontrabandë, i kishte fshehur poshtë sedijes. Gjatë kontrollit zbulohet edhe se…

02/04/2020 17:50
Foto ilustruese

Një drejtues kamioni është proceduar penalisht  pasi është kapur duke kaluar cigare kontrabandë në portin e Durrësit.

Gjatë kontrollit rezultoi se targat e rimorkios dhe leja e qarkullimit nuk i përkisnin kësaj rimorkioje.

39 vjeçari A.A është proceduar penalisht për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose formularëve” dhe “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.

Port, Durrës

Policia Kufitare godet një rast të kontrabandës me mallra që paguhet akcizë dhe të falsifikimit të dokumenteve.

Procedohet penalisht drejtuesi i kamionit.

Sekuestrohen steka me cigare dhe dokumente të falsifikuara.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit kanë rritur kontrollin në dalje dhe në hyrje, për të gjithë kamionët që transportojnë mallra.

Si rezultat i kontrollit në vijën e dytë, të kamionit me drejtues shtetasin A. A., 39 vjeç, në kabinë, poshtë dyshekut, u konstatuan të fshehura steka me cigare, të cilat në imazhin e skanimit nuk ishin të markuara.

Po gjatë kontrollit të detajuar rezultoi se targat e rimorkios dhe leja e qarkullimit nuk i përkisnin kësaj rimorkioje.

Në vendngjarje kanë mbërritur specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, të cilët në përfundim të veprimeve të para kanë proceduar penalisht shtetasin A. A., për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose formularëve” dhe “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel