Në Greqi janë regjistruar 27 raste të reja më Covid gjatë 24 orëve të fundit dhe 23 numërohen në kampin e refugjatëve në Ritsona, duke e çuar totalin në 1.514 persona.

Numri i viktimave ka arritur në 53 persona. Viktima e fundit ishte një 80 vjeçare nga Kosturi.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se 91 persona po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën, si dhe mësohet gjithashtu se 9 pacientë kanë dalë nga reanimacioni.

Në total janë kryer 18.800 teste, ku kanë rezultuar 1514 të prekur me koronavirus. Numri i vdekjeve është rritur në 53, ku 8 viktima janë regjistruar në Kostur, një goditje tepër e madhe për qytetin në kufi me Shqipërinë, ku numërohen 44.000 banorë.

Kampi i refugjateve ne Ritsona , prane Hlakidhes , gjithashtu ësht♪7 kthyer ne gjendje karantine për 14 dite.

Top Channel