18:30
Rama pas Konferencës së Donatorëve: Kjo ka qenë përtej imagjinatës së shfrenuar!
Pas përmbylljes së Konferencës së Donatorëve, që u mbajt ditën e sotme në Bruksel, në mbështetje të Shqipërisë, për kapërcimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të vitit të kaluar, në fjalën e tij, kryeministri i vendit e ka cilësuar një mrekulli të gjithë ndihmën që i është ofruar Shqipërisë në këto ditë të vështira.