Meta: Mediat nuk duhen braktisur, janë në vijën e parë të raportimit në këto momente tepër të vështira

03/04/2020 01:07

Presidenti Ilir Meta iu bashkua apelit për të mbështetur median në këtë situatë të vështirë që po kalojnë për shkak të koronavirusit.

Duke shpërndarë reagimin e gazetarëve europianë,kreu i shtetit thotë se “Mediat, gazetarët dhe stafet e tyre mbështetëse, të cilët janë në vijën e parë të raportimit, nuk mund të braktisen në këto momente tepër të vështira!”

“Mirënjohje dhe solidaritet për punën e shkëlqyer heroike dhe atdhetare në shërbim të informimit publik, transparencës dhe mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari!”, thotë Presidenti Meta.

Top Channel