Sot është Nata e Kadrit/ Besimtarët u rikthehen xhamive të rihapura por me rregulla te reja

19/05/2020 15:55

Myslimanët në të gjithë botën kremtojmë sot Natën e Kadrin për të cilën në sure Kader të Kuranit thuhet se kjo natë e 27-ta e muajit të Ramazanit është e vlefshme sa 1000 muaj adhurim.

Sipas fesë islame në këtë natë profetit Muhamed nisën ti vinin nga Zoti ajetet e para të librit të shenjtë Kuranit.

Në xhaminë e Kokonozit në Tiranë besimtarët ia kanë kthyer gjallërinë duke u lutur në këto kohë aspak të lehta për Shqipërinë.

Lauren Luli myfti i Tiranës  na tregon rëndësinë e kësaj nate për besimtarët musliman.

Gjatë të gjithë këtyre ditëve të muajt te madhërishëm të Ramazanit xhamitë kanë qëndruar të mbyllura si pasojë e Kovid19, por duke nisur nga e Hëna e 18 Majit shtëpitë e zotit janë rihapur duke zbaruar një protokoll strikt.

Marrja e avdesit përpara lutjeve duhet të aplikohet më shtëpi, çdo besimtar duhet të sjellë nga shtëpia sixhaden personale te faljes. Nul lejohen në Xhami grupmoshat nën 12 vjeç dhe mbi 65 vjeç.

Kur kanë mbetur edhe pak dite nga falja Bajramit, Myftiu Lauren Luli shpjegon se si do të zhvillohet kjo ceremoni e cila çdo vit është mbajtur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit apo sheshin Skënderbej.

Top Channel