Katedralja e Shën Nikollit dhe Përmendorja e Skënderbeut ndriçohen me ngjyrat e flamurit italian

02/04/2020 21:31

Katedralja mesjetare e Shën Nikollit dhe Përmendorja e Vendvarrimit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, sonte është ndriçuar nga të gjitha anët me ngjyrat e Flamurit shqiptar dhe atij italian, në shenjë solidariteti me situatën e vështirë që po kalon Italia, e cila është goditur rëndë nga Covid-19.

Italia është deri më tani vendi më i goditur nga CoVid-19, ku gjithsej janë shënuar 13,915 viktima. Ndërkohë numri i të infektuarve vijon të rritet çdo minutë në të gjithë botën.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel