LIVE/ Mbi 7 orë protestë mes gurëve e flakës, arenë “lufte” te Bashkia e Tiranës pasi protestuesit futen brenda godinës. Dhjetëra të arrestuar, disa policë dhe gazetarë të plagosur
13/10 21:12
Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Kryeministrin Rama për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit.
Në takim ambasadorja theksoi rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE.
“Ata u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakortësisë për reformën zgjedhore dhe masave të tjera që u janë premtuar qytetarëve të Shqipërisë”, njofton ambasada amerikane në facebook.
Ambasadorja Kim do të takohet edhe me kreun e PD-së Basha së shpejti.
Top Channel